Categories
Covid-sq Regole e comportamenti Salute

LËVIZJET, 6 GJËRA QË DUHET TË DIMË

ZONA E VERDHË

A duhet të justifikohen lëvizjet në ndonjë mënyrë? A është e nevojshme të prodhohet një vetëdeklarim?
Nga ora 5 e mëngjesit e deri në 22 nuk është i nevojshëm vetëdeklarimi. Nga ora 22 deri në 5, duhet të jeni gjithmonë në gjendje të demonstroni se lëvizja hyn në mesin e atyre që lejohen.

A mund të shkoj të ndihmoj një të afërm ose një shok me aftësi të kufizuara?
Po, është një situatë nevoje dhe prandaj nuk ka kufizime oraresh. Sidoqoftë nga ora 22 deri në 5 kërkohet vetëdeklarimi.

Jam i ndarë /i divorcuar, a mund të vizitoj fëmijët e mi të mitur?
Po. Udhëtimi për të arritur fëmijët e mitur me prindin tjetër ose në çdo rast me kujdestarin, ose për t’i marrë me vete lejohet, edhe midis komunave në zona të ndryshme.

A mund të shkohet në kishë ose në vende të tjera të kultit?
Po, vetëm nga ora 5 në 22.

Nëse jetoj në një komunë dhe punoj në një tjetër, a mund të lëviz “vajtje ardhje”?
Po

Nese dikush ndodhet jashtë shtëpisë ose vendbanimit të tij a mund të kthehet?
Po

ZONA PORTOKALLI

A duhet të justifikohen lëvizjet në ndonjë mënyrë? A është e nevojshme të prodhohet një vetëdeklarim?
Nga ora 5 e deri në 22 nuk është e nevojshme të motivohen lëvizjet brenda komunës tuaj. Për udhëtime në komuna të tjera, si dhe nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit edhe brenda komunës suaj, gjithmonë duhet të jeni në gjendje të demonstroni se lëvizja është mes atyre që lejohen, edhe me anë të një vetëdeklarimi që mund të bëhet në formular të stampuar me të cilin janë paisur forcat e policisë së shtetit dhe lokale. 

A mund të shkoj të ndihmoj një të afërm ose një shok me aftësi të kufizuara?
Po, është një situatë nevoje dhe prandaj nuk ka kufizime oraresh.

Jam i ndarë /i divorcuar, a mund të vizitoj fëmijët e mi të mitur?
Po. Udhëtimi për të arritur fëmijët e mitur me prindin tjetër ose në çdo rast me kujdestarin, ose për t’i marrë me vete lejohet, edhe midis komunave në zona të ndryshme.

A mund të shkohet në kishë ose në vende të tjera të kultit?
Po, nga ora 5 deri në 22. Ndërsa, nga ora 22 deri në 5, ekziston një regjim udhëtimi i ngjashëm me atë të zonës së kuqe.

Nëse jetoj në një komunë dhe punoj në një tjetër, a mund të lëviz “vajtje ardhje”?
Në këto raste, lëvizja është e justifikuar për nevojat e punës, nëse nuk është e mundur të punosh nga shtëpia.

Nese dikush ndodhet jashtë shtëpisë ose vendbanimit të tij a mund të kthehet?
Po, do të jeni në gjendje të ktheheni për herën e parë. Më pas, lëvizjet do të lejohen vetëm në fushat dhe për arsyet vijuese: për arsye të punës, situatave të nevojës, motive studimi, arsyeve shëndetësore ose për të kryer aktivitete ose të merrni shërbime që nuk janë të disponueshme në Komunën tuaj (për shembull të shkoni në zyrën postare ose të bëni pazar, nëse nuk ka zyra ose dyqane e pika të tilla të shitjes në komunën tuaj).

ZONA E KUQE

A duhet të justifikohen lëvizjet në ndonjë mënyrë? A është e nevojshme të prodhohet një vetëdeklarim?

Ju gjithmonë duhet të jeni në gjendje të demonstroni se lëvizja është mes atyre që lejohen, edhe me anë të një vetëdeklarimi që mund të bëhet në formular të stampuar me të cilin janë paisur forcat e policisë së shtetit dhe lokale.

A mund të shkoj të ndihmoj një të afërm ose një shok me aftësi të kufizuara?
Po, është një situatë nevoje.

Jam i ndarë /i divorcuar, a mund të vizitoj fëmijët e mi të mitur?
Po. Udhëtimi për të arritur fëmijët e mitur me prindin tjetër ose në çdo rast me kujdestarin, ose për t’i marrë me vete lejohet, edhe midis komunave në zona të ndryshme.

A mund të shkohet në kishë ose në vende të tjera të kultit?
Është e mundur të shkoni në vendin e kultit më afër shtëpisë, lëvizje që duhet të bëhet sa më shumë që të jetë e mundur në afërsi të shtëpisë suaj. Në fakt, lejohet hyrja në vendet e kultit , me kusht që të shmangen grumbullimet dhe të sigurohet një distancë jo më pak se një metër midis vizitorëve. Vendet e kultit mund të arrihen me rastin e lëvizjeve që lejohen, domethënë ato të përcaktuara nga nevojat e punës ose nga nevojat, dhe të cilat ndodhen përgjatë rrugës tashmë të planifikuar. Gjithashtu është e lejuar të merrni pjesë në shërbesat fetare.

Nëse jetoj në një komunë dhe punoj në një tjetër, a mund të lëviz “vajtje ardhje”?
Në këto raste, lëvizja është e justifikuar për nevojat e punës, nëse nuk është e mundur të punosh nga shtëpia.

Nese dikush ndodhet jashtë shtëpisë ose vendbanimit të tij a mund të kthehet?
Po, do të jeni në gjendje të ktheheni për herën e parë. Më pas, lëvizjet do të lejohen vetëm në fushat dhe për arsyet vijuese: për arsye të punës, situatave të nevojës, motive studimi, arsyeve shëndetësore ose për të kryer aktivitete ose të merrni shërbime që nuk janë të disponueshme në Komunën tuaj (për shembull të shkoni në zyrën postare ose të bëni pazar, nëse nuk ka zyra ose dyqane e pika të tilla të shitjes në komunën tuaj).

Categories
Regole e comportamenti

INFORMACIONE DHE NORMA MBI LOCKDOWN LOKALE

Përditësuar me 22 tetor 2020

KALABRIA

Nga 23 Tetori është e ndaluar të spostohesh në të gjithë rajonin, nga ora 24:00 deri në orën 5:00 të ditës tjetër. Bëjnë përjashtim:

✓ spostimet për arsye pune;

✓ spostimet për shkak të situatave të nevojës ose urgjencës, ose për arsye shëndetësore.

Për të justifikuar spostimet do të jetë e nevojshme të tregoni një vetëdeklarim, i cili mund të shkarkohet këtu: [LINK]

Të gjitha përditësimet për rajonin e Kalabrisë: [LINK]

CAMPANIA

Nga 23 tetori është e ndaluar të spostohesh nga provinca ku ndodhet  shtëpia juaj  në provinca të tjera të Campanias. Bëjnë përjashtim:

✓ spostimet për arsye pune;

✓ spostimet për arsye familjare të provuara;

✓ spostimet për shkak të nevojave të shkollës;

✓ spostimet për shkak të situatave të nevojës ose urgjencës, ose për arsye shëndetësore.

Për të justifikuar spostimet do të jetë e nevojshme të tregoni një vetëdeklarim, i cili mund të shkarkohet këtu: [LINK]

Në çdo rast, lejohet të ktheheni në shtëpinë tuaj.

Të gjitha përditësimet për rajonin e Campania: [LINK]

LAZIO

Nga nata e së premtes 23 Tetor  janë të ndaluara të gjitha spostimet gjatë natës, nga ora 24:00 deri në orën 5:00  të ditës tjetër. Bëjnë përjashtim:

✓ punëtorët që spostohen nga shtëpia e tyre në vendin e tyre të punës dhe anasjelltas;

✓ spostimet për shkak të situatave të nevojës ose urgjencës, ose për arsye shëndetësore.

Për të justifikuar spostimet do të jetë e nevojshme të tregoni një vetëdeklarim, i cili mund të shkarkohet këtu: [LINK]

Të gjitha përditësimet për rajonin e Lazios: [LINK]

LOMBARDI

 Janë të ndaluara të gjitha lëvizjet gjatë natës, nga ora 23:00 deri në orën 5:00 të ditës tjetër. Bëjnë përjashtim:

✓ spostimet për arsye pune;

✓ spostimet për shkak të situatave të nevojës ose urgjencës, ose për arsye shëndetësore.

Për të justifikuar spostimet do të jetë e nevojshme të tregoni një vetëdeklarim, i cili mund të shkarkohet këtu: [LINK]

Në çdo rast, lejohet të ktheheni në shtëpi.

Të gjitha përditësimet për rajonin e Lombardisë: [LINK]

 

 641 Visite totali

Categories
Covid-sq Evidenza Minori Regole e comportamenti Salute

Kthehemi në shkollë në siguri

Më në fund erdhi koha për të përgatitur çantën e shkollës. Këtë vit, së bashku me librat dhe fletoret, duhet të fusim edhe disa zakone të reja.

Materialet e fushatës institucionale kushtuar personelit të shkollës, familjeve, studenteve dhe studentëve për të shoqëruar rifillimin e mësimeve dhe për të inkurajuar zbatimin e zakoneve të reja.

(Fonte: Ministero della Salute)

MATNI TEMPERATURËN
Bëjeni këtë çdo ditë para se të dilni. Nëse keni më shumë se 37.5 °, ose simptoma që i atribuohen Covid-19, qëndroni në shtëpi dhe kontaktoni mjekun tuaj.

LANI SHPESH DUART
Dhe përdorni produktet higjenizuese të vendosura në dispozicion në Institutin tuaj.

NDIQNI SHENJAT
Hyrjet dhe daljet janë të diferencuara, ndiqni udhëzimet e përgatitura nga shkolla juaj.

SHKARKO APLIKIACIONIN IMMUNI
Nëse jeni 14 vjeç e lart, shkarkojeni menjëhere. Aplikacioni ju lejon të zbuloni çdo ekspozim ndaj Covid-19.

MBANI DISTANCËN
Shmangni çdo grumbullim. Gjithmonë mbani të paktën një metër distancë midis vetes dhe të tjerëve.

VENDOSNI MASKËN
Gjithmonë mbajeni atë kur jeni në lëvizje ose në zona të përbashkëta. Në sportel, nëse respektohet një metër distancë, mund ta hiqni atë. Nën moshën 6 vjeç nuk është parashikuar.

NFORMOHU RRETH HYRJES NĖ SHKOLLË
Është parashikuar që do jetë vetëm një shoqërues për nxënës/nxënëse. Ju mund të mësoni më shumë rreth rregullave të hyrjes në faqen e internetit të shkollës suaj.

DUKE MBROJTUR VETVETEN NE MBROJMĖ DHE TË TJERËT