Categories
Covid-sq Evidenza Regole e comportamenti Salute

Dekreti i ri: kufizimet sipas zonave

Në vijim tre zonat kritike të Italisë dhe masat kryesore kufizuese

ZONA E BARDHE
Abruzzo, Basilicata, Calabria, Campania, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Liguria, Lombardia, Marche, Molise, Piemonte, Provincia Autonoma di Bolzano, Provincia Autonoma di Trento, Puglia, Sardegna, Sicilia, Toscana, Umbria, Valle d’Aosta, Veneto

ZONA E VERDHË

ZONA PORTOKALLI

ZONA E KUQE

ZONA E BARDHE

  • Rihapja normale e shërbimeve, pezullimi i orës policore dhe kufizimeve të lëvizjes.

  • Pa orë policore, ju mund të qarkulloni lirshëm në çdo kohë.

  • Lëvizje drejt zonave të bardha pa patur kufizime kohore e pa justifikuar arsyen e lëvizjes.

  • Lëvizje drejt zonave të verdha, pa pasur nevojë të justifikojmë arsyen, duke respektuar kufizimet kohore në fuqi në zonën e verdhë.

  • Konsumimi në ambientet e brendshme të bareve dhe restoranteve për drekë dhe darkë.

  • Qendrat tregtare rrinë të hapura gjithashtu në ditë festash dhe ditën që i paraprin.

  • Hapja e ekspozitave dhe muzeve.

  • Hapje e sallrave të lojrave, basteve, bingo dhe slot machine.

  • Hapje e pishinave palestrave, qendrave sportive, teatrove dhe kinemave.

ZONA E VERDHË

  • Nga data 07/06 ora policore është fiksuar nga ora 24 në 5 të mëngjesit. Nga 21/06, ora policore pezullohet edhe në zonën e verdhë.
  • Qendrat tregtare rrinë të hapura gjithashtu në ditë festash dhe ditën që i paraprin.
  • Hapja e muzeve dhe ekspozitave.
  • Konsumimi në ambientet e brendshme të bareve dhe restoranteve për drekë dhe darkë.
  • Deri në 1 korrik, pezullim i aktiviteteve në salla lojrash, bastesh, bingo dhe slot machine edhe në bare e tabakeri
  • Hapja e pishinave të jashtme (për ato brenda, nga 1 korriku), palestrave, qendrave sportive, teatrove dhe kinemave.
ZONA E VERDHË

A duhet të justifikohen lëvizjet në ndonjë mënyrë? A është e nevojshme të prodhohet një vetëdeklarim?
Nga ora 5 e mëngjesit e deri në 24 nuk është i nevojshëm vetëdeklarimi. Nga ora 22 deri në 5, duhet të jeni gjithmonë në gjendje të demonstroni se lëvizja hyn në mesin e atyre që lejohen.

A mund të shkoj të ndihmoj një të afërm ose një shok me aftësi të kufizuara?
Po, është një situatë nevoje dhe prandaj nuk ka kufizime oraresh. Sidoqoftë nga ora 24 deri në 5 kërkohet vetëdeklarimi.

Jam i ndarë /i divorcuar, a mund të vizitoj fëmijët e mi të mitur?
Po. Udhëtimi për të arritur fëmijët e mitur me prindin tjetër ose në çdo rast me kujdestarin, ose për t’i marrë me vete lejohet, edhe midis komunave në zona të ndryshme.

A mund të shkohet në kishë ose në vende të tjera të kultit?
Po, vetëm nga ora 5 në 24.

Nëse jetoj në një komunë dhe punoj në një tjetër, a mund të lëviz “vajtje ardhje”?
Po

Nese dikush ndodhet jashtë shtëpisë ose vendbanimit të tij a mund të kthehet?
Po

Categories
aiuti sociali Evidenza Lavoro

Rem – Reddito di Emergenza (të ardhurat e emergjencës)

Rem – Reddito di Emergenza (të ardhurat e emergjencës)- Masë e jashtëzakonshme për mbështetjen e të ardhurave

Nga 400,00 euro deri në 840,00 euro në muaj 

TË REJA TË RËNDËSISHME – Deri më 31 maj 2021 është e mundur të aplikoni për Rem për muajt MARS 2021 – PRILL 2021 – MAJ 2021.

Aplikimi duhet të dorëzohet ekskluzivisht ONLINE përmes kanaleve të mëposhtme:

  • institutet e  patronatit
  • faqen e internetit të INPS, duke vërtetuar me PIN, SPID (Sistemi Publik i Identitetit Dixhital) të paktën niveli 2, CNS (Karta e Shërbimit Kombëtar) dhe CIE (Karta Elektronike e Identitetit).

Kush mund të aplikojë?

a) Familjet në vështirësi që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Rezidencë e rregullt në Itali në kohën e paraqitjes së kërkesës
  • Të ardhurat e familjes nën pragun që korrespondon me shumën e përfitimit
  • Pasuri të luajtshme familjare prej më pak se 10,000,00 euro
  • ISEE më të ulët se 15,000.00 euro

b) Ata që kanë përfunduar nga 1 korriku 2020 dhe 28 shkurt 2021 marrjen e Naspi dhe Dis-Coll e që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Rezidencë e rregullt në Itali në kohën e paraqitjes së aplikimit
  • ISEE më të ulët se 30,000.00 euro

Kush NUK mund të aplikojë?

  • ata që kanë marrë tashmë një subvencion COVID-19 referuar në nenin 10 të dekret-ligjit nr. 41/2021 (dmth kompensim për punëtorët sezonalë në turizëm, qendra termale, në spektakël dhe sporte);
  • ata që marrin përfitime pensioni, direkte ose indirekte, me përjashtim të ndihmës së zakonshme të invaliditetit dhe trajtimeve të invaliditetit civil;
  • kush merr, në kohën e aplikimit, të ardhurat ose pensionin e shtetësisë (Reddito o la Pensione di cittadinanza) 

(DL 22 Mars 2021, n.41)

Pidgin English
Categories
aiuti sociali Covid-sq Evidenza Salute

Milano: tampona falas