Green Pass

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on telegram

Green Pass (ose Certificata e gjelbër), në Evropë “EU Digital COVID Certificate”, është një dokument që shërben për të udhëtuar në mënyrë të sigurt në Itali dhe Evropë. Certifikata do të jetë aktive në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 korrik 2021.

Nga data 6 gusht do të jetë i detyrueshëm, edhe në zonat e bardha, për të:

– konsumuar  në tryezë brenda restorante dhe bare 

– hyrë në muze dhe ekspozita

– marrë pjesë në spektakle të hapura për publikun, koncerte, ngjarje dhe gara sportive

– marrë pjesë në aktivitete në ambiente të mbyllura të qendrave kulturore, sociale dhe rekreative (me përjashtim të qendrave kulturore për fëmijë dhe kampeve verore)

– hyrë në hapësirat e brendshme të qendrave SPA dhe qendrave sportive (pishina, palestra, fusha sportive ekipore) dhe llixha;

– hyrë në strukturat shëndetësore dhe azilet e të moshuarve (RSA)

– hyrë në parqe tematikë e argëtimi

– marrë pjesë në panaire, festivale, konferenca dhe kongrese

– marrë pjesë në festa dhe bankete

– marrë pjesë në konkurse publike

– hyrë në sallat e lojërave të fatit, basteve, bingove dhe kazino


Green Pass jepet në Itali nga Ministria e Shëndetësisë përmes kanaleve dixhitale dhe fizike.

Ju mund ta kërkoni dhe ta merrni:

– duke u lidhur në faqen e dgc.gov.it me Spid ose tesera sanitare ose dokumentin e identitetit

– me aplikacionin Immuni

– me aplikacionin IO

– duke hyrë në kartelën elektronike të shëndetit (Fascicolo sanitario elettronico)

– duke kontaktuar mjekun tuaj të familjes, pediatrit të zgjedhur ose në farmaci

Nëse nuk jeni regjistruar në Sistemin Kombëtar të Shëndetit SSN, mund të merrni Certifikatën nga web-faqja  Certificazione verde COVID-19, duke futur kodin (AUTHCODE) që keni marrë me SMS ose email së bashku me numrin e dokumentit, të cilin e keni komunikuar kur keni bërë tamponin ose ju është dhënë certifikata e shërimit.


Kush mund të marrë Certifikatën?

Certifikata gjenerohet automatikisht dhe është e disponueshme falas në rastet e mëposhtme:

a) keni marrë dozën e parë ose vaksinën me një dozë të vetme para 15 ditëve.

  • vlefshmëria: deri në soministrimin e dozës së dytë (në rastin e vaksinave që përfshijnë dy) ose 9 muaj (për vaksinat me dozë të vetme).
  • Certifikata do të lëshohet, në format dixhital ose letër, 15 ditë pas soministrimit të dozës së parë (për vaksinat që kërkojnë dy) ose të vaksinës me dozë të vetme.

b) keni përfunduar ciklin e vaksinimit

  • vlefshmëria: 9 muaj.
  • Certifikata do të lëshohet, në format dixhital ose letër, 15 ditë pas soministrimit të vaksinës me dozë të vetme ose 2 ditë pas soministrimit të dozës së dytë.

c) të jeni shëruar nga COVID-19 dhe të keni përfunduar izolimin

  • vlefshmëria: 6 muaj nga shërimi.
  • në këtë rast, Green Pass lëshohet me kërkesë të palës së interesuar (në letër ose format dixhital) nga struktura ku ndodhi shtrimi ose, për pacientët jo të shtruar në spital, nga mjeku i tyre, duke filluar nga dita e parë pas shërimit.

d) të keni kryer një test të shpejtë ose molekular të antigjenit me rezultat negativ për COVID-19

  • vlefshmëria: 48 orë nga testimi
  • Në këtë rast, Green Pass lëshohet brenda pak orësh me kërkesë të palës së interesuar (në format letër ose dixhital) nga institucionet shëndetësore publike dhe private, farmacitë ose mjeku i familjes.
Pidgin English
Pular
Soninke
Bambara

This page is also available in: Italiano (Italian) English (English) Français (French) العربية (Arabic) Español (Spanish) বাংলা (Bengali) 简体中文 (Chinese (Simplified)) Punjabi (Punjabi) Русский (Russian) Somali (Somali) اردو (Urdu) አማርኛ (Amarike) Tigrinya (Tigrinja) Wolof (Ujqër)

SI TË BËJ PËR TË NJOHUR TITULLIN TIM TË STUDIMIT?

This page is also available in: Italiano (Italian) English (English) Français (French) العربية (Arabic) Español (Spanish) বাংলা (Bengali) 简体中文 (Chinese (Simplified)) Punjabi (Punjabi) Русский (Russian)

MSNA

Të miturit e huaj të pashoqëruar

This page is also available in: Italiano (Italian) English (English) Français (French) العربية (Arabic) Español (Spanish) বাংলা (Bengali) 简体中文 (Chinese (Simplified)) Punjabi (Punjabi) Русский (Russian)

Martesa

This page is also available in: Italiano (Italian) English (English) Français (French) العربية (Arabic) Español (Spanish) বাংলা (Bengali) 简体中文 (Chinese (Simplified)) Punjabi (Punjabi) Русский (Russian)