Categories
Asilo e immigrazione Covid-sq Regole e comportamenti Salute

Si të aplikoni për Green Pass nëse nuk jeni të regjistruar në Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë ose nuk keni kartën shëndetësore

Personat që janë të vaksinuar, por që nuk janë të regjistruar në Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë, që nuk kanë kartë identiteti elektronike, kartë shëndetësore, SPID ose aplikacion IO, mund të shkarkojnë Green Pass duke ndjekur këtë procedurë:

  1. Hyni në faqen https://www.dgc.gov.it/web/ dhe klikoni në “Tessera Sanitaria”;richiedere il green pass
  2. Në faqen që do të hapet duhet të zgjidhni, në varësi të rastit, opsionin “Utente non iscritto al SSN vaccinato in Italia” (apo  “Utente senza tessera sanitaria o vaccinato all’estero” nëse keni një kod AUTHCODE ), plotësoni fushat e ndryshme dhe klikoni në butonin “Recupera certificazione”.
  3. Plotësoni fushën “Codice fiscale o identificativo assegnato da Sistema TS”

Kujdes: nuk duhet të futni vetëm kodin numerik por edhe parashtesën alfabetike (STP ose ENI) në mënyrë që kodi të ketë të njëjtën gjatësi si një kod fiskal i zakonshëm, përndryshe sistemi informatik mund të mos e njohë kodin.

Shembull: STP123456789 (shkruani kodin pa hapësira)

Shembull: ENI123456789 (shkruani kodin pa hapësira)

  • Pastaj duhet të shkruani datën që ndodhet në certifikatën e vaksinimit.
  • Zgjidhni në menunë rënëse gjuhën që dëshironi për certifikatën.
  • Shkruani kodin e sigurisë (i cili ndryshon në çdo hyrje).
  • Klikoni në “Recupera certificazione” për të shkarkuar Green Pass në formatin PDF.

Ju lutemi vini re: ne rekomandojmë kryerjen e procedurës të paktën 14 ditë pas vaksinimit; në rastin e dozës së dytë, mund të jenë të mjaftueshme 3-4 ditë.

Në rast se, pavarësisht se keni ndjekur procedurën, nuk jeni në gjendje të shkarkoni Green Pass, ju lutemi kontaktoni:

  • Numri pa pagesë për azilkërkuesit dhe refugjatët (ARCI)
  • 800 905 570 – Lycamobile: 3511376335
  • Numri i shërbimeve publike 1500 (aktiv çdo ditë, 24 orë në ditë) për informacion dhe ndihmë mbi Certifikikatën jeshile COVID-19
  • Dërgojini një raport UNAR-it, Zyrës Kombëtare kundër Diskriminimit Racor, duke plotësuar formularin në këtë link ose duke kontaktuar numrin pa pagesë 800 90 10 10

(Burimi: Binario95 dhe Avvocato di Strada)



Categories
Covid-sq Evidenza Lavoro Regole e comportamenti Salute

Green pass i detyrueshëm në vendin e punës: çfarë duhet të dini

Nga 15 tetori 2021 të gjithë punonjësit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, do të duhet të kenë Green Pass (Certifikatë e Gjelbër) për të hyrë në vendin e punës. Bëjnë përjashtim:

  • njerëzit të cilët, për arsye shëndetësore, nuk mund të vaksinohen: në këtë rast atyre u duhet ta vërtetojnë atë me një certifikatë të rregullt mjekësore. Sidoqoftë, ata do të kenë dhe mundësinë të bëjnë tamponë falas.
  • njerëz që punojnë gjithmonë në smartworking.

Çfarë ndodh me punonjësit që nuk kanë Green Pass

  • Për punonjësit në sektorin publik: kushdo që nuk paraqet Green Pass kur hyn në vendin e punës i konsiderohet mungesë pa arsye (me të drejtën për të mbajtur marrëdhënien e punës) deri kur ai të paraqesë certifikatën jeshile. Pas pesë ditësh mungese nga vendi i punës, marrëdhënia do të konsiderohet e pezulluar, po ashtu dhe paga e cila nuk do të jetë e detyrueshme nga dita e parë e mungesës.
  • Për punonjësit në sektorin privat: ata që nuk kanë Green Pass do të konsiderohen si të munguar pa arsye dhe pa të drejtë pagese (me të drejtën për të mbajtur marrëdhënien e punës) derisa sa të paraqesin certifikatën jeshile. Për kompanitë me më pak se 15 punëtorë, ekziston gjithashtu një rregullore që synon të lejojë punëdhënësin të zëvendësojë përkohësisht punëtorin i cili nuk është i pajisur me Green Pass.

Kush i bën kontrollet në vendin e punës?

Kontrollet do të kryhen nga punëdhënësit:  brenda 15 tetorit duhet të përcaktohen procedurat për organizimin e kontrolleve. Preferohet që kontrollet të kryhen në momentin e hyrjes në vendin e punës dhe, ndoshta, edhe në bazë mostre.

Ata që do presin një punëtor në shtëpinë e tyre (si hidraulik, elektricist ose teknik tjetër) nuk do të kenë nevojë të kontrollojnë Green Pass, pasi ata nuk janë punëdhënës por po blejnë shërbime. Natyrisht që ata kanë të drejtë ta kërkojnë që tu shfaqet Green Pass.

Gjobat dhe sanksionet

Si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat parashikohet një gjobë prej 600 deri në 1500 euro për punonjësit që kanë pasur akses duke shkelur detyrimin e Green Pass.

Tamponë me çmim të kontrolluar

Green Pass gjithashtu mund të merret duke bërë një tampon (vlefshmëria: 48 orë për tamponin e shpejtë dhe 72 orë për tamponin molekulare). Farmacitë që kryejnë teste të shpejta të antigjenit dhe i janë bashkuar Protocollo d’Intesa (Memorandumit të Mirëkuptimit) kanë një çmim të kontrolluar: 15 euro për mbi 18 vjeç dhe 8 euro për të miturit (nga 12 deri në 18 vjeç).