Super Green Pass: rregulla të reja nga data 6 dhjetor 2021

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on telegram

donna mascherina

Green Pass i përforcuar (i njohur edhe si Super Green Pass): Kush mund ta marrë atë?

  • kush ka përfunduar ciklin e vaksinimit 
  • ata që janë shëruar nga Covid-19

Green Pass i thjeshtë: kush mund ta marrë atë?

  • ata që i nënshtrohen një tamponi të rregullt

Vlefshmëria e Super Green Pass dhe Green Pass i thjeshtë

Super Green Pass do të jetë i vlefshëm për nëntë muaj nga marrja e dozës së fundit të vaksinës ose nga certifikata e shërimit.

Green Pass i thjeshtë do të jetë i vlefshëm për 72 orë nëse lëshohet me tampon molekular negativ, 48 orë nëse lëshohet me tampon antigjenik negativ.

Të rejat mbi transportin publik

Për të hipur në trenat me shpejtësi të lartë dhe avionë, në transportin hekurudhor rajonal (trenat intercity dhe për pendolarë), është e detyrueshme të paraqitni të paktën një tampon negativ i bërë në 48 orët e mëparshme.

E re: tampon i detyrueshëm edhe në transportin publik lokal (urbanë, autobusë dhe metro), ku do të kryhen kontrolle në mënyrë të rastësishme. Mbajtësit e Super Green Pass do të mund të udhëtojnë rregullisht.

Maska në ambiente të mbyllura

E detyrueshme për të gjithë në të gjitha zonat

Maska në ambiente të jashtme

E detyrueshme në zonat e verdha, portokalli dhe të kuqe! Në të gjitha zonat është e detyrueshme ta mbani me vete.

Si funksionon në punë

Për të shkuar në punë, mjafton të tregoni Green Pass i thjeshtë dmth ti jeni nënshtruar një tamponi molekular (i vlefshëm për 72 orë) ose antigjenik (i vlefshëm për 48 orë). Megjithatë, për të hyrë në mensat, do të jetë i detyrueshëm posedimi i Super Green Pass.

Kush bën kontrollet dhe gjobat në vendin e punës

Kontrolli në vendin e punës mbetet i pandryshuar. Punëdhënësit do të jenë përgjegjës për verifikimin e posedimit të Green Pass i thjeshtë nga punonjësit. Kontrollet preferohet të kryhen në hyrje dhe mund të kryhen gjithashtu në bazë mostre. Ata që nuk respektojnë rregullat rrezikojnë gjoba që variojnë nga 600 deri në 1500 euro. Ata që nuk kontrollojnë rrezikojnë nga 400 deri në 1000 euro.

Baret, restorantet dhe diskot të ndaluara për ata që nuk kanë Super Green Pass

Edhe në zonat e bardha, personat e pavaksinuar nuk do të kenë mundësi të hyjnë në bare, restorante (ambiente të brendshme), festa, disko, ceremoni publike dhe as nuk do të mund të ndjekin ngjarje sportive në stadiume dhe pallate sporti.

Ata do të mund të frekuentojne pishinat dhe palestrat duke treguar rezultatin e një tamponi negativ.

Vini re: kufizimet aktualisht në fuqi për ata që nuk janë të vaksinuar, në zonat e kuqe do të jenë efektive edhe për ata me Super Green Pass.

Impiantet e skive: rregulla të reja

Në zonat e bardha dhe të verdha do të jetë e mundur të bëhet ski edhe me Green Pass të thjeshtë ndërsa në zonat portokalli do të jetë e mundur të hyni në impiantet vetëm nëse keni Super Green Pass. Në zonat e kuqe impjantet do të jenë të mbyllura për të gjithë.