Categories
Asilo e immigrazione Before you go Faq

FAQ – Të qëndrosh në Itali

Është një dokument i lëshuar nga autoritetet italiane që i jep të huajit të drejtën e qëndrimit në territorin e shtetit. Mund të jetë me kohëzgjatje të ndryshueshme.

 

 

Leja e qëndrimit duhet të kërkohet brenda tetë ditë pune nga hyrja në territorin italian. Vonesa justifikohet vetëm për arsye të një force madhore. Leja e qëndrimit nuk duhet të kërkohet në rastet e hyrjes dhe qëndrimit në Itali për vizita, biznes, turizëm dhe studime që zgjasin jo më shumë se tre muaj për të cilat mjafton deklarata e pranisë.




Nëse shtetasi i huaj hyn në Itali për arsye pune ose bashkimi familjar dhe kërkon lëshimin e parë të lejes së qëndrimit, ai duhet të drejtohet tek Sportello Unico Immigrazione (SUI) i Prefekturës kompetente (këtu harta), përsëri brenda tetë ditëve nga hyrja. Kërkesa për takim mund të bëhet përmes postës elektronike të certifikuar (PEC), duke bashkangjitur një kopje të vizës dhe vulën e hyrjes. Në vijim do vijë thirrja e personit të huaj në SUI për:

  • të dorëzuar dokumentacionin origjinal të kërkuar;
  • të tërhequr kitin e duhur postar;
  • për qytetarët nga 16 deri në 65 vjeç, nënshkruar një marrëveshje integrimi (lexoni Faq (pyetjet) specifike)

Nëse kërkoni lëshimin e llojeve të tjera të lejes së qëndrimit për:

  • në pritje të punësimit; në pritje të rimarrjes së shtetësisë; mbrojtje ndërkombëtare; konvertim të lejes së qëndrimit; familje; vetëpunësim; punë vartëse; punë raste të veçanta; punë vartëse-sezonale; mision; arsye fetare; vendbanimi me zgjedhje; status apolidie (rinovim); studim (leje afatgjatë); praktikë e trajnimit profesional; karton blu i BE-së; përditësim i lejes së qëndrimit (për
    • arsye adrese, pasaporte, statusi martesor, futja e fëmijëve në leje)

    duhet të paraqitet nga personi në fjalë në zyrat postare të autorizuara, duke përdorur kitin postar specifik që është i disponueshëm në të gjitha zyrat postare, Patronate dhe Komunat e abilituara.

    Kërkesa për lëshim duhet të paraqitet drejtpërdrejt në Kuesturë në rastet e lejes se qëndrimit për arsye si:

    • kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare; mbrojtje plotësuese; lëshim i parë i lejes për mbrojtje ndërkombëtare; kujdes mjekësor; gara sportive; drejtësia; integrim minoreni; ftesë; moshë minore; familjarë (në rastin e një leje të lëshuar për një të huaj të pa dëbueshëm, ex art. 19 T.U); humanitare; statusi i pashtetësisë; pushime-punë, dhe në çdo rast tjetër që nuk përmendet shprehimisht.


Në përgjithësi, është e nevojshme të paraqisni dokumentet e identifikimit (p.sh. pasaportën) dhe dokumentet specifike që kërkohen nga lloji i lejes së qëndrimit të kërkuar. Për më shumë informacion, këshillohet ti drejtoheni një zyre postare të autorizuar, Kuesturës, një patronati ose një Komune të autorizuar.

Kuestura ju mban një kopje të të gjitha dokumenteve. Një kopje tjetër do tu dorëzohet si faturë (ricevutë).

Kujdes: në momentin e paraqitjes së praktikës në postë, i huaji do të marrë një njoftim thirrjeje ku do të shënohet dita në të cilën duhet të paraqitet në Kuesturë i paisur me fotografi dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve fotodaktiloskopike (gjurmë gishtash). 




Dokumentet që duhen paraqitur janë:

  • pullë takse prej 16 euro (marca da bollo);
  • pagesa, me anë të fletëpagesës përkatëse (PSE), kuponi e të cilës duhet t’i bashkëngjitet aplikimit, 30,46 € për lëshimin e lejes së qëndrimit në format elektronik;
  • pagesë nëpërmjet fletëpagesës të disponueshme në zyrat postare, një kontribut nga 40 deri në 100 euro në bazë të llojit dhe kohëzgjatjes së lejes së kërkuar.

Kujdes: përjashtohen nga pagesa e kontributit:

  • fëmijët nën moshën 18 vjeç;
  • fëmijët nën moshë edhe të bashkëshortit ose të lindur jashtë martese;
  • ata që kanë leje qëndrimi për trajtim mjekësor;
  • shtetasit e huaj që kërkojnë lëshimin ose rinovimin e lejes për kërkesë dhe dhënie të mbrojtjes ndërkombëtare;
  • aplikantët për konvertimin e një leje qëndrimi të vlefshme;
  • aplikantët për përditësimin e lejes së qëndrimit;
  • familjarët e shtetasve të BE-së që banojnë në vend në bazë të Dekretit Legjislativ 30/2007.

Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit të lëshuar është e barabartë me atë të vizës së hyrjes, nëse është e parashikuar, dhe në çdo rast për:

 

punë vartëse me kontratë të përhershme

maksimumi 2 vjet;

punë vartëse me kontratë me afat të caktuar

e barabartë me kohëzgjatjen e marrëdhënies ose maksimumi 1 vit;

vetëpunësim

maksimumi 2 vjet

punë sezonale

maksimumi 9 muaj (pavarësisht nga sektori i punës);

në pritje të punësimit

të paktën 1 vit, ose për gjithë kohëzgjatjen e shërbimit të mbështetjes së të ardhurave që mund të marrë punonjësi i huaj, nëse është më i lartë (Ligji 92/2012);

studim dhe trajnim

1 vit i rinovueshëm;

familjarët

si për familjarin me me leje qëndrimi dhe titullar i së drejtës per bashkim, ose për maksimumi 2 vjet;

kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare

6 muaj, i rinovueshëm çdo 6 muaj deri në përfundimin e procedurës;

mbrojtja ndërkombëtare (statusi dhe mbrojtja plotësuese)

5 vite

mbrojtje të veçantë

2 vjet

raste të veçanta

6 muaj dhe i rinovueshëm për 1 vit ose më shumë;

leje për shkak të fatkeqësive natyrore

6 muaj

leje për akte me vlerë të veçantë civile

2 vjet

Vullnetarizëm

zakonisht 1 vit ose maksimumi 18 muaj

kërkimin shkencor

e barabartë me atë të programit kërkimor (Dekreti Legjislativ 17/2008)



lavoro subordinato con contratto a tempo indeterminato

massimo 2 anni;

lavoro subordinato con contratto a tempo determinato

pari alla durata del rapporto o al massimo 1 anno;

lavoro autonomo

massimo 2 anni

lavoro stagionale

massimo 9 mesi (a prescindere dal settore lavorativo);

attesa occupazione

almeno 1 anno, ovvero per tutto il periodo di durata della prestazione di sostegno al reddito eventualmente percepita dal lavoratore straniero, qualora superiore (L. 92/2012);

studio e formazione

1 anno rinnovabile;

familiari

come per il familiare titolare del diritto al ricongiungimento, o al massimo 2 anni;

richiesta protezione internazionale

6 mesi, rinnovabili di 6 mesi in 6 mesi fino al completamento della procedura;

protezione internazionale (status e sussidiaria)

5 anni

protezione speciale

2 anni

casi speciali

6 mesi e rinnovabile per 1 anno o più a lungo;

permesso per calamità

6 mesi

permesso per atti di particolare valore civile

2 anni

volontariato

di norma 1 anno o al massimo 18 mesi

ricerca scientifica

pari a quella del programma di ricerca (D. Lgs. 17/2008)

Rinovimi i lejes së qëndrimit duhet të kërkohet (nëpërmjet zyrave postare ose Kuesturës, në varësi të arsyeve të rinovimit) të paktën 60 ditë përpara datës së skadencës. Ky afat është thjesht tregues dhe në rast mosrespektimi nuk ka asnjë sanksion të menjëhershëm. Nga ana tjetër, i huaji me leje qëndrimi që ka skaduar për më shumë se 60 ditë pa kërkuar rinovimin e saj konsiderohet i paligjshëm.




Në rast të kërkesës për lëshimin ose rinovimin e lejes së qëndrimit, personi mund të mbështetet në legjitimitetin e plotë të qëndrimit dhe të aktivitetit të punës me kushtin që:

  • kërkesa është dorëzuar para skadimit të lejes, ose brenda gjashtëdhjetë ditëve nga skadimi;
  • të jetë lëshuar nga zyra kompetente kuponi (ricevuta) që vërteton paraqitjen e kërkesës për lëshimin ose rinovimin e lejes.

Në këtë fazë është e mundur, pra, regjistrimi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, rinovimi i kartës së identitetit të skaduar, ndryshimi i vendbanimit, përfitimi i sigurimeve shoqërore, marrja e lejes së drejtimit etj.




Leja e qëndrimit nuk mund të rinovohet ose zgjatet nëse qëndrimi në Itali është ndërprerë, duke qëndruar jashtë vendit, për një periudhë të vazhdueshme më shumë se 6 muaj ose më shumë se gjysma e periudhës së vlefshmërisë së lejes së qëndrimit, përveç rasteve kur ka arsye serioze (shërbimi ushtarak dhe të ngjashme). Rinovimi i lejes së qëndrimit refuzohet edhe në mungesë të kushteve të përcaktuara me ligj për lëshimin e saj.

 




studimi, praktike ose trajnimi

Para skadimit të saj në një leje qëndrimi për arsye pune brenda kuotave të përcaktuara me dekretin e flukseve. Nëse nuk konvertohet, mund të përdoret ende për të punuar brenda kufijve prej 20 orësh në javë.

punë sezonale

Para skadimit të saj në një leje qëndrimi për arsye pune brenda kuotave të përcaktuara me dekretin e flukseve.

mosha minore (neni 32, paragrafi 1-bis)

mbrojtja sociale (tani referuar si raste të veçanta, nenet 18 dhe 22, 12 kuater)

viktima të dhunës në familje (tani quhen raste të veçanta) (Neni 18-bis)

Leje qëndrimi BE afatgjata të lëshuara nga një shtet tjetër anëtar i Bashkimit Evropian (neni 9-bis)

mbrojtje të veçantë (referuar në nenin 32, paragrafi 3, i dekretit legjislativ nr.25, datë 28.01.2008)

për fatkeqësitë natyrore (referuar në nenin 20-bis)

me vendbanim të zgjedhur (referuar në nenin 11, pika 1, germa c-quater), të dekretit të Presidentit të Republikës, datë 31 gusht 1999, nr. 394)

për fitimin e shtetësisë ose statusit të apolidisë (pashtetësisë)

për aktivitete sportive

për punë artistike

për arsye fetare

për ndihmë ndaj minorenëve

për trajtim mjekësor

Kujdes: Lejet e qëndrimit të lëshuara në pritje të njohjes së mbrojtjes ndërkombëtare ju lejojnë të punoni dy muaj pas paraqitjes së kërkesës, por nuk mund të konvertohen në një leje tjetër qëndrimi.

Mbajtësit e lejes së qëndrimit mund të:

  • regjistrohen në Qendrat e Punësimit dhe të kenë kartën profesionale;
  • regjistrohen në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar;
  • regjistrohen në INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore);
  • regjistrohen në INAIL (Instituti Kombëtar për Aksidentet në Punë);
  • të kërkojnë regjistrim në komunën e vendbanimit;
  • bashkohen dhe/ose promovojnë një shoqatë;
  • anëtarësohen në sindikatë;
  • kenë qasje në arsim dhe trajnim.




Ata janë të detyruar të tregojnë lejen e qëndrimit së bashku me pasaportën ose dokumentin tjetër të identitetit në rastet e mëposhtme:

  • punonjësve të administratës publike, nëse kanë nevojë për licenca, autorizime, regjistrime etj.
  • me kërkesë të oficerëve dhe agjentëve të sigurisë publike; Nëse refuzoni të tregoni dokumentet tuaja, mund të dënoheni me burgim deri në 1 vit dhe me gjobë deri në 2000 €. Autoriteti i sigurisë publike, kur ka një arsye të vlefshme, mund të kërkojë edhe informacione dhe prova për të ardhurat (nga puna ose nga burime të tjera të ligjshme), të mjaftueshme për të mbështetur shtetasin e huaj dhe anëtarët e familjes së tij që jetojnë në Itali.
  • Ata kanë gjithashtu detyrimin ti komunikojnë Kuestorit kompetent për territorin çdo ndryshim në vendbanimin e tyre të zakonshëm brenda pesëmbëdhjetë ditëve në vijim. Ky komunikim mund të realizohet edhe me anë të deklaratës së pritjes dhe/ose dhënies me qera të objektit në rastet dhe mënyrat e parashikuara në ligj.

Jo: leja e qëndrimit mbetet e vlefshme deri në skadimin e saj dhe në çdo rast, me përjashtim të punonjësit sezonal, për një periudhë totale jo më pak se 1 vit. Nëse nuk gjendet një kontratë e re pune para skadimit të lejes së qëndrimit, mund të aplikohet për leje qëndrimi në pritje të punësimit.

 

 

Ju kryeni një krim të dënueshëm me gjobë nga 5,000 deri në 10,000 euro




Marrëveshja e integrimit është një dokument që shtetasi i huaj duhet të nënshkruajë dhe me të cilin ai angazhohet ndaj shtetit italian për arritjen e objektivave specifikë integrues, nëpërmjet përfundimit të një rruge gjuhësore, qytetare dhe sociale, që do të arrihen gjatë periudhës së vlefshmërisë së leje qëndrimi.

Pas nënshkrimit, të huajit i caktohen 16 kredite, të cilat mund të rriten nëpërmjet përvetësimit të njohurive të caktuara (niveli i gjuhës italiane A2, parime themelore të Kushtetutës, jeta civile në Itali) ose kryerjes së veprimtarive. Kreditë ulen në rast të kryerjes së kundërvajtjeve penale, administrative dhe tatimore.

Marrëveshja parashikon që brenda dy viteve i huaji të arrijë kuotën e 30 krediteve për të qëndruar në territorin kombëtar.




Burimi: Portale Integrazione Migranti  (Ministria e Punës dhe Politikave Sociale; Ministria e Brendshme; Ministria e Arsimit).




Leggi anche:

Categories
Asilo e immigrazione Before you go Faq Lavoro

FAQ – Hyrja ne Itali per pune

Numri i shtetasve të huaj që do të pranohen në Itali për punë vartëse (përfshirë ato sezonale) ose të vetëpunësuar, përcaktohet në kontekstin e “kuotave të hyrjes” të parashikuara në dekretet e flukseve, të cilat përcaktojnë numrin maksimal të të huajve nga vendet e treta që mund të hyjnë ne Itali per pune. Në rastet e përcaktuara me ligj, hyrja për punë është e mundur edhe jashtë kuotave.




Kjo lloj vize mund te kerkohet per ata qe kane kombesine e nje prej vendeve te treguara cdo vit me Dekretin e Presidences se Keshillit te Ministrave (DPCM) i cili cakton flukset e hyrjes per pune sezonale vetem ne sektorin turistik-hotelier dhe bujqesor: në momentin e lëshimit të lejes së punës(nullaosta), punëtori i huaj mund të hyjë në Itali dhe të aktivizojë procedurën për të kërkuar leje qëndrimi për punë sezonale.




Viza e vetëpunësimit lejon të hyjnë në Itali të huajt që dëshirojnë të kryejnë një veprimtari profesionale ose pune jo vartëse. Për ta marrë atë, duhet të jeni brenda kuotave të DPCM për programimin e flukseve hyrëse, ose dhe jashtë tyre, edhe pse kjo e fundit është shumë e kufizuar në praktikë. Përveç kësaj, është e nevojshme të demonstroni se keni mjete të mjaftueshme financiare dhe aktiviteti që synoni të kryeni nuk u rezervohet me ligj shtetasve italianë ose shtetasve të Bashkimit Evropian.

 

 

Queste FAQ sono parte del Vademecum “Benvenute e benvenuti in Italia” realizzato nell’ambito del progetto Before U Go

Categories
Asilo e immigrazione Before you go Faq

Faq – Ardhja në Itali

Viza e hyrjes është një autorizim, i lëshuar nga Konsullata ose Përfaqësia Diplomatike Konsullore kompetente, që lejon personat e huaj të hyjnë në zonën Shengen ose në territorin italian; vihet në pasaporte ose në një dokument tjetër të vlefshëm.

Mund ta kërkojnë atë shtetasit e një vendi që nuk i përkasin Bashkimit Evropian ose personat pa shtetësi (apolidi) që synojnë të mbërrijnë në Itali, për arsyet e mëposhtme:

  • birësim, biznes, kujdes mjekësor, diplomatike, arsye familjare, garë sportive, ftesë, vetëpunësim, punë vartëse, mision, arsye fetare, rihyrje, vendbanim me zgjedhje, kërkim shkencor, studim, tranzit aeroportual, tranzit, transport, turizëm, punë-pushime dhe vullnetarizëm.

Megjithatë, kush mbërrin në Itali pa vizë nuk mund ti refuzohet hyrja nëse:

  • kërkon dhe përfiton mbrojtjen ndërkombëtare;
  • është nën moshën 18 vjeç, pa i cenuar të drejtën për të ndjekur prindin ose kujdestarin e dëbuar;
  • gëzon masa të përkohshme mbrojtje për arsye humanitare;
  • përfiton nga masat e përkohshme të mbrojtjes të lidhura me “raste të veçanta”;
  • është në gjendje shtatzanie apo në gjashtë muajt pas lindjes.

Pasi të kenë kaluar kontrollet, autoritetet kufitare vulosin pasaportën duke treguar datën dhe vendin e tranzitit.

Kujdes: nëse bëni deklarime të rreme ose paraqisni dokumente false, mund të ndiqeni penalisht dhe aplikimi juaj do të refuzohet.




Queste FAQ sono parte del Vademecum “Benvenute e benvenuti in Italia” realizzato nell’ambito del progetto Before U Go

Categories
Asilo e immigrazione Faq

SPID: për çfarë shërben, kush mund ta kërkojë dhe si

spid

SPID është Sistemi Publik i Identitetit Dixhital që ju lejon të keni akses në shërbimet online të administratës publike dhe subjekteve private që bashkëpunojnë me të, me kredenciale personale (emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi). Mund të përdoret nga çdo dispozitiv në një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt: kompjuter, tablet dhe smartphone, sa herë që ka butonin “Hyni me SPID” në një sit ose aplikacion shërbimi.

Kush mund ta kërkojë

  • të rritur që posedojnë një dokument identifikimi të vlefshëm italian dhe një kartë shëndeti ose kartë të kodit fiskal, rezident në Itali ose jashtë saj
  • shtetas të huaj me leje qëndrimi dhe rezident në Itali

Operatorët falas për të marrë SPID

Për të marrë kredencialet SPID, duhet ti drejtoheni njërit nga administatorët falas të identitetit dixhital të mundësuar nga AgID, të cilët janë si më poshtë:

  • TIM id
  • SpidItalia
  • Sielte id
  • Poste ID
  • Namirial ID
  • LepIDa
  • Intesa ID

Cilin administrator të zgjedhësh?

Kredencialet e lëshuara kanë të gjitha të njëjtën vlefshmëri, ndaj mjafton thjesht të identifikoni personin që ju lejon të përfundoni procedurën e regjistrimit në një mënyrë më praktike, bazuar edhe në njohuritë ose përvojën tuaj me administatorët e ndryshëm. Sipas nevojave tuaja, ju mund të zgjidhni midis mënyrave të ndryshme të njohjes dhe tre niveleve të ndryshme të sigurisë për të hyrë në shërbimet online.

Dallimet midis tre niveleve të sigurisë

Çdo shërbim kërkon akses me një nivel të caktuar sigurie. Ju duhet të identifikoni nivelin e sigurisë që ju nevojitet:

  • niveli 1, lejon aksesin me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin;
  • niveli 2, lejon aksesin me kredencialet SPID të nivelit 1 dhe gjenerimin e një kodi të përkohshëm aksesi OTP (one time password) ose përdorimin e një APP të përdorshëm nga një smartphone ose tablet;
  • niveli 3, lejon aksesin me kredencialet SPID dhe përdorimin e zgjidhjeve shtesë të sigurisë dhe të çdo pajisjeje fizike (p.sh. smart card) që ofrohen nga administratori i identitetit.

Si të aplikoni për SPID nëse jeni i huaj

Mund të zgjidhni ta aktivizoni, falas ose me pagesë, në faqen e internetit të një prej administatorëve të identitetit të autorizuar.

Konkretisht, do t’u duhen:

  • një adresë e-mail personale (mos përdorni adresat e punës ose emailet e tjera në të cilat mund të mos keni më akses një ditë)
  • numrin e telefonit celular italian ose të huaj që përdoret normalisht (edhe nëse kontrata nuk është në emrin tuaj)
  • një dokument identiteti të vlefshëm italian, si kartë identiteti
  • kartën tuaj shëndetësore me kodin fiskal ose kartën e kodit fiskal (ose certifikatat përkatëse të lëshimit)

Nuk është e mundur të kërkosh SPID duke pasur vetëm një leje qëndrimi. Në çdo rast, leja e qëndrimit do të jetë e dobishme për marrjen e kartës së identitetit që do të përdoret për të kërkuar SPID.

Më poshtë është një video që mund t’ju ndihmojë të krijoni SPID

In italiano:

In inglese:

Fonte video: Oxfamitalia

 124 Visite totali,  2 visite odierne

Categories
corsi Evidenza

Migriricerca II: Fieri ofron një bursë trajnimi për të rinjtë me prejardhje migrante

Është online shpallja Migriricerca II e promovuar nga FIERI (Forumi Ndërkombëtar dhe Evropian i Kërkimeve mbi Imigracionin), i cili u garanton të rinjve me prejardhje migrante një kurs trajnimi për të bërë kërkime sociale. Tani në edicionin e dytë këtë vit, thirrja mbështetet nga Fondazione Compagnia di San Paolo  dhe lind nga një premisë: edhe pse migrimet përfaqësojnë për shkencat sociale, një objekt me interes të madh, kërkime mbi fenomenet migratore dhe proceset e përfshirjes apo përjashtimit social në lidhje me to është prodhuar pothuajse tërësisht nga studiues vendas, pa përvojë migrimi individual dhe/ose familjar. Kjo rrethanë ndikon edhe në kontekstin italian, ku, megjithëse emigracioni ka qenë një element vendimtar i demografisë kombëtare për dekada të tëra, emigrantët e rinj ose ata me prejardhje migrante janë të nën-përfaqësuar në profesionet kulturore dhe veçanërisht në botën akademike. Zgjerimi i këtij përfaqësimi nuk është vetëm një çështje e drejtësisë sociale, por edhe e cilësisë së kërkimit. 

Për tu kandiduar ka kohë deri më 30 qershor 2022.

Kërkesat

  • të jenë të lindur jashtë vendit dhe emigrantë në Itali ose të kenë prejardhje migratore
  • mosha nën 30 vjeç (e paplotësuar ende në momentin e paraqitjes së aplikimit) ose nën 32 vjeç (e paplotësuar ende në momentin e dorëzimit të aplikimit nëse kandidati ka bërë një doktoraturë)
  • Të kenë bërë (në Itali ose jashtë) një diplomë specialistike ose master ose doktoraturë kërkimore në një nga fushat e mëposhtme lëndore: Fusha 11 – Shkenca historike, filozofike, pedagogjike dhe psikologjike; Fusha 12 – Shkenca Juridike; Fusha 13 – Shkenca ekonomike dhe statistikore; Fusha 14 – Shkenca politike dhe sociale.

Informacion mbi bursën

Aktivitetet e mbështetura nga bursa do të fillojnë më 1 shtator 2022 dhe do të përfundojnë më 31 gusht 2023. Shuma e bursës, e cila do të disbursohet nëpërmjet një marrëveshjeje bashkëpunimi të koordinuar dhe të vazhdueshme, do të jetë 16,800 € neto, e paguar në 12 muaj.

Si të kandidoni

Ja dokumentacioni për të dërguar:

Megjithatë, këto fusha tematike nuk duhet të konsiderohen të detyrueshme: Komisioni do të vlerësojë gjithashtu projekt propozime të fokusuara në tema të ndryshme, për sa kohë që ato lidhen me fenomenet migratore. Projekti duhet të ketë një gjatësi treguese prej 12,000 karakteresh (përfshirë hapësirat), e cila përcakton temën të cilën kandidati synon të trajtojë, metodën e punës që ai synon të adoptojë dhe llojin e produktit që synon të nxjerrë nga kërkimi.

Si të kandidoni

Kandidaturat duhet të dërgohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike në adresën e-mail fieri@fieri.it deri më 30 qershor 2022 (subjekt: SHPALLJA MIGRICERCA II). Kandidaturat që vijnë pas afatit nuk do të pranohen. Për më shumë informacion bando ufficiale Migriricerca II.

Për informacione të tjera, ju lutemi kontaktoni Yassin Dia (fieri@fieri.it, 011-5160044).

 55 Visite totali