Categories
Violenza di genere Violenza di genere

TRAFIKIMI I QËNIEVE NJËREZORE ËSHTË SHKELJE E RËNDË E TË DREJTAVE TË NJERIUT

NËSE KE PËRJETUAR APO PËRJETON NJË SITUATE SHFRYTËZIMI MUND TË KËRKOSH NDIHMË

TELEFONO NR 800290290

Falas – Anonim – Aktiv 24h

Në Itali ka shërbime që ofrojnë mbrojtje dhe ndihmë për njerëzit që kanë jetuar ose janë duke përjetuar situata shfrytëzimi.

Këto shërbime ofrojnë mbrojtje përmes akomodimit në banesa sekrete, asistencë shëndetësore dhe ligjore dhe ndihmë për të favorizuar qëndrimin tuaj këtu në Itali nëse dëshironi. Do t’ju ofrojnë ti bashkoheni

një programi asistence me rregulla specifike që ata do të ti shpjegojnë.

Mund ti kontaktoni këta persona edhe thjesht për informacion, për të mësuar më  shumë rreth shërbimeve të tyre ose për të kërkuar ndihmë të menjëhershme.

Shërbimi është falas dhe anonim.

Nëse përjetoni një nga këto situata mund të:

  • Merrni informacion në lidhje me ligjet dhe format e ndihmës që ju njihen me të drejtë
  • Merrni ndihmën mjekësore që ju nevojitet
  • Tju ofrohet strehim në një vend të mbrojtur nëse keni frikë për sigurinë tuaj
  • Kërkoni të qëndroni në Itali duke vazhduar kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare ose duke kërkuar një lloj tjetër leje qëndrimi
  • Kërkoni të ktheheni në vendin tuaj të origjinës në mënyrë të mbrojtur, përmes një projekti të kthimit vullnetar të asistuar
“I besova asaj gruaje që më premtoi se do të më sillte në Itali për të ndryshuar jetën time. Tani, pas një udhëtimi të tmerrshëm, gjendem këtu, e detyruar të prostituohem per të paguar një borxh ”. J. R., 22 vjeç
J. R., 22 vjeç
“Kam kaluar një udhëtim të gjatë sepse babai im kishte vendosur që unë do të duhej të vija në Europë për të ndihmuar familjen time. Tani punoj 10 orë në ditë, çdo ditë të javës pa pushuar kurrë, jetoj në të njëjtin vend ku punoj dhe kam akoma një borxh për të paguar për udhëtimin tim me personin që më gjeti punë këtu në Itali ”. M.H. 18 vjeç
M.H. 18 vjeç
"Më bindën të nisesha duke më thënë se këtu do të gjeja një jetë më mirë, dhe tani unë jetoj në rrugë duke kërkuar para dhe duke dhënë një pjesë të asaj që unë fitoj për ata që më sollen ketu". G.S., 20 vjeç
G.S., 20 vjeç

Presidenza del Consiglio dei Ministri / Ministero dell’Interno / Unhcr

Categories
Asilo e immigrazione Asilo e immigrazione Before you go Before you go Evidenza Evidenza Lavoro Lavoro

Është publikuar dekreti i ri i flukseve për hyrjen e punëtorëve/eve të huaj

Më 26 janar 2023 u publikua DPCM i 29 dhjetorit 2022 (Dekreti i flukseve), i cili përcakton kuotat për punëtorët/et e huaj që mund të hyjnë për punë në Itali.

Numri maksimal i pranimeve është 82,705 persona, nga të cilët: 

– 44,000 për punë sezonale;

 

– 38,705 për punë josezonale, nga të cilat:

 

  • 30 105 të rezervuara hyrjeve për punë vartëse josezonale në sektorët e autotransportit, ndërtimit dhe turizmit-hotelierisë, mekanikës, telekomunikacionit, ushqimorë dhe ndërtimit të anijeve; punë autonome (vetëpunësim).
  • 1000 për punëtorët/et të trajnuar jashtë vendit si pjesë e programeve të miratuara nga Ministria, përfshirë projektin Before you go, i cili po tërheq aplikime. 

 

Konvertimi i lejeve të qëndrimit

Mund të aplikojnë për konvertimin e lejes së qëndrimit personat që kanë: 

  1. Leje qëndrimi për punë sezonale
  2. Leje qëndrimi për studim
  3. Kartë qëndrimi pa limit në vendet e tjera të BE-së

SI MUND TË APLIKONI

Ndryshe nga vitet e fundit, para dërgimit të kërkesës për nulla osta për punëtorin/en që do të punësojë, punëdhënësi duhet të kontrollojë pranë Qendrës së Punësimit kompetente nëse ka punëtorë/re të tjerë të pranishëm në territorin kombëtar, në dispozicion për të plotësuar vendin e punës. 

Për të kryer këtë verifikim, punëdhënësi duhet të dërgojë një kërkesë për personel në Qendrën e Punësimit, duke plotësuar këtë formular. Lexoni këtu udhëzuesin për punëdhënësit/et këtu

Kërkesa për nulla osta mund të bëhet VETËM nëse: 

  1. Qendra e Punësimit nuk i përgjigjet kërkesës së paraqitur, brenda pesëmbëdhjetë ditë pune nga data e kërkesës;
  2. punëtori i raportuar nga Qendra e Punësimit nuk është i përshtatshëm për punën e ofruar nga punëdhënësi;
  3. punëtori i dërguar nga Qendra e Punësimit nuk paraqitet (përveç rastit kur ka arsye të justifikuar) për intervistën e përzgjedhjes, pas të paktën 20 ditësh pune nga data e kërkesës.

Nëse verifikohet një nga këto raste, punëdhënësi duhet ta deklarojë atë në një vetëçertifikim të cilin duhet t’ia bashkëngjisë kërkesës për nulla osta për punë. 

VINI RE: verifikimi i mosdisponueshmërisë së punëtorëve/eve të pranishëm në territorin kombëtar nuk është i nevojshëm për punëtorët/et sezonalë dhe për punëtorët/et e trajnuar jashtë vendit

Pas 30 ditëve nga paraqitja e aplikimeve,nëse nuk ka pengesa, nulla osta lëshohet automatikisht dhe dërgohet – online – në Përfaqësitë diplomatike italiane të vendeve të origjinës (Ambasadat), të cilat do të duhet të lëshojnë vizën e hyrjes brenda 20 ditëve nga aplikimi përkatës.

CLICK DAY 

Të gjitha aplikimet mund të dërgohen duke filluar nga data 27 mars 2023, deri në përfundimin e kuotave përkatëse dhe në çdo rast jo më vonë se data 31 dhjetor 2023.

VINI RE: të gjitha aplikimet e dërguara do të përpunohen sipas rendit kronologjik të dërgimit. Për këtë arsye është e rëndësishme të përgatitni dokumentet në kohë, përndryshe rrezikoni që aplikimi juaj të jetë “jashtë kuotës” dhe për rrjedhojë të mos pranohet. 

Së shpejti do të publikohet një qarkore ndërministrore me të gjitha detajet e risive të paraqitura dhe procedurat e paraqitjes së aplikimeve. 

Për më shumë informacion dhe detaje mbi kuotat, pyetjet dhe procedurat, konsultohuni me portalin: 

decreto flussi