Categories
aiuti sociali Evidenza

Çeku unik universal (Assegno Unico Universale) edhe për ata që kanë leje qëndrimi në pritje të punësimit

Gjykata e Punës e Trentos më 19 shtator 2023, vendosi që mbajtësit e një leje qëndrimi në pritje të punësimit kanë gjithashtu të drejtën për të përfituar çekun unik universal (AUU). Leja e qëndrimit në pritje të punësimit, në fakt, përfshihet në “lejet unike të punës”, duke qenë ky një dokument që të jep të drejtën për të kryer një veprimtari pune për të paktën një vit, duke filluar nga regjistrimi në listat e punësimit.

Çeku unik e universal është një ndihmë ekonomike për familjet që kanë fëmijë në ngarkim dhe mund ta përfitojnë edhe shtetasit e huaj. Në veçanti, çekun unik mund ta përfitojnë jo vetëm shtetasit italianë por edhe: 

– shtetasit e një shteti anëtar të BE, ose anëtarëve të familjes së tyre, që kanë të drejtën e qëndrimit ose të drejtën e qëndrimit të përhershme 

– shtetasit e një shteti që nuk i përket Bashkimit Evropian që posedojnë një leje qëndrimi BE afatgjatë ose një leje unike pune, të autorizuar për të kryer një aktivitet pune për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj 

– mbajtësit e një leje qëndrimi për qëllime kërkimore të autorizuar për të qëndruar në Itali për një periudhë më shumë se gjashtë muaj 

– mbajtësit e lejes së qëndrimit në pritje të punësimit

Cilat janë shumat?

Çeku unik varion nga një minimum prej 50 € në muaj deri në maksimum 175 € në muaj për çdo fëmijë minoren në ngarkim. 

Për fëmijët në ngarkim nga mosha 18 deri 21 vjeç, shumat variojnë nga një minimum prej 25 € në muaj deri në maksimum 85 € në muaj.

Janë parashikuar rritje në rastet e fëmijëve në ngarkim me aftësi të kufizuara, për nënat nën moshën 21 vjeç, familjet e mëdha, të dy prindërit të punësuar, familjet me ISEE nën 25 mijë euro. 

Si të merrni çekun unik universal për fëmijët tuaj në ngarkim

– Për të gjithë foshnjat e sapolindura dhe për ata që nuk kanë përfituar çekun unik në vitin 2022, aplikimi mund të bëhet në faqen e INPS ose nëpërmjet zyrave të patronatit 

(Apliko në faqen e INPS

– Duke filluar nga marsi 2023, ata që tashmë kanë përfituar çekun unik universal  nuk kanë nevojë të rinovojnë aplikimin. Rinovimi i aplikimit në fakt do të jetë automatik, nëse aplikimi i paraqitur nuk është refuzuar, revokuar ose ka skaduar. 

– Çeku paguhet me kreditim në Iban ose me transfertë direkte bankare, me përjashtim të rasteve të përfituesve të “reddito di cittadinanza” për të cilët, për sa kohë masa mbetet në fuqi, paguhet në të njëjtën kartë të dedikuar.

– Fëmijët mbi 18 vjeç dhe nën 21 vjeç duhet të plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme për të përfituar çekun:

  1. të ndjekë një shkollë ose një kurs trajnimi profesional, ose një kurs diplomimi;
  2. të kryejë një praktikë ose një punë dhe të ketë të ardhura totale më pak se 8,000 € në vit;
  3. të jetë i regjistruar si i papunë dhe në kërkim të një pune në shërbimet publike të punësimit;
  4. të kryejë shërbimin civil universal. 

 

 4,713 Visite totali,  7 visite odierne