Faq – Ardhja në Itali

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on telegram

Viza e hyrjes është një autorizim, i lëshuar nga Konsullata ose Përfaqësia Diplomatike Konsullore kompetente, që lejon personat e huaj të hyjnë në zonën Shengen ose në territorin italian; vihet në pasaporte ose në një dokument tjetër të vlefshëm.

Mund ta kërkojnë atë shtetasit e një vendi që nuk i përkasin Bashkimit Evropian ose personat pa shtetësi (apolidi) që synojnë të mbërrijnë në Itali, për arsyet e mëposhtme:

  • birësim, biznes, kujdes mjekësor, diplomatike, arsye familjare, garë sportive, ftesë, vetëpunësim, punë vartëse, mision, arsye fetare, rihyrje, vendbanim me zgjedhje, kërkim shkencor, studim, tranzit aeroportual, tranzit, transport, turizëm, punë-pushime dhe vullnetarizëm.

Megjithatë, kush mbërrin në Itali pa vizë nuk mund ti refuzohet hyrja nëse:

  • kërkon dhe përfiton mbrojtjen ndërkombëtare;
  • është nën moshën 18 vjeç, pa i cenuar të drejtën për të ndjekur prindin ose kujdestarin e dëbuar;
  • gëzon masa të përkohshme mbrojtje për arsye humanitare;
  • përfiton nga masat e përkohshme të mbrojtjes të lidhura me “raste të veçanta”;
  • është në gjendje shtatzanie apo në gjashtë muajt pas lindjes.

Pasi të kenë kaluar kontrollet, autoritetet kufitare vulosin pasaportën duke treguar datën dhe vendin e tranzitit.

Kujdes: nëse bëni deklarime të rreme ose paraqisni dokumente false, mund të ndiqeni penalisht dhe aplikimi juaj do të refuzohet.




Queste FAQ sono parte del Vademecum “Benvenute e benvenuti in Italia” realizzato nell’ambito del progetto Before U Go