Categories
Evidenza Faq Violenza di genere

MARTESAT ME DETYRIM

Pensi di essere coinvolta/o in un matrimonio nel quale potresti non sentirti completamente convinta/o o addirittura costretta/o da i tuoi familiari, parenti o comunità? È possibile che tu non ti senta pienamente libera/o di fare la scelta che desideri. Se è così, potresti essere vittima di un matrimonio forzato. Per saperne di più leggi le FAQ qui di seguito: se hai bisogno di aiuto, o se conosci qualcuno/a che possa essere coinvolta/o in una situazione simile, ricorda che puoi contattare il numero 1522: è gratuito, anonimo e sicuro, ed è attivo tutti i giorni, 24 ore su 24.

Categories
Violenza di genere Violenza di genere

TRAFIKIMI I QËNIEVE NJËREZORE ËSHTË SHKELJE E RËNDË E TË DREJTAVE TË NJERIUT

NËSE KE PËRJETUAR APO PËRJETON NJË SITUATE SHFRYTËZIMI MUND TË KËRKOSH NDIHMË

TELEFONO NR 800290290

Falas – Anonim – Aktiv 24h

Në Itali ka shërbime që ofrojnë mbrojtje dhe ndihmë për njerëzit që kanë jetuar ose janë duke përjetuar situata shfrytëzimi.

Këto shërbime ofrojnë mbrojtje përmes akomodimit në banesa sekrete, asistencë shëndetësore dhe ligjore dhe ndihmë për të favorizuar qëndrimin tuaj këtu në Itali nëse dëshironi. Do t’ju ofrojnë ti bashkoheni

një programi asistence me rregulla specifike që ata do të ti shpjegojnë.

Mund ti kontaktoni këta persona edhe thjesht për informacion, për të mësuar më  shumë rreth shërbimeve të tyre ose për të kërkuar ndihmë të menjëhershme.

Shërbimi është falas dhe anonim.

Nëse përjetoni një nga këto situata mund të:

  • Merrni informacion në lidhje me ligjet dhe format e ndihmës që ju njihen me të drejtë
  • Merrni ndihmën mjekësore që ju nevojitet
  • Tju ofrohet strehim në një vend të mbrojtur nëse keni frikë për sigurinë tuaj
  • Kërkoni të qëndroni në Itali duke vazhduar kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare ose duke kërkuar një lloj tjetër leje qëndrimi
  • Kërkoni të ktheheni në vendin tuaj të origjinës në mënyrë të mbrojtur, përmes një projekti të kthimit vullnetar të asistuar
“I besova asaj gruaje që më premtoi se do të më sillte në Itali për të ndryshuar jetën time. Tani, pas një udhëtimi të tmerrshëm, gjendem këtu, e detyruar të prostituohem per të paguar një borxh ”. J. R., 22 vjeç
J. R., 22 vjeç
“Kam kaluar një udhëtim të gjatë sepse babai im kishte vendosur që unë do të duhej të vija në Europë për të ndihmuar familjen time. Tani punoj 10 orë në ditë, çdo ditë të javës pa pushuar kurrë, jetoj në të njëjtin vend ku punoj dhe kam akoma një borxh për të paguar për udhëtimin tim me personin që më gjeti punë këtu në Itali ”. M.H. 18 vjeç
M.H. 18 vjeç
"Më bindën të nisesha duke më thënë se këtu do të gjeja një jetë më mirë, dhe tani unë jetoj në rrugë duke kërkuar para dhe duke dhënë një pjesë të asaj që unë fitoj për ata që më sollen ketu". G.S., 20 vjeç
G.S., 20 vjeç

Presidenza del Consiglio dei Ministri / Ministero dell’Interno / Unhcr

Categories
aiuti sociali Evidenza

Bonus transporti 60 €: kush mund ta marrë dhe si ta kërkojë

Cfarë ështe ai?

Bonusi i Transportit është një lehtësim, deri në 60 euro, për të blerë një abone vjetore ose mujore të transportit publik.

Mund të kërkohet online deri më 31 dhjetor 2022.

Për të parë nëse operatori juaj është tashmë aktiv, shihni listën e Operatorëve të Transportit Publik Lokal aktiv dhe joaktiv për bonusin e transportit.

 

Kush mund ta kërkojë?

Kontributi mund të kërkohet nga persona fizik me të ardhura deri në 35 mijë euro.

 

Si të aplikoni?

Për ta kërkuar, duhet të identifikoheni me SPID (Sistemi Publik i Identitetit Dixhital) ose Kartën Elektronike të Identitetit (CIE) dhe të fusni kodin tuaj fiskal.

 

Si aplikoni për bonusin për fëmijët?

Prindërit mund të kërkojnë bonusin për fëmijët e tyre në ngarkim (nëse janë të mitur), duke hyrë në platformë përmes SPID ose CIE dhe duke futur kodin fiskal të fëmijës.

Fëmijët në moshë madhore, edhe nëse janë të varur nga ana fiskale, duhet të kenë akses në mënyrë të pavarur për të kërkuar kuponin.

 

Për të kërkuar bonusin, shkoni në faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale dhe ndiqni udhëzimet në këtë faqe.

Vini re: nëse keni lindur jashtë vendit dhe nuk e gjeni komunën tuaj në listën e fushës “Komuna e lindjes”, mund të vendosni manualisht emrin e qytetit tuaj të lindjes.

Nëse nuk keni SPID, konsultohuni me FAQ

Categories
Evidenza Minori Ucraina

MIRË SE VINI NË SHKOLLËN ITALIANE

MIRË SE VINI NË SHKOLLËN ITALIANE

Ju urojmë mirseardhjen në shkollën italiane!

Në Itali është i detyrueshëm regjistrimi në shkollë për të gjithë fëmijët e moshës 6 deri në 16 vjeç. Të gjithë nxënësit, edhe ata me aftësi të kufizuara, duhet të regjistrohen në shkollë.

Ju këshillojmë të gjeni informacione për vendndodhjen e shkollës më afër vendbanimit tuaj, në varësi të llojit ë shkollës që fëmija juaj duhet të ndjekë, sipas sistemit shkollor italian, siç specifikohet në tabelën e mëposhtme.

Informacione të hollësishme mund të gjenden gjithashtu në:

https://cercalatuascuola.istruzione.it/cercalatuascuola/ 

Aplikacioni Scuola in Chiaro ju lejon të:

  • kërkoni një shkollë ose një qendër rajonale të formimit profesional në territorin kombëtar;
  • njihni të gjithë informacionin e disponueshëm për shkollat ​​e të gjitha llojeve dhe niveleve dhe për qendrat e formimit profesional të kërkuar;
  • krahasoni ofertën formuese të shkollave dhe qendrave të formimit të përzgjedhura;
  • qasje e drejtpërdrejtë në disa shërbime që lidhen me kërkimin e shkollave, si p.sh., “Regjistrimi on-line”.

Baza e informacionit që ushqen aplikacionin përbëhet nga të dhëna tashmë të pranishme në sistemin e informativ të MI (të përditësuara vazhdimisht) dhe informacioni i hedhur nga çdo shkollë përmes funksioneve të disponueshme në portalin SIDI.

Scuola in Chiaro mund të aksesohet direkt nga homepage e faqes së internetit të MI https://www.miur.gov.it/

Ikona e parë LENTE ZMADHUESE
Ju lejon të kërkoni shkollën sipas emrit të institucionit ose sipas nivelit dhe qytetit

Ikona e dytë LOKALIZIMI

Në këtë kërkim është e nevojshme të vendosni një adresë, pastaj të zgjidhni distancën (RREZE) 1KM, 2KM etj, dhe llojin e edukimit: Kopsht, Shkollë Fillore etj. Më pas mund të zgjidhni nëse dëshironi vetëm shkollat ​​shtetërore, paritare ose të dyja, dhe në fund klikoni në “shiko hartën” nëse dëshironi të shihni se ku ndodhet shkolla ose shikoni listën

Ikona e tretë është KËRKIMI I

AVANCUAR dhe ju lejon të kërkoni listën e shkollave sipas rajonit, provincës, bashkisë, llojit të shkollës etj.

SHKOLLA NË ITALI

  • Çerdhe, deri në 3 vjeç
  • Kopsht fëmijësh, 3 deri në 6 vjeç
  • Shkolla fillore, 6 deri në 11 vjeç
  • Shkolla e mesme e ciklit të ulët, 11 deri në 14 vjeç
  • Shkolla e mesme e ciklit të lartë, mbi 14 vjeç

DOKUMENTET PËR REGJISTRIMIN

Për regjistrimin e fëmijëve në shkollë, prindi duhet të plotësojë formularin e dhënë nga sekretaria e shkollës.

Nëse prindi ka dokumentet e mëposhtme, ai mund t’i dorëzojë ato në sekretari:

✔ çertifikata e lindjes

✔ çertifikata e vaksinimit

✔ deklarata e shkollës së ndjekur në vendin e origjinës

Në mungesë të këtij dokumentacioni, prindi vetëdeklaron datën e lindjes së nxënësit, klasën që ndjek fëmija në vendin e origjinës dhe të gjitha informacionet e tjera të kërkuara.

Në momentin e regjistrimit plotësohen formularët për:

✔ zgjedhjen e llojit të shkollës

✔ zgjedhjen nëse preferojnë ose jo mësimin e fesë katolike

Ju mund t’i regjistroni fëmijët tuaj në shkollë në çdo kohë të vitit edhe nëse aktivitetet shkollore kanë filluar tashmë. Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të ndjekin shkollën në Itali edhe nëse nuk respektojnë rregullat e qëndrimit dhe vaksinimit.

Për çerdhen dhe kopshtin, meqenëse nuk është shkollë e detyrueshme, janë të nevojshme vaksinimet profilaktike.

SHKOLLA ITALIANE – ORARET – FREKUENCA

Shkolla zgjat rreth 9 muaj. Fillon rreth mesit të shtatorit dhe përfundon rreth mesit të qershorit. Çerdhet dhe kopshtet janë të hapura deri në fund të qershorit.

Ka dy periudha pushimi për të gjitha shkollat: rreth dy javë për Krishtlindje e rreth një javë për Pashkë (këtë vit nga 14 deri më 19 prill).

Ditët e tjera të pushimeve janë të shpërndara gjatë gjithë vitit shkollor dhe varen nga vendimet e vetë shkollave. Shkolla do t’ju informojë për kalendarin e saj shkollor.

Aktivitetet e shkollës zakonisht zhvillohen paradite, por në disa raste ato vazhdojnë edhe pasdite. Kohët e hyrjes dhe daljes ndryshojnë në varësi të llojit të shkollës, modelit të zgjedhur nga prindi dhe organizimit të brendshëm të  shkollës.

Pyetni shkollën për orarin e parashikuar për frekuentimin e fëmijës suaj. Mungesa e nxënësve duhet të justifikohet gjithmonë nga prindërit ose nga kushdo që zë vendin e tyre.

MËSIMDHËNIA E FESË KATOLIKE APO ZGJEDHJE ALTERNATIVE

Mësimi i fesë katolike parashikohet një ose dy orë në javë, në varësi të nivelit të shkollës.

Në momentin e regjistrimit, prindërit duhet të deklarojnë nëse duan ta

✔ Zgjedhin

✔ Mos e zgjedhin këtë mësim

MENSA DHE TRANSPORTI

Kur aktivitetet mësimore vazhdojnë dhe pasdite, dreka sigurohet brenda shkollave. Prindërit paguajnë tarifa të ndryshme, sipas të ardhurave të familjes, që fëmija i tyre të hajë drekë në mensë.

Është e mundur të kërkohet një dietë e veçantë për arsye shëndetësore ose për arsye fetare.

Për t’u regjistruar për mensën e shkollës (refezione scolastica), në të shumtën e rasteve duhet bërë një kërkesë nëpërmjet shkollës në Komunën ku keni vendbanimin.

* Për çdo pyetje apo problem tjetër kontaktoni sekretarinë e shkollës.

FËMIJA NUK DI ITALISHT

Nëse fëmija juaj nuk e njeh gjuhën italiane, shkolla do të organizojë veprimtari mësimore të gjuhës italiane me gojë dhe me shkrim; projektet do të kryhen individualisht ose në një grup të vogël. Për të arritur këtë qëllim, shkollat ​​do të përdorin mësuesit e tyre dhe të gjitha burimet e territorit në dispozicion.

TAKIMET MIDIS PRINDËRVE DHE MËSUESVE

Mësuesit takohen periodikisht me prindërit për të biseduar me ta për programin e klasës, fëmijët e tyre, vështirësitë dhe përparimin e tyre.

Këto momente takimi janë shumë të rëndësishme sepse shkolla dhe familja mund të bashkëpunojnë edhe për një përfshirje e integrim të mirë në kontekstin e ri.

Secili mësues u tregon prindërve ditën dhe orën që mund t’i takojnë. Prindërit gjithashtu mund të kërkojnë një takim me mësuesit.

VLERËSIMI

Çdo vit shkollor ndahet në semestre tre ose katër mujore. Në fund të tremujorit ose katëremujorit mësuesit kryejnë një vlerësim të rezultateve shkollore të nxënësve dhe përgatisin një “dokument vlerësimi” i cili i dorëzohet familjes.

Vlerësimet shprehen me një gjykim përshkrues në shkollën fillore dhe me nota nga 1 deri në 10 në shkollat ​​e mesme të ciklit të ulët dhe të lartë.

ÇERDHJA DHE KOPSHTI

Në Itali, frekuentimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk është i detyrueshëm. Megjithatë, rekomandohet regjistrimi dhe frekuentimi. Në disa raste këshillohet një frekuentim gradual, me orë të reduktuara në periudhën e parë. Duke qenë se nuk është shkollë e detyrueshme, nuk ka kufizime të veçanta kohore. Është e mundur të filloni me një frekuencë në mëngjes dhe gradualisht të arrini 40 orë në javë. Duke qenë se ky aspekt ndikohet shumë nga karakteristikat e fëmijës, këshillohet që të ndahen me mësuesit modalitetet e përfshirjes në shkollë.

SHKOLLA FILLORE

Në shumë shkolla, prindërit mund të zgjedhin midis orareve të ndryshme dhe organizimit të shkollës:

✔ klasa me “kohë të plotë”: 40 orë në javë (zakonisht nga e hëna në të premte (për shembull nga 8 në 16 – orar në varësi të secilës shkollë), me mundësinë e shërbimit të mensës

✔ klasa me “kohë normale”: 24, 27 ose 30 orë javore. Në këtë rast me një numër të ndryshëm pasditesh në varësi të organizimit të secilës shkollë.

Lëndët e parashikuara janë: Gjuhë Italiane, Matematikë, Shkenca, Histori, Gjeografi, Teknologji dhe informatikë, Anglisht, Art dhe imazh, Shkenca motorike, Edukim muzikor, Feja katolike (ose lëndë alternative)

* Kërkoni nga mësuesit listën e materialeve të nevojshme shkollore.

SHKOLLA E MESME E CIKLIT TË ULËT

Shkolla e mesme e ciklit të ulët ofron 30 orë në javë.Në disa shkolla është e mundur një kohë e zgjatur që mund të përfshijë deri në 36/40 orë në javë me mësim pasdite.

Në shkollën e mesme të  ciklit të ulët , lëndët e parashikuara janë: Italisht, histori, gjeografi; Matematika dhe shkenca; Teknologji; Anglisht; Gjuhë e dytë UE; Arti dhe imazhi; Edukim fizik dhe sport; Muzika, Feja katolike (ose lëndë alternative).

Për studentët e huaj të sapoardhur është e mundur përdorimi i 2 orëve të gjuhës së dytë komunitare për të përforcuar mësimin e gjuhës italiane.

Pas shkollës së mesme të ciklit të ulët, fëmijët duhet të ndjekin të paktën 2 vjet të shkollës së mesme të ciklit të lartë ose kurse profesionale.

* Kërkoni nga mësuesit listën e materialeve të nevojshme shkollore.

SHKOLLA E MESME E CIKLIT TË LARTË

Shkollat ​​e mesme të ciklit të lartë ndahen në institute profesionale, institute teknike dhe shkolla të mesme (Liceo). Brenda këtyre llojeve mund të zgjidhen degë specifike, pra kurse që thellojnë disiplina të caktuara, të lidhura me fushën me interes më të madh për studentin.

Institutet profesionale karakterizohen nga kontakti i ngushtë me botën e punës dhe nga shtigjet që përmirësojnë edhe lëndët e studimit praktik, ndërsa ato teknike dhe liceu janë më të orientuara drejt njohurive teorike, dhe pse teknikët ofrojnë mësim me një qasje specifike laboratorike.

* Kërkoni nga mësuesit listën e materialeve të nevojshme shkollore.

Përveç festave kombëtare, të njëjta për të gjithë, rajonet (le regioni) me vendimet e tyre vendosin çdo vit fillimin dhe përfundimin e aktiviteteve arsimore si dhe ditët e pushimit e festa të tjera.

Kalendarët rajonalë të publikuar :

Categories
Asilo e immigrazione Before you go

FAQ – Të qëndrosh në Itali

Është një dokument i lëshuar nga autoritetet italiane që i jep të huajit të drejtën e qëndrimit në territorin e shtetit. Mund të jetë me kohëzgjatje të ndryshueshme.

 

 

Leja e qëndrimit duhet të kërkohet brenda tetë ditë pune nga hyrja në territorin italian. Vonesa justifikohet vetëm për arsye të një force madhore. Leja e qëndrimit nuk duhet të kërkohet në rastet e hyrjes dhe qëndrimit në Itali për vizita, biznes, turizëm dhe studime që zgjasin jo më shumë se tre muaj për të cilat mjafton deklarata e pranisë.




Nëse shtetasi i huaj hyn në Itali për arsye pune ose bashkimi familjar dhe kërkon lëshimin e parë të lejes së qëndrimit, ai duhet të drejtohet tek Sportello Unico Immigrazione (SUI) i Prefekturës kompetente (këtu harta), përsëri brenda tetë ditëve nga hyrja. Kërkesa për takim mund të bëhet përmes postës elektronike të certifikuar (PEC), duke bashkangjitur një kopje të vizës dhe vulën e hyrjes. Në vijim do vijë thirrja e personit të huaj në SUI për:

  • të dorëzuar dokumentacionin origjinal të kërkuar;
  • të tërhequr kitin e duhur postar;
  • për qytetarët nga 16 deri në 65 vjeç, nënshkruar një marrëveshje integrimi (lexoni Faq (pyetjet) specifike)

Nëse kërkoni lëshimin e llojeve të tjera të lejes së qëndrimit për:

  • në pritje të punësimit; në pritje të rimarrjes së shtetësisë; mbrojtje ndërkombëtare; konvertim të lejes së qëndrimit; familje; vetëpunësim; punë vartëse; punë raste të veçanta; punë vartëse-sezonale; mision; arsye fetare; vendbanimi me zgjedhje; status apolidie (rinovim); studim (leje afatgjatë); praktikë e trajnimit profesional; karton blu i BE-së; përditësim i lejes së qëndrimit (për
    • arsye adrese, pasaporte, statusi martesor, futja e fëmijëve në leje)

    duhet të paraqitet nga personi në fjalë në zyrat postare të autorizuara, duke përdorur kitin postar specifik që është i disponueshëm në të gjitha zyrat postare, Patronate dhe Komunat e abilituara.

    Kërkesa për lëshim duhet të paraqitet drejtpërdrejt në Kuesturë në rastet e lejes se qëndrimit për arsye si:

    • kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare; mbrojtje plotësuese; lëshim i parë i lejes për mbrojtje ndërkombëtare; kujdes mjekësor; gara sportive; drejtësia; integrim minoreni; ftesë; moshë minore; familjarë (në rastin e një leje të lëshuar për një të huaj të pa dëbueshëm, ex art. 19 T.U); humanitare; statusi i pashtetësisë; pushime-punë, dhe në çdo rast tjetër që nuk përmendet shprehimisht.


Në përgjithësi, është e nevojshme të paraqisni dokumentet e identifikimit (p.sh. pasaportën) dhe dokumentet specifike që kërkohen nga lloji i lejes së qëndrimit të kërkuar. Për më shumë informacion, këshillohet ti drejtoheni një zyre postare të autorizuar, Kuesturës, një patronati ose një Komune të autorizuar.

Kuestura ju mban një kopje të të gjitha dokumenteve. Një kopje tjetër do tu dorëzohet si faturë (ricevutë).

Kujdes: në momentin e paraqitjes së praktikës në postë, i huaji do të marrë një njoftim thirrjeje ku do të shënohet dita në të cilën duhet të paraqitet në Kuesturë i paisur me fotografi dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve fotodaktiloskopike (gjurmë gishtash). 




Dokumentet që duhen paraqitur janë:

  • pullë takse prej 16 euro (marca da bollo);
  • pagesa, me anë të fletëpagesës përkatëse (PSE), kuponi e të cilës duhet t’i bashkëngjitet aplikimit, 30,46 € për lëshimin e lejes së qëndrimit në format elektronik;
  • pagesë nëpërmjet fletëpagesës të disponueshme në zyrat postare, një kontribut nga 40 deri në 100 euro në bazë të llojit dhe kohëzgjatjes së lejes së kërkuar.

Kujdes: përjashtohen nga pagesa e kontributit:

  • fëmijët nën moshën 18 vjeç;
  • fëmijët nën moshë edhe të bashkëshortit ose të lindur jashtë martese;
  • ata që kanë leje qëndrimi për trajtim mjekësor;
  • shtetasit e huaj që kërkojnë lëshimin ose rinovimin e lejes për kërkesë dhe dhënie të mbrojtjes ndërkombëtare;
  • aplikantët për konvertimin e një leje qëndrimi të vlefshme;
  • aplikantët për përditësimin e lejes së qëndrimit;
  • familjarët e shtetasve të BE-së që banojnë në vend në bazë të Dekretit Legjislativ 30/2007.

Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit të lëshuar është e barabartë me atë të vizës së hyrjes, nëse është e parashikuar, dhe në çdo rast për:

 

punë vartëse me kontratë të përhershme

maksimumi 2 vjet;

punë vartëse me kontratë me afat të caktuar

e barabartë me kohëzgjatjen e marrëdhënies ose maksimumi 1 vit;

vetëpunësim

maksimumi 2 vjet

punë sezonale

maksimumi 9 muaj (pavarësisht nga sektori i punës);

në pritje të punësimit

të paktën 1 vit, ose për gjithë kohëzgjatjen e shërbimit të mbështetjes së të ardhurave që mund të marrë punonjësi i huaj, nëse është më i lartë (Ligji 92/2012);

studim dhe trajnim

1 vit i rinovueshëm;

familjarët

si për familjarin me me leje qëndrimi dhe titullar i së drejtës per bashkim, ose për maksimumi 2 vjet;

kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare

6 muaj, i rinovueshëm çdo 6 muaj deri në përfundimin e procedurës;

mbrojtja ndërkombëtare (statusi dhe mbrojtja plotësuese)

5 vite

mbrojtje të veçantë

2 vjet

raste të veçanta

6 muaj dhe i rinovueshëm për 1 vit ose më shumë;

leje për shkak të fatkeqësive natyrore

6 muaj

leje për akte me vlerë të veçantë civile

2 vjet

Vullnetarizëm

zakonisht 1 vit ose maksimumi 18 muaj

kërkimin shkencor

e barabartë me atë të programit kërkimor (Dekreti Legjislativ 17/2008)



lavoro subordinato con contratto a tempo indeterminato

massimo 2 anni;

lavoro subordinato con contratto a tempo determinato

pari alla durata del rapporto o al massimo 1 anno;

lavoro autonomo

massimo 2 anni

lavoro stagionale

massimo 9 mesi (a prescindere dal settore lavorativo);

attesa occupazione

almeno 1 anno, ovvero per tutto il periodo di durata della prestazione di sostegno al reddito eventualmente percepita dal lavoratore straniero, qualora superiore (L. 92/2012);

studio e formazione

1 anno rinnovabile;

familiari

come per il familiare titolare del diritto al ricongiungimento, o al massimo 2 anni;

richiesta protezione internazionale

6 mesi, rinnovabili di 6 mesi in 6 mesi fino al completamento della procedura;

protezione internazionale (status e sussidiaria)

5 anni

protezione speciale

2 anni

casi speciali

6 mesi e rinnovabile per 1 anno o più a lungo;

permesso per calamità

6 mesi

permesso per atti di particolare valore civile

2 anni

volontariato

di norma 1 anno o al massimo 18 mesi

ricerca scientifica

pari a quella del programma di ricerca (D. Lgs. 17/2008)

Rinovimi i lejes së qëndrimit duhet të kërkohet (nëpërmjet zyrave postare ose Kuesturës, në varësi të arsyeve të rinovimit) të paktën 60 ditë përpara datës së skadencës. Ky afat është thjesht tregues dhe në rast mosrespektimi nuk ka asnjë sanksion të menjëhershëm. Nga ana tjetër, i huaji me leje qëndrimi që ka skaduar për më shumë se 60 ditë pa kërkuar rinovimin e saj konsiderohet i paligjshëm.




Në rast të kërkesës për lëshimin ose rinovimin e lejes së qëndrimit, personi mund të mbështetet në legjitimitetin e plotë të qëndrimit dhe të aktivitetit të punës me kushtin që:

  • kërkesa është dorëzuar para skadimit të lejes, ose brenda gjashtëdhjetë ditëve nga skadimi;
  • të jetë lëshuar nga zyra kompetente kuponi (ricevuta) që vërteton paraqitjen e kërkesës për lëshimin ose rinovimin e lejes.

Në këtë fazë është e mundur, pra, regjistrimi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, rinovimi i kartës së identitetit të skaduar, ndryshimi i vendbanimit, përfitimi i sigurimeve shoqërore, marrja e lejes së drejtimit etj.




Leja e qëndrimit nuk mund të rinovohet ose zgjatet nëse qëndrimi në Itali është ndërprerë, duke qëndruar jashtë vendit, për një periudhë të vazhdueshme më shumë se 6 muaj ose më shumë se gjysma e periudhës së vlefshmërisë së lejes së qëndrimit, përveç rasteve kur ka arsye serioze (shërbimi ushtarak dhe të ngjashme). Rinovimi i lejes së qëndrimit refuzohet edhe në mungesë të kushteve të përcaktuara me ligj për lëshimin e saj.

 




studimi, praktike ose trajnimi

Para skadimit të saj në një leje qëndrimi për arsye pune brenda kuotave të përcaktuara me dekretin e flukseve. Nëse nuk konvertohet, mund të përdoret ende për të punuar brenda kufijve prej 20 orësh në javë.

punë sezonale

Para skadimit të saj në një leje qëndrimi për arsye pune brenda kuotave të përcaktuara me dekretin e flukseve.

mosha minore (neni 32, paragrafi 1-bis)

mbrojtja sociale (tani referuar si raste të veçanta, nenet 18 dhe 22, 12 kuater)

viktima të dhunës në familje (tani quhen raste të veçanta) (Neni 18-bis)

Leje qëndrimi BE afatgjata të lëshuara nga një shtet tjetër anëtar i Bashkimit Evropian (neni 9-bis)

mbrojtje të veçantë (referuar në nenin 32, paragrafi 3, i dekretit legjislativ nr.25, datë 28.01.2008)

për fatkeqësitë natyrore (referuar në nenin 20-bis)

me vendbanim të zgjedhur (referuar në nenin 11, pika 1, germa c-quater), të dekretit të Presidentit të Republikës, datë 31 gusht 1999, nr. 394)

për fitimin e shtetësisë ose statusit të apolidisë (pashtetësisë)

për aktivitete sportive

për punë artistike

për arsye fetare

për ndihmë ndaj minorenëve

për trajtim mjekësor

Kujdes: Lejet e qëndrimit të lëshuara në pritje të njohjes së mbrojtjes ndërkombëtare ju lejojnë të punoni dy muaj pas paraqitjes së kërkesës, por nuk mund të konvertohen në një leje tjetër qëndrimi.

Mbajtësit e lejes së qëndrimit mund të:

  • regjistrohen në Qendrat e Punësimit dhe të kenë kartën profesionale;
  • regjistrohen në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar;
  • regjistrohen në INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore);
  • regjistrohen në INAIL (Instituti Kombëtar për Aksidentet në Punë);
  • të kërkojnë regjistrim në komunën e vendbanimit;
  • bashkohen dhe/ose promovojnë një shoqatë;
  • anëtarësohen në sindikatë;
  • kenë qasje në arsim dhe trajnim.




Ata janë të detyruar të tregojnë lejen e qëndrimit së bashku me pasaportën ose dokumentin tjetër të identitetit në rastet e mëposhtme:

  • punonjësve të administratës publike, nëse kanë nevojë për licenca, autorizime, regjistrime etj.
  • me kërkesë të oficerëve dhe agjentëve të sigurisë publike; Nëse refuzoni të tregoni dokumentet tuaja, mund të dënoheni me burgim deri në 1 vit dhe me gjobë deri në 2000 €. Autoriteti i sigurisë publike, kur ka një arsye të vlefshme, mund të kërkojë edhe informacione dhe prova për të ardhurat (nga puna ose nga burime të tjera të ligjshme), të mjaftueshme për të mbështetur shtetasin e huaj dhe anëtarët e familjes së tij që jetojnë në Itali.
  • Ata kanë gjithashtu detyrimin ti komunikojnë Kuestorit kompetent për territorin çdo ndryshim në vendbanimin e tyre të zakonshëm brenda pesëmbëdhjetë ditëve në vijim. Ky komunikim mund të realizohet edhe me anë të deklaratës së pritjes dhe/ose dhënies me qera të objektit në rastet dhe mënyrat e parashikuara në ligj.

Jo: leja e qëndrimit mbetet e vlefshme deri në skadimin e saj dhe në çdo rast, me përjashtim të punonjësit sezonal, për një periudhë totale jo më pak se 1 vit. Nëse nuk gjendet një kontratë e re pune para skadimit të lejes së qëndrimit, mund të aplikohet për leje qëndrimi në pritje të punësimit.

 

 

Ju kryeni një krim të dënueshëm me gjobë nga 5,000 deri në 10,000 euro




Marrëveshja e integrimit është një dokument që shtetasi i huaj duhet të nënshkruajë dhe me të cilin ai angazhohet ndaj shtetit italian për arritjen e objektivave specifikë integrues, nëpërmjet përfundimit të një rruge gjuhësore, qytetare dhe sociale, që do të arrihen gjatë periudhës së vlefshmërisë së leje qëndrimi.

Pas nënshkrimit, të huajit i caktohen 16 kredite, të cilat mund të rriten nëpërmjet përvetësimit të njohurive të caktuara (niveli i gjuhës italiane A2, parime themelore të Kushtetutës, jeta civile në Itali) ose kryerjes së veprimtarive. Kreditë ulen në rast të kryerjes së kundërvajtjeve penale, administrative dhe tatimore.

Marrëveshja parashikon që brenda dy viteve i huaji të arrijë kuotën e 30 krediteve për të qëndruar në territorin kombëtar.




Burimi: Portale Integrazione Migranti  (Ministria e Punës dhe Politikave Sociale; Ministria e Brendshme; Ministria e Arsimit).




Leggi anche:

Categories
Asilo e immigrazione Before you go Faq Lavoro

FAQ – Hyrja ne Itali per pune

Numri i shtetasve të huaj që do të pranohen në Itali për punë vartëse (përfshirë ato sezonale) ose të vetëpunësuar, përcaktohet në kontekstin e “kuotave të hyrjes” të parashikuara në dekretet e flukseve, të cilat përcaktojnë numrin maksimal të të huajve nga vendet e treta që mund të hyjnë ne Itali per pune. Në rastet e përcaktuara me ligj, hyrja për punë është e mundur edhe jashtë kuotave.




Kjo lloj vize mund te kerkohet per ata qe kane kombesine e nje prej vendeve te treguara cdo vit me Dekretin e Presidences se Keshillit te Ministrave (DPCM) i cili cakton flukset e hyrjes per pune sezonale vetem ne sektorin turistik-hotelier dhe bujqesor: në momentin e lëshimit të lejes së punës(nullaosta), punëtori i huaj mund të hyjë në Itali dhe të aktivizojë procedurën për të kërkuar leje qëndrimi për punë sezonale.




Viza e vetëpunësimit lejon të hyjnë në Itali të huajt që dëshirojnë të kryejnë një veprimtari profesionale ose pune jo vartëse. Për ta marrë atë, duhet të jeni brenda kuotave të DPCM për programimin e flukseve hyrëse, ose dhe jashtë tyre, edhe pse kjo e fundit është shumë e kufizuar në praktikë. Përveç kësaj, është e nevojshme të demonstroni se keni mjete të mjaftueshme financiare dhe aktiviteti që synoni të kryeni nuk u rezervohet me ligj shtetasve italianë ose shtetasve të Bashkimit Evropian.

 

 

Queste FAQ sono parte del Vademecum “Benvenute e benvenuti in Italia” realizzato nell’ambito del progetto Before U Go

Categories
Asilo e immigrazione Before you go Faq

Faq – Ardhja në Itali

Viza e hyrjes është një autorizim, i lëshuar nga Konsullata ose Përfaqësia Diplomatike Konsullore kompetente, që lejon personat e huaj të hyjnë në zonën Shengen ose në territorin italian; vihet në pasaporte ose në një dokument tjetër të vlefshëm.

Mund ta kërkojnë atë shtetasit e një vendi që nuk i përkasin Bashkimit Evropian ose personat pa shtetësi (apolidi) që synojnë të mbërrijnë në Itali, për arsyet e mëposhtme:

  • birësim, biznes, kujdes mjekësor, diplomatike, arsye familjare, garë sportive, ftesë, vetëpunësim, punë vartëse, mision, arsye fetare, rihyrje, vendbanim me zgjedhje, kërkim shkencor, studim, tranzit aeroportual, tranzit, transport, turizëm, punë-pushime dhe vullnetarizëm.

Megjithatë, kush mbërrin në Itali pa vizë nuk mund ti refuzohet hyrja nëse:

  • kërkon dhe përfiton mbrojtjen ndërkombëtare;
  • është nën moshën 18 vjeç, pa i cenuar të drejtën për të ndjekur prindin ose kujdestarin e dëbuar;
  • gëzon masa të përkohshme mbrojtje për arsye humanitare;
  • përfiton nga masat e përkohshme të mbrojtjes të lidhura me “raste të veçanta”;
  • është në gjendje shtatzanie apo në gjashtë muajt pas lindjes.

Pasi të kenë kaluar kontrollet, autoritetet kufitare vulosin pasaportën duke treguar datën dhe vendin e tranzitit.

Kujdes: nëse bëni deklarime të rreme ose paraqisni dokumente false, mund të ndiqeni penalisht dhe aplikimi juaj do të refuzohet.




Queste FAQ sono parte del Vademecum “Benvenute e benvenuti in Italia” realizzato nell’ambito del progetto Before U Go

Categories
Asilo e immigrazione Evidenza Ucraina

Approvata la direttiva europea per la Protezione temporanea

LAJM I RËNDËSISHËM

Bashkimi Evropian ka vendosur të miratojë direktivën për mbrojtje të përkohshme në lidhje me luftën në Ukrainë (Direktiva 55/2001).

Qytetarët e Ukrainës, azilkërkuesit, mbajtësit e mbrojtjes ndërkombëtare dhe mbajtësit e lejes së qëndrimit afatgjatë që banojnë në Ukrainë dhe anëtarët e familjeve të tyre kanë të drejtë për një leje qëndrimi të rinovueshme dhe kanë akses në shërbimet e mëposhtme:

  • Shkollë
  • Punë
  • Strehim
  • Kujdes social
  • Kujdes shëndetësor

VINI RE

Italia ende nuk ka nxjerrë dekretin zbatues të kësaj direktive. Do t’i publikojmë procedurat sapo ato të jenë të disponueshme.

Ndërkohë ju kujtojmë se:

 

Shkoni te seksioni i Urgjencës në Ukrainë




 

Categories
Asilo e immigrazione Evidenza Faq Ucraina

FAQ – Kërkesë për Mbrojtje Ndërkombëtare

[ITALIANO ]  [UCRAINO – український] [RUSSO – РУССО] [INGLESE – ENGLISH]

  • Me të mbërritur në Itali, në Policinë Kufitare
  • Në çdo kohë, në Kuesturë – Zyrën e Imigracionit  (link kategoria Juma)

1) Shprehja e vullnetit – Herën e parë që shkoni në Kuesturë do të duhet të thoni se dëshironi të aplikoni për azil ose mund të dorëzoni një fletë ku shkruani emrin, mbiemrin, datën e lindjes etj, dhe shkruani qartë se dëshironi të aplikoni për azil.

Nëse Kuestura është e mbyllur, ju mund të dërgoni dhe një email (vetëm ose me një avokat) duke kërkuar një takim për të aplikuar për azil.

2) Kuestura  ju lëshon CEDOLINO-n, një fletë (me vulë dhe firmë) me të cilën ju jepet takimi për të bërë “formalizimin e aplikimit”.

3) Formalizimi i kërkesës për azil – plotësimi i “C3”. Pasi të keni përfunduar C3, mund të aplikoni për një leje qëndrimi për “kërkesë azili”, e cila zgjat 6 muaj, është e rinovueshme dhe ju lejon të punoni 2 muaj pas lëshimit të parë.

Kujdes!

Nëse keni hyrë në Itali pa vizë hyrjeje, dhe nuk jeni fotosinjalizuar (gjurmë gishtash), ka të ngjarë që Kuestura t’ju japë dy takime: i pari për të bërë fotosinjalizimin, i dyti për të bërë C3.

Mos harroni se C3 nuk është ende një leje qëndrimi, por duhet ta mbani gjithmonë me vete!




Nuk keni nevojë për asnjë dokument. Ju do të plotësoni formularët që do t’ju japin në Kuesturë

Kujdes!

Nëse keni me vete ndonjë dokument identiteti (për shembull pasaportën tuaj), do t’ju kërkohet t’i dorëzoni ato në Kuesturë së bashku me 4 foto.

Pasaporta do të mbahet në Kuesturë për të gjithë periudhën e procedurës.

Në të njëjtën kohë, ju kërkohet të dorëzoni të gjitha dokumentet që mendoni se janë të dobishme për aplikimin tuaj për azil (diploma, fotografi, artikuj gazetash, tesera), duke përfshirë dokumentacionin në lidhje me moshën, shtetësinë, shtetet dhe vendet ku keni qëndruar dhe arsyet e aplikimit për azil.

Vini re

Do t’ju kërkohet një adresë për të ditur se ku jetoni dhe për t’ju dërguar të gjitha komunikimet në lidhje me procedurën. Nëse jeni mysafir i shokëve dhe keni një deklaratë mikpritjeje (ospitalità), merreni me vete!

Nëse nuk keni një vend ku të qëndroni, keni të drejtë të hyni në një qendër pritjeje publike që menaxhohet nga Prefektura ose Komuna! Ju keni të drejtë të qëndroni në këtë qendër për të gjithë kohëzgjatjen e procedurës.

Edhe pa adresë ke të drejtë të aplikosh për azil!




Pas aplikimit për azil, Kuestura do t’i dërgojë dokumentet në “Komisionin Territorial” kompetent të territorit ( të paktën një në çdo rajon (regione) të Italisë).

Komisioni Territorial është zyra ku kryhen intervistat me azilkërkuesit dhe i cili merr vendimin për kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare.


  • Në përfundim të intervistës në komision, mund të merren vendimet e mëposhtme:


    • Njohja e statusit të refugjatit: në këtë rast njihet mbrojtja ndërkombëtare “më e lartë”, sepse konsiderohet një rrezik përndjekjeje në rast kthimi në vendin e origjinës. Me këtë vendim ju mund të shkoni në Kuesturë dhe të merrni një leje qëndrimi për “azil”, 5-vjeçare , të rinovueshme dhe një dokument udhëtimi për refugjatët;
    • Njohja e mbrojtjes plotësuese: është një formë tjetër e mbrojtjes ndërkombëtare, e cila ju jep edhe në këtë rast të drejtën e një leje qëndrimi 5-vjeçare, të rinovueshme.
    • Njohja e mbrojtjes speciale: është një formë mbrojtjeje “kombëtare”, dhe të jep të drejtën për të marrë një leje qëndrimi 2-vjeçare në Kuesturë , e rinovueshme dhe e konvertueshme në leje pune;
    • Njohja e nevojave mjekësore: në rast se njihet “gjendje e rëndë psiko-fizike ose që vjen nga patologji të rënda“, do t’ju jepet një leje maksimumi një vit, e rinovueshme dhe e konvertueshme në leje për arsye pune.
    • Refuzim – Komisioni ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare apo të mbrojtjes speciale.

    Kujdes!

    Mund të ndodhë që të thirreni për një intervistë tjetër. Kjo mund të ndodhë kur e para nuk konsiderohet e mjaftueshme për të kuptuar të gjithë historinë personale dhe për të marrë një vendim. Nuk ka pse të shqetësoheni, thjesht do të thotë se është një rast kompleks!

Gjatë intervistës keni gjithmonë të drejtë:

  • të kryeni intervistën në gjuhën tuaj amtare (ose në atë që e njihni shumë mirë), me ndihmën e një përkthyesi të paanshëm;
  • konfidencialitetin e informacionit që ndani me Komisionin (i cili nuk do të ndahet me autoritetet në vendin tuaj);
  • të ndihmoheni nga një avokat;
  • të konstatoni probleme  keqkuptimi me përkthyesin;
  • të kërkoni një pushim;
  • të kërkoni pezullimin në rast situatash serioze (për shembull për arsye shëndetësore);
  • të rilexoni procesverbalin e intervistës dhe të kërkoni ndonjë korrigjim




Teorikisht, ju duhet të merrni një përgjigje për aplikimin tuaj për mbrojtje ndërkombëtare brenda një muaji nga bërja e kërkesës suaj. Në praktikë, mund të zgjasë shumë më tepër, dhe nuk është e mundur të dihet me siguri.

Vini re

Për të gjithë kohëzgjatjen e procedurës ju mbeteni mbajtës i lejes së aplikimit për azil.

Në rast refuzimi (“negativ”) nga Komisioni, ju mund ta kundërshtoni vendimin negativ në Gjykatë (“të apeloni”). Për sa kohë zgjat procesi, ju keni të drejtë të rinovoni lejen 6-mujore të azilkërkuesit. Gjykata mund të vendosë ose të njohë një formë mbrojtjeje (statusi i refugjatit, mbrojtje plotësuese, mbrojtje speciale, trajtim mjekësor), ose të vendosë negativisht. Nëse edhe Gjykata ju jep negativin, ju mund të vlerësoni nëse duhet të bëni një kërkesë të re për mbrojtje ndërkombëtare (quhet “e përsëritur”, nëse ka arsye të reja për të aplikuar për azil), apo të apeloni në Gjykatën e Lartë. Kujdes: ankimi në Gjykatën e Lartë nuk e pezullon automatikisht negativin e Gjykatës, ndaj ekziston rreziku që t’ju japin një masë dëbimi (ekspuls)!



Nëse nuk keni para të mjaftueshme, mund t’i drejtoheni një avokati, duke përdorur shërbimin e quajtur “Gratuito patrocinio” (Ndihmë juridike falas), e do jetë shteti që do ta paguajë avokatin. Në këtë rast, avokati do t’ju kërkojë të nënshkruani disa dokumente në të cilat ju vetëçertifikoni të ardhurat tuaja.

Nëse nuk njihni një avokat tuajin, mund të shkoni në gjykatën më afër jush dhe të konsultoheni me listën e avokatëve në dispozicion, nëse dëshironi, mund të kërkoni një zyrë ARCI në qytetin tuaj, i cili do të jetë në gjendje t’ju drejtojë në  sportelin ligjor më të afërt. Në jumamap.it (https://www.jumamap.it/ ) mund të gjeni një listë të shërbimeve ligjore në qytetin tuaj.

Përndryshe, mund të telefononi në numrin pa pagesë për azilkërkuesit dhe refugjatët. Është një linjë telefonike falas e arritshme si nga një linjë fikse (800 905 570) dhe një telefon celular (3511376335) përmes së cilës është e mundur të keni akses në shërbime konsulence dhe asistence ligjore.

Categories
Covid-sq Evidenza Regole e comportamenti Salute

Dekretet e festave dhe 29 dhjetorit: rregullat e reja Green Pass i Përforcuar dhe karantina

NJOFTIM

Për shkak të përditësimeve të vazhdueshme të dekreteve, konsultoni faqen https://www.jumamap.it/it/covid/ për të rejat më të fundit

 

Pas miratimit të Dekretit të Festave me 23 dhjetor dhe Dekretit të 29 Dhjetorit, kanë hyrë në  fuqi rregulla të reja në lidhje me masat e kontrollit të Covid-19 në Itali.

 

Nga 10 janari 2022, ndryshojnë rregullat e Green Pass i Përforcuar(“Super Green Pass”) dhe rregullat e karantinës.

 

Rregullat e reja të Green Pass i Përforcuar nga 10 janari 2022

Green Pass i Përforcuar (i cili merret në përfundim të ciklit të vaksinimit ose pasi të jesh shëruar) është i detyrueshëm për të kryer aktivitetet e mëposhtme:

 

  • hyrje dhe përdorim i transportit publik lokal ose rajonal;
  • hotele dhe objekte akomodimi;
  • festa të lidhura me ceremoni civile ose fetare;
  • festivale dhe panaire;
  • qendra kongresesh;
  • shërbime katering, edhe në ambiente të hapura;
  • ski lift me qëllime turistike-tregtare edhe nëse ndodhen në zona skijimi;
  • pishina, qendra noti, sporte ekipore dhe qendra Wellness, edhe në natyrë;
  • qendra kulturore, qendra sociale dhe rekreative edhe për aktivitete në natyrë.

 

Punonjësit do të mund të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre edhe me një tampon negativ (vlefshmëria: 24 orë për tamponin e shpejtë dhe 48 orë për tamponin molekular).

Edhe studentët universitarë gjithashtu do të mund të hyjnë në universitet me një test negativ.

 

Rregullat e reja të Green Pass nga 1 shkurt 2022

Nga data 1 shkurt 2022 kohëzgjatja e green pass vaksinor reduktohet nga 9 në 6 muaj. Periudha minimale për administrimin e dozës së tretë zvogëlohet nga 5 në 4 muaj pas përfundimit të ciklit parësor të vaksinimit (dy dozat e para).

 

Rregulla të reja për karantinën

Nuk janë më të detyruar të qëndrojnë në izolim shtëpiak ( në karantinë) personat që kanë qënë në kontakt të ngushtë me një person pozitiv nëse atyre:

 

  • u është administruar doza e dytë e vaksinës brenda 4 muajve;
  • u është administruar doza e tretë përforcuese (booster).

 

Ju lutemi vini re: në çdo rast është e detyrueshme mbajtja e maskës Ffp2 deri në ditën e 10 pas kontaktit me personin që ka rezultuar pozitiv. Nëse rezulton simptomatik, duhet të kryhet një test i shpejtë ose molekular i antigjenit 5 ditë pas kontaktit.

 

Maskat

  • është e detyrueshme mbajtja e maskave ​​edhe jashtë, dhe në zonë të bardhë;

 

  • është e detyrueshme mbajtja e maskave të tipit FFP2 në raste spektaklesh të hapura për publikun që zhvillohen jashtë dhe brenda në teatro, salla koncertesh, kinema, ambiente argëtimi, muzikë live dhe për ngjarje sportive de gara që zhvillohen brenda ose jashtë. Në të gjitha këto raste ndalohet konsumimi i ushqimeve dhe pijeve në ambiente të mbyllura;

 

  • është e detyrueshme mbajtja e maskave ​​të tipit FFP2 në të gjitha mjetet e transportit.

Evenimente, festa, diskoteka

Deri më 31 janar 2022, janë të ndaluara evenimentet, festat dhe koncertet, sido që të emërohen, të cilat përfshijnë tubime të personave në ambiente të hapura; do të jenë të mbyllura sallat e vallëzimit, diskotekat dhe lokalet.

 

Hyrja e vizitorëve në strukturat socio-sanitare dhe RSA

Është e mundur të hysh për të bërë vizita në objektet rezidenciale, socio-asistenciale, socio-sanitare dhe hospice vetëm për personat e pajisur me Green Pass të përforcuar dhe tampon negativ ose të vaksinuar me dozën e tretë.

 4,989 Visite totali