ÇEKU UNIK FAMILJAR

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on telegram

Çeku unik (assegno unico) universal është një mbështetje ekonomike për familjet e jepet për çdo fëmijë minoren në ngarkim  deri në moshën madhore dhe, në kushte të caktuara, deri në moshën 21 vjeç.

Çeku paguhet nga INPS mbi bazën e Indikatorit Ekuivalent të Situatës Ekonomike (Isee). Për të marrë çekun, familjet mund të bëjnë kërkesë në INPS, ose pranë patronateve, duke filluar nga data 1 janar 2022. Çeku do të paguhet nga INPS nga muaji mars 2022.

Është e mundur të kërkohet çeku deri më 30 qershor 2022, duke pasur të drejtë edhe për pagesat e mëparshme mujore (nga marsi 2022).

Kush mund ta kërkojë çekun

Për të aplikuar për çekun, duhet të plotësoni kushtet e mëposhtme:

  • Shtetësi italiane, ose shtetësi të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian (ose anëtar familje), ose shtetas të një shteti që nuk i përket Bashkimit Evropian, me një leje qëndrimi të BE-së afatgjatë; ose të jeni mbajtës të një leje pune të autorizuar për të kryer një veprimtari pune për një periudhë më shumë se gjashtë muaj; ose të jeni mbajtës të një leje qëndrimi për arsye kërkimore të autorizuar për të qëndruar në Itali për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj;
  • subjekt i pagesës së tatimit mbi të ardhurat në Itali;
  • rezidencë në Itali për të paktën dy vjet, edhe nëse jo e vazhdueshme, apo me një kontratë pune të përhershme ose me afat kohor prej të paktën gjashtë muajsh.

 

Karakteristikat e çekut

  • Çeku është universal – të gjitha shtresat e të ardhurave kanë të drejtë për të – është progresiv – shuma rritet nëse ISEE zvogëlohet.
  • Çeku mund të kërkohet brenda 120 ditëve nga lindja e një fëmije, nga muaji i 7 i shtatzënisë dhe për çdo fëmijë në ngarkim deri në moshën 21 vjeç.
  • Për fëmijët mbi 18 vjeç dhe nën 21 vjeç, për të përfituar çekun është e nevojshme që fëmija në ngarkim të plotësojë një nga kushtet e mëposhtme:
    • të jetë duke ndjekur një shkollë ose një kurs trajnimi profesional, ose një kurs diplome;
    • të jetë duke kryer një stazh ose punon dhe ka të ardhura totale më pak se 8000 € në vit;
    • të jetë i regjistruar si i papunë dhe në kërkim të punës tek shërbimet publike të punësimit;
    • të jetë duke kryer shërbimin civil universal.
  • Pasi të jetë bërë aplikimi, çeku njihet duke filluar nga muaji mars e gjithsesi brenda 60 ditëve nga aplikimi.
  • Çeku paguhet duke u kredituar në Iban ose me transfertë bankare (bonifico domiciliato), përveç atyre që përfitojnë Reddito di cittadinanza. 
  • Çeku nuk ndikon në të ardhurat e përgjithshme të familjes.

Vini re: në momentin e aplikimit, është e mundur të paraqitet certifikata Isee për të marrë një çek proporcional. Nëse një aplikim dorëzohet pa bashkangjitur një certifikatë ISEE, INPS do të paguajë vetëm shumën minimale, pavarësisht nga të ardhurat.

Përputhshmëria e çekut me ndihma të tjera sociale

Duke filluar nga marsi 2022, çeku zëvendëson disa kontribute ekonomike shtetërore për familjet me fëmijë.

 

  • Çeku unik i familjes zëvendëson Premio alla nascita (Bonus mamma domani), Assegno di natalità (Bonus bebè), ANF (Assegni Familiari) dhe zbritjet fiskale për fëmijët në ngarkim nën moshën 21 vjeç.
  • Çeku unik i familjes është i pajtueshëm me Reddito di cittadinanza dhe me bonus nido.

Vini re: nëse jeni përfitues i Reddito di cittadinanza , çeku unik i familjes do të paguhet automatikisht.

Simulimi i shumës së çekut

Në këtë link mund të llogarisni çekun me simulatorin INPS:

https://servizi2.inps.it/servizi/AssegnoUnicoFigli/Simulatore

Kategoritë e përjashtuara nga Çeku unik i familjes

Për momentin, disa kategori qytetarësh me leje qëndrimi të ndryshme nga ato të listuara në aksesin për çekun janë ende të përjashtuara. Për këtë aspekt, nëse ka ndonjë ndryshim në kërkesat e aksesit, përditësimet do të ofrohen në këtë faqe.

Si të aplikoni

Për të aplikuar, duhet të hyni në faqen e internetit të INPS:

https://serviziweb2.inps.it/PassiWeb/jsp/spid/loginSPID.jsp?uri=https%3a%2f%2fservizi2.inps.it%2fservizi%2fAssegnoUnicoFigli&S=S

Ose telefononi në 803164 (nga telefon fiks) ose 06164164 (nga celular) ose nëpërmjet patronateve të njohur nga INPS

https://www.inps.it/servizi-online/servizi-per-i-patronati/informazioni/gli-enti-di-patronato

 

Nëse keni nevojë për një përkthyes sepse nuk flisni italisht, kontaktoni në Numrin pa pagesë për azilkërkuesit dhe refugjatët (ARCI):  800 905 570 – Lycamobile: 3511376335




assegno unico
Pidgin English
Bambara
Pular
Soninke