Dekreti i flukseve: zgjaten aplikimet deri më 30 shtator

decreto flussi

Është shtyrë deri më 30 shtator 2022 afati për paraqitjen e kërkesave për konvertimin e lejeve të qëndrimit dhe për hyrjen e shtetasve jo komunitarë të përfshirë në projekte trajnimi jashtë vendit. Dekreti i flukseve (dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave i 21 dhjetorit) përcakton në 69700 kuotën maksimale të punëtorëve të huaj që mund të hyjnë në Itali për të punuar.

Në mënyrë specifike, akoma mund të dorëzohen aplikimet  për:

1) shndërrimi i lejeve të qëndrimit për punë vartëse dhe të vetëpunësuar

Deri më sot, janë bërë afërsisht 45% e aplikimeve në krahasim me kuotat e disponueshme.

2) hyrje në Itali për shtetasit jo komunitarë që banojnë jashtë vendit, të cilët kanë përfunduar programe trajnimi dhe arsimimi në vendet e tyre të origjinës

Nuk është arritur akoma kuota e nr. 100 pranime për punëtorë që kanë kryer programe arsimimi dhe trajnimi në vendet e tyre të origjinës (në zbatim të nenit 23 të Dekretit Legjislativ nr. 286, datë 25 korrik 1998).

Si të aplikoni

Për të filluar procedurën, punëdhënësi (italian ose i huaj me banim të ligjshëm në Itali) duhet të kërkojë nulla osta për punësimin e një punonjësi jo komunitar, duke plotësuar formularin online në këtë link: https://nullaostalavoro.dlci.interno.it

Për të bërë aplikimin, ka kohë deri me 30 shtator 2022 (jo më 17 mars 2022) dhe do të ketë përparësi renditja kronologjike e aplikimeve.

Vini re: për të plotësuar aplikimet është e nevojshme të keni një identitet elektronik SPID.

Projekti Before You Go, i cili do të përfundojë më 30 shtator 2022, ka lehtësuar deri tani përfshirjen e 583 personave që synojnë të ndërmarrin një rrugë migrimi në Itali, duke i përgatitur ata në vendet e tyre të origjinës nga ana kulturore, gjuhësore, sociale dhe e punës.  Për më shumë informacion mbi projektin vizitoni këtë link.




Loading

Çfarë është JumaMap

JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.

Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.

Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it

Welcome Center

Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:

E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik

E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social

E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik

Mbështetje digjitale

E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30

Numri falas për kërkues azili dhe refugjatë

Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)

Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it

Numri falas për migrantë me aftësi të kufizuara

NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.

Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.

Hapësirë dëgjimi për të mitur dhe të rinj migrantë

U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.

Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.