Detyrimi i vaksinimit dhe Green Pass pas dekretit të 10 janarit: rregullat e reja

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on telegram

obbligo vaccino over 50

Më 10 janar 2022 ka hyrë në fuqi një dekret i ri që ka përditësuar rregullat ekzistuese mbi vaksinat dhe Green Pass. Kush do t’i nënshtrohet vaksinimit të detyrueshëm? Kur do të jetë e nevojshme të tregohet super Green Pass dhe kur do të jetë ende i mjaftueshëm zotërimi i Green Pass BAZË? Ja disa nga të rejat më të rëndësishme të sjella nga dekreti i ri i cili do të qëndrojë në fuqi deri më 31 mars 2022 ose deri në përfundimin e gjendjes së emergjencës.

Para së gjithash, nga 10 janari do të shkurtohet koha për marrjen e dozës së tretë: mund të bëhet pas 4 muajsh nga e dyta, në vend të 5 muajve. Më 1 shkurt gjithashtu kohëzgjatja e Green Pass do ulet nga 9 në 6 muaj.

Ka dhe rregulla për disa kategori specifike: le të shohim cilat.

Mbi 50 vjeç

Dekreti i ri vendos detyrimin e vaksinimit për:

  • të gjithë shtetasit italianë dhe të huaj, që janë të paktën 50 vjeç (ose ata që do ti mbushin brenda datës 15 janar), rezidentë ose banues në në Itali, të regjistruar ose jo në Shërbimin shëndetësor nacional.

Përjashtohen nga detyrimi i vaksinimit ata që do të kenë një certifikatë mjekësore. Autoriteti Shëndetësor Vendor ASL, nëse është dakort me mendimin e mjekut të familjës, do të lëshojë një certifikatë përjashtimi nga detyrimi i vaksinimit kundër SARS-CoV-2 në përputhje me qarkoret e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë temë.

Punëtorët mbi moshën pesëdhjetë vjeç, të cilët nga data 15 shkurt 2022 nuk do të kenë Green Pass të përforcuar në momentin e  hyrjes në vendin e punës, do të konsiderohen të munguar të pajustifikuar, pa të drejtë pagese, por pa pasoja disiplinore dhe me të drejtën e mbajtjes së marrëdhënies së punës.

Nga 15 shkurti deri më 15 qershor, Super Green Pass do të bëhet i detyrueshëm edhe në punë. Edhe artizanëve e profesionistëve të lirë u kërkohet gjithashtu që të kenë Super Green Pass kur shkojnë në punë nëpër banesa, në zyra apo në studio.

Green Pass BAZË

Nga 20 janari do të jetë i detyrueshëm për të:

  • hyrë tek berberët, parukierët dhe estetistët

Nga 1 shkurti paraqitja e Green Pass BAZË do të jetë i nevojshëm për të:

  • hyrë në bankë
  • shkuar në postë
  • hyrë në qendrat tregtare, duke përjashtuar dyqanet ushqimore dhe farmacitë

Super Green Pass

Nga 10 janari bëhet i detyrueshëm për të:

  • hipur në çdo mjet publik
  • shkuar në vende publike si bare dhe restorante, muze apo hotele
  • patur akses në pishina dhe palestra

Të pa vaksinuarit

Ata që nuk janë vaksinuar do tu duhet të marrin dozën e parë deri më 31 janar për të marrë një Green Pass të përforcuar i vlefshëm nga data 15 shkurt.

Për ata që nuk vaksinohen, nga 1 shkurti nuk do mund të:

  • hipin në mjetet e transportit publik
  • hyjnë  në restorante dhe bare
  • hyjnë në hotele dhe muze
  • kenë akses në palestra dhe pishina

Të pavaksinuarit do të mund të hyjnë vetëm në dyqanet që shesin produkte të nevojave bazë ose produkte thelbësore, si farmacitë, supermarketet, tabakeri dhe dyqane veglash (ferramenta).

Gjoba për ata që nuk respektojnë rregullat

Detyrimi i vaksinimit do të qëndrojë në fuqi deri në 15 qershorin e ardhshëm. Nga 1 shkurti 2022, do të fillojnë gjobat una tantum (vetëm një herë) prej 100 eurosh për ata që nuk janë të vaksinuar. Kontrollet do të kryhen nga Agenzia delle Entrate, e cila do të kryqëzojë të dhënat nga karta e shëndetit dhe zyra e gjendjes civile. Mbeten akoma gjobat për punëtorët që hyjnë në vendet e punës në kundërshtim me detyrimin e vaksinimit. Shkelja e dispozitave do të sanksionohet me pagesën e një shume nga 600 deri në 1500 euro. Për pronarët e bizneseve që nuk respektojnë kontrollet, gjoba do të variojë nga 400 deri në 1000 euro.

 5,183 Visite totali,  1 visite odierne