Nëse ju është njohur një lloj i aftësisë së kufizuar, mund të kesh të drejtë për një Disability Card (Karta e Aftësisë së Kufizuar). Kjo iniciativë synon të lehtësojë lëvizjen e lirë të personave me aftësi të kufizuara dhe të sigurojë akses me të njëjtat kushte si banorët rezidentë, në shërbime, lehtësira, aktivitete kulturore, ambiente sportive, transport dhe parkim të rezervuar, në vende të ndryshme të BE-së.
Tek përfituesit kryesorë hyjnë:
- personat me aftësi të kufizuara të vlerësuar 67% ose më shumë;
- personat me aftësi të kufizuara të rënda të njohura në përputhje me Ligjin 104 (Neni 3, paragrafi 3);
- minorenët me aftësi të kufizuara që marrin mbështetje financiare për përfshirjen arsimore (indennità di frequenza);
- minorenët me aftësi të kufizuara që marrin mbështetje financiare për shoqërues (indennità di accompagnamento).
Edhe kategori të tjera të personave me aftësi të kufizuara mund të aplikojnë për Kartën. Për një listë të plotë të përfituesve, shihni tabelën (faqja 51) në Udhëzuesin Kombëtar të ANFFAS-it për Njohjen e Aftësisë së Kufizuar dhe Disability Card (e disponueshme edhe në formatin PDF).
INPS verifikon automatikisht që ju i përmbushni kërkesat bazuar në informacionin prezent në arkivat e saj.
Për informacione mbi njohjen e aftësisë së kufizuar dhe certifikatat përkatëse, ju lutemi referojuni FAQ-ve të dedikuara:
FAQ – Njohja e gjendjes së aftësisë së kufizuar – JumaMap
Duke filluar nga 1 Marsi 2026, disa provinca italiane po eksperimentojnë nëpërmjet një plani ndryshimin e procesit të aplikimit: FAQ – Reforma e aftësisë së kufizuar dhe Ligji 104: çfarë ka ndryshuar që nga viti 2026 – JumaMap
Disability Card, ose Karta Evropiane e Aftësisë së Kufizuar, është një mjet i projektuar për të promovuar përfshirjen sociale, pavarësinë dhe aksesin në shërbime për personat me aftësi të kufizuara.
Karta është pjesë e një procesi evropian që synon të sigurojë njohjen e statusit të aftësisë së kufizuar edhe jashtë vendit ku banoni, duke lehtësuar aksesin në shërbime, përfitime dhe trajtim preferencial.
Disability Card vërteton zyrtarisht një aftësi të kufizuar të certifikuar nga Administratat Publike kompetente. Megjithatë, ajo nuk zëvendëson një dokument identiteti, prandaj duhet të paraqitet gjithmonë së bashku me një dokument identifikimi të vlefshëm (për shtetasit e huaj, një Leje Qëndrimi të vlefshme ose një faturë rinovimi).
Informacionet në lidhje me statusin e aftësisë së kufizuar i përmban kodi QR në pjesën e pasme të kartës, i cili lejon ekskluzivisht verifikimin e statusit të aftësisë së kufizuar të mbajtësit në përputhje me rregulloret e privatësisë.
Në pjesën e përparme karta përmban një informazion specifik në rastet kur personit i është njohur nevoja për shoqërues ose për ndihmë më të madhe.
Nëse situata e personit ndryshon me kalimin e kohës, nuk është e nevojshme të kërkohet një kartë e re, pasi informacioni i përmbajtur në kodin QR përditësohet automatikisht bazuar në të dhënat e regjistruara nga INPS.
Përkundrazi është e nevojshme të kërkohet një kartë e re nëse nevoja për ndihmë ose mbështetje më të madhe njihet pas dhënies së kartës, në mënyrë që ky informacion të përfshihet edhe në pjesën e përparme të saj.
Disability Card mund të përdoret:
- Në Itali, si provë e statusit të aftësisë së kufizuar në administratat publike dhe zyrat publike, duke zëvendësuar dorëzimin e raporteve në letër;
- Në Itali dhe vende të tjera që e njohin Kartën Evropiane të Aftësisë së Kufizuar (aktualisht Belgjika, Qiproja, Estonia, Finlanda, Malta, Rumania dhe Sllovenia), për të pasur akses në shërbime, aktivitete, sende dhe përfitime të parashikuara nga marrëveshjet lokale.
Më shumë liri gjatë udhëtimeve
Një nga avantazhet kryesore të Disability Card ka të bëjë me lëvizshmërinë.
Në shumë qytete italiane, karta ofron akses në zbritje, lehtësira ose, në disa raste, udhëtimin falas ose çmim të reduktuar në transportin publik lokal, siç janë autobusët, metrotë dhe shërbimet rajonale të trenave, sipas procedurave të përcaktuara nga subjektet lokale dhe kompanitë e transportit.
Ndër lehtësirat më të rëndësishme janë ato të ofruara nga Trenitalia. Mbajtësit e një Disability Card me treguesin e nevojës për një person shoqërues (shkronja “A”) në pjesën e përparme mund të përfitojnë, përveç një bilete me çmim të reduktuar, udhëtim falas për personin shoqërues në të gjithë Italinë. Kjo lehtësi vlen si për shërbimet kombëtare ashtu edhe për ato rajonale, sipas kushteve të përcaktuara nga Trenitalia.
Lehtësirat mund të ndryshojnë në varësi të llojit të trenit dhe rajonit; për këtë arsye, është gjithmonë e rëndësishme të kontrolloni marrëveshjet e nënshkruara nga subjektet publike dhe private të zonës.
Nëse ndodheni në Valle d’Aosta, mund të konsultoni këtë faqe:
Regione Autonoma Valle d’Aosta – Trasporti
Kulturë, sport dhe kohë e lirë
Disability Card (Karta Europiane e Personave me Aftësi të Kufizuara) ofron gjithashtu akses falas ose me çmim të reduktuar në shumë vende dhe aktivitete kulturore, duke përfshirë muzetë, sitet arkeologjike, teatro, ekspozita dhe evenimente.
Shumë qendra sportive dhe rekreative të liçensuara, ofrojnë zbritje dhe oferta speciale.
Për të parë listën e shërbimeve të disponueshme në zona të ndryshme, klikoni këtu:
https://disabilita.governo.it/it/carta-europea-disabilita-ced/dove-utilizzarla/
Kërkesa për Disability Card duhet të dorëzohet në INPS nëpërmjet shërbimit të dedikuar online (portali online i INPS) ose nëpërmjet shoqatave që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara të autorizuara për të përdorur këtë kanal online:
- ANFFAS (në këtë link mund të gjeni organizatat e ANFFAS të autorizuara nga INPS për të lëshuar Disability Card në nivel kombëtar http://www.anffas.net/it/news/16827/strutture-anffasaccreditate-al-rilascio-della-disability-card/).
- ANMIC
- UICI
- ENS
Për minorenët, kërkesa duhet të dorëzohet nga personi me përgjegjësi prindërore për minorenin, kujdestari i tij ligjor ose familja kujdestare (për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit të minorenit).
Për të dorëzuar kërkesën, në përgjithësi ju nevojiten:
- një fotografi e kohëve të fundit me format si për pasaportë;
- çdo raport letre i para vitit 2010 që nuk është i pranishëm në arkivat elektronike;
- çdo vendim gjykate ose dokumentacion tjetër që vërteton aftësinë e kufizuar.
INPS verifikon automatikisht posedimin e kritereve bazuar në informacionet që ndodhen në arkivat e tij. Pasi aplikimi miratohet, karta prodhohet nga Instituti Poligrafik dhe Zecca dello Stato dhe dërgohet direkt në adresëne banimit të aplikantit nëpërmjet Postës Italiane
Procesi duhet të përfundojë brenda 60 ditëve nga dorëzimi i aplikimit të plotësuar me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e kërkuar.
Disability Card është e vlefshme për një maksimum prej 10 vitesh, por INPS mund ta tërheqë atë më herët nëse ndryshojnë kriteret shëndetësore. Nëse karta humbet, prishet ose vidhet, mund të kërkoni një të re në faqen e internetit të INPS; kjo kërkesë anulon automatikisht kartën e vjetër. Në rast vjedhjeje ose humbjeje, mos harroni të bashkëngjitni edhe një kopje të denoncimit të bërë në polici.
Duke filluar nga dhjetori 2024, Disability Card është e disponueshme edhe në formatin dixhital brenda Aplikacionit IO, në seksionin e dokumenteve personale.
Për të përdorur versionin dixhital, duhet të:
- keni tashmë një Disability Card fizike;
- keni SPID ose një Kartë Identiteti Elektronik (CIE);
- keni të instaluar Aplikacionin IO në pajisjen tuaj.
Versioni dixhital përmban të njëjtin informacion si karta fizike dhe gjithashtu përfshin një kod QR për të verifikuar vlefshmërinë e saj.
Versioni dixhital ka të njëjtën vlerë si karta fizike, por nuk e zëvendëson atë. Versioni fizik i kartës vazhdon të jetë i disponueshëm dhe i përdorshëm.
NABILA është një pikë ndihme për qytetarët migrantë me aftësi të kufizuara dhe të cenueshëm, që ofron asistencë sociale dhe ligjore, ndërmjetësim gjuhësor dhe udhëzime për shërbimet lokale në të gjithë vendin.
Përmes numrit pa pagesë 800 999 977, NABILA ofron:
Dëgjim dhe mbështetje në distancë
Udhëzime për shërbimet lokale përmes JUMA MAP
Opsionin për të rezervuar takime ballë për ballë (në Zyrën e Imigracionit ARCI Nazionale)
Ky projekt financohet nga Zyra e Kryeministrit përmes alokimit të ‘tetë për mijë’ të taksës mbi të ardhurat

JO CPR-VE – AS NË CASTEL VOLTURNO, AS TJETËRKUND
JO CPR-VE – AS NË CASTEL VOLTURNO, AS TJETËRKUND PO PËR CASTEL VOLTURNO, SI NJË LABORATOR I NJERËZIMIT, TË DREJTAVE DHE DREJTËSISË SOCIALE E SHTUNË

Procedura e përshpejtuar kufitare në fuqi nga 12 qershori 2026
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Procedura e përshpejtuar kufitare 3 Faza: Shprehja

Disability Card: një mjet që thjeshton lëvizshmërinë dhe aksesin në shërbime
Nëse ju është njohur një lloj i aftësisë së kufizuar, mund të kesh të drejtë për një Disability Card (Karta e Aftësisë së Kufizuar). Kjo

Pakti i Ri Europian 12 qershor 2026
Çfarë hyn në fuqi më 12 qershor 2026? Hyjnë në fuqi rregullat e reja europiane mbiazilin dhe migracionin, të njohura si PaktiEuropian mbi Migracionin dhe

FAQ – Reforma për aftësinë e kufizuar dhe e Ligjit 104: Çfarë ka ndryshuar duke nisur nga viti 2026
1. Çfarë është reforma e aftësisë së kufizuar që hyri në fuqi më 1 mars 2026? Reforma e aftësisë së kufizuar, e cila hyri në

FAQ – Të Drejtat e personave në pritje të rinovimit ose lëshimit të lejes së qëndrimit
Nëse jeni duke pritur rinovimin dhe/ose lëshimin e lejes suaj të qëndrimit, ju keni gjithsesi të drejtë të qëndroni në Itali dhe të ruani të
![]()