Më 26 janar 2023 u publikua DPCM i 29 dhjetorit 2022 (Dekreti i flukseve), i cili përcakton kuotat për punëtorët/et e huaj që mund të hyjnë për punë në Itali. Numri maksimal i pranimeve është 82,705 persona, nga të cilët: – 44,000 për punë sezonale;
– 38,705 për punë josezonale, nga të cilat:
Konvertimi i lejeve të qëndrimit Mund të aplikojnë për konvertimin e lejes së qëndrimit personat që kanë:
|
SI MUND TË APLIKONI Ndryshe nga vitet e fundit, para dërgimit të kërkesës për nulla osta për punëtorin/en që do të punësojë, punëdhënësi duhet të kontrollojë pranë Qendrës së Punësimit kompetente nëse ka punëtorë/re të tjerë të pranishëm në territorin kombëtar, në dispozicion për të plotësuar vendin e punës. Për të kryer këtë verifikim, punëdhënësi duhet të dërgojë një kërkesë për personel në Qendrën e Punësimit, duke plotësuar këtë formular. Lexoni këtu udhëzuesin për punëdhënësit/et këtu. Kërkesa për nulla osta mund të bëhet VETËM nëse:
Nëse verifikohet një nga këto raste, punëdhënësi duhet ta deklarojë atë në një vetëçertifikim të cilin duhet t’ia bashkëngjisë kërkesës për nulla osta për punë. VINI RE: verifikimi i mosdisponueshmërisë së punëtorëve/eve të pranishëm në territorin kombëtar nuk është i nevojshëm për punëtorët/et sezonalë dhe për punëtorët/et e trajnuar jashtë vendit. Pas 30 ditëve nga paraqitja e aplikimeve,nëse nuk ka pengesa, nulla osta lëshohet automatikisht dhe dërgohet – online – në Përfaqësitë diplomatike italiane të vendeve të origjinës (Ambasadat), të cilat do të duhet të lëshojnë vizën e hyrjes brenda 20 ditëve nga aplikimi përkatës. |
CLICK DAY Të gjitha aplikimet mund të dërgohen duke filluar nga data 27 mars 2023, deri në përfundimin e kuotave përkatëse dhe në çdo rast jo më vonë se data 31 dhjetor 2023. VINI RE: të gjitha aplikimet e dërguara do të përpunohen sipas rendit kronologjik të dërgimit. Për këtë arsye është e rëndësishme të përgatitni dokumentet në kohë, përndryshe rrezikoni që aplikimi juaj të jetë “jashtë kuotës” dhe për rrjedhojë të mos pranohet. Së shpejti do të publikohet një qarkore ndërministrore me të gjitha detajet e risive të paraqitura dhe procedurat e paraqitjes së aplikimeve. Për më shumë informacion dhe detaje mbi kuotat, pyetjet dhe procedurat, konsultohuni me portalin: |
