FAQ- E drejta për kujdes shëndetësor në Itali

E drejta për kujdes shëndetësor në Itali garantohet nga Kushtetuta italiane, veçanërisht nga Neni 32, i cili thotë se “Republika tutelon shëndetin si një e drejtë themelore e individit dhe interes kolektiv, dhe garanton kujdes shëndetësor falas për personat në nevojë – ata që jetojnë në varfëri absolute, domethënë ata që nuk kanë me çfarë të jetojnë”. 

Kjo do të thotë që të gjithë personat që ndodhen në territorin italian, pavarësisht nga shtetësia, statusi ligjor apo aftësitë ekonomike, kanë të drejtë të marrin kujdes mjekësor esencial. Kjo e drejtë është universale, kështu që vlen për të gjithë personat. 

Për të garantuar këtë të drejtë, është krijuar Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (SSN), një sistem publik që ofron kujdes shëndetësor në të gjithë territorin italian. Ndërmarrjet Shëndetësore Lokale (Aziende Sanitarie Locali, ASL), së bashku me spitalet jo-publik, janë strukturat që, në nivel lokal, u garantojnë personave asistencë shëndetësore. Organizimi dhe metodat e aksesit mund të ndryshojnë nga rajoni në rajon, për këtë arsye është thelbësore të regjistroheni tek ASL (Azienda Sanitaria Locale) i qytetit ku jetoni.

Vini re: Termi ASL (Ndërmarrja Shëndetësore Lokale) është më i zakonshmi dhe përdoret nga shumë rajone, si Kampania, Lazio dhe Sardenja. Megjithatë, në pjesë të tjera të Italisë, këto institucione kanë emra të ndryshëm. 

Për shembull: 

  • ATS (Agjencia e Mbrojtjes së Shëndetit), e përdorur në Lombardi; 
  • ASST (Ndërmarrja Territoriale e Shëndetit dhe Shërbimeve Sociale), gjithashtu në Lombardi; 
  • ASP (Ndërmarrja Provinciale e Shëndetit), e përdorur në rajone si Siçilia; 
  • ULSS (Njësitë Lokale të Shëndetit dhe Shërbimeve Sociale), tipike për rajonin e Venetos; 
  • USL (Ndërmarrja Lokale e Shëndetit), e përdorur në Toskanë, Emilia-Romagna dhe Umbria.

Për të patur akses në shërbimet shëndetësore, duhet të jeni të regjistruar në Sistemin Kombëtar Shëndetësor dhe të keni një kartë shëndetësore (ose kartë STP – një kod i nevojshëm për të përfituar disa shërbime shëndetësore të caktuara për qytetarët jo komunitarë në Itali pa leje qëndrimi të vlefshme). Çdo

anëtar i familjes, përfshirë fëmijët, duhet të ketë kartën e vet shëndetësore ose kartën STP. 

Karta shëndetësore do t’ju lëshohet sapo të regjistroheni në Sistemin Shëndetësor Kombëtar. Ajo zgjat sa leja juaj e qëndrimit dhe rinovohet pasi të rinovoni lejen e qëndrimit. Për çfarë shërben? 

– Për të shkuar falas te mjeku. 

– Për të blerë ilaçe me recetë. 

– Për të bërë analiza ose vizita mjekësore (kontrolle të 

përgjithshme mjekësore në 

klinikë, vizita mjekësore të 

specializuara, vizita mjekësore në 

shtëpi, vaksinime, analiza të 

gjakut, rreze X, eko). 

– Për të marrë kurim ne spital. 

– Për të marrë kurim edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian. 

Duhet të aplikoni pranë autoritetit 

tuaj lokal shëndetësor (ASL) për 

të marrë Kartën Evropiane të Sigurimit Shëndetësor – TEAM. 

Nëse nuk keni një leje qëndrimi të vlefshme, mund të kërkoni një kartë STP (I Huaj Përkohësishti i Pranishëm) në klinikat e dedikuara të Autoritetit Shëndetësor Lokal (ASL) (shihni hartën për të gjetur zyrat më të afërta: 

https://www.jumamap.it/map/litemap.php ?ser=san). Karta STP është një dokument (kod i përkohshëm fiskal) që ju lejon të keni akses falas në kujdesin shëndetësor urgjent dhe esencial. Karta lëshohet nga ASL, është falas dhe është e vlefshme për një periudhë gjashtë muajore, pas së cilës mund të rinovohet edhe nëse nuk e keni legalizuar statusin tuaj.

Regjistrimi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (SSN) është i detyrueshëm për personat që kanë leje qëndrimi për: 

– punësim, 

– vetëpunësim, 

– arsye familjare, 

– azil, 

– mbrojtje plotësuese, 

– raste të veçanta, 

– mbrojtje të veçantë, 

– kura mjekësore (në rastin e sëmundjeve veçanërisht të rënda që nuk mund të marrin kurat e duhura në vendin e origjinës), 

– kërkesa për azil (azilkërkuesit janë të përjashtuar nga pagesa për shërbimet shëndetësore për gjashtë muajt e parë pas mbërritjes së tyre në Itali), 

– në pritje të birësimit, 

– kujdestari 

– marrje e shtetësisë. 

Minorenët e huaj të pashoqëruar konsiderohen një kategori vulnerabël dhe regjistrimi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar është i detyrueshëm dhe falas. Edhe nëse minoreni është në pritje të lejes së qëndrimit, mund të marrë kujdes mjekësor.

Nëse keni një leje qëndrimi të ndryshme nga këto (për shembull, për qëllime studimi ose au pair “në kushte të barabarta”), duhet të jeni gjithsesi të mbuluar në rast sëmundjeje, lëndimi ose shtatzanie. Prandaj, mund të: 

– bëni një sigurim shëndetësor privat (italian ose të huaj, por të vlefshëm në Itali); 

– regjistrohuni vullnetarisht në SSN duke paguar një tarifë vjetore 

(kontrolloni nëse ka të reja ose lehtësira). 

Vini re! Leja e qëndrimit për “rezidencë të zgjedhur” (shpesh u jepet të huajve me aftësi të kufizuara) nuk jep të drejtën e regjistrimit falas në SSN. Ata që e kanë një të tillë mund të mos të përfitojnë as kujdesin “urgjent dhe esencial” që u garantohet të huajve pa leje qëndrimi. Në këto raste, kërkohet mbulim alternativ (sigurim ose regjistrim vullnetar, kur është e mundur). 

Për informacione, kontaktoni numrin pa pagesë 800 999 977, NABILA, Help Desk për qytetarët migrantë me aftësi të kufizuara dhe vulnerabilitet (vizitoni faqen Juma Map https://www.jumamap.it/it/disabilita/)

Për t’u regjistruar, duhet të shkoni në ASL (Ndërmarrja Shëndetësore Lokale) të qytetit tuaj me: 

– Lejen tuaj të qëndrimit (ose kuponin nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit).

– Një dokument që vërteton vendbanimin tuaj (kontratë qiraje, deklaratë mikpritjeje, etj.). 

Për shembull, nëse jetoni në Romë, duhet të shkoni tek sportelli i ASL i lagjës ku jetoni, me dokumentet e kërkuara. 

Regjistrimi dhe karta janë falas, por duhet të keni kodin fiskal.

Nëse ndodheni në Itali përkohësisht ose pa leje qëndrimi: 

  • Nëse jeni shtetas i huaj pa leje qëndrimi dhe vini nga një vend jashtë BE-së (p.sh., Shtetet e Bashkuara, Gambia, Afganistani), ju gjithsesi keni të drejtë për kujdes mjekësor esencial dhe urgjent. Spitalet publike janë të detyruara t’ju kurojnë, edhe nëse nuk keni mundësi të paguani kurat. 

Për të marrë ndihmë, mund të kërkoni kartën STP (I Huaj i Përkohshëm i Pranishëm), një dokument (kod fiskal i përkohshëm) që ju lejon të përfitoni falas kurat urgjente (që nuk mund të shtyhen pa rrezik për jetën ose dëm për shëndetin) dhe esenciale (shërbime shëndetësore diagnostikuese dhe terapeutike, lidhur me sëmundje jo të rrezikshme për momentin, por që me kalimin e kohës mund të shkaktojnë dëme të mëdha ose rrezik për jetën e personit). 

Shembuj se kush mund të marrë kartën STP: 

Kushdo që ka nevojë për kujdes mjekësor, por që nuk ka një status të përcaktuar ligjor në Itali. Për shembull: 

– Turistët që qëndrojnë në Itali për një periudhë të shkurtër dhe që kanë nevojë për kurim urgjent. 

– Azilkërkuesit në pritje të lejes së qëndrimit. 

– Në disa rajone, minorenët e huaj të pashoqëruar të sapo mbërritur në Itali në pritje të lejes së qëndrimit. 

– Të huajt pa leje qëndrimi, të cilët gjithsesi munden të kenë akses në kujdesin shëndetësor urgjent. 

  • Nëse një person vjen nga jashtë Evropës dhe ka një leje qëndrimipër më pak se gjashtë muaj, merr një kartë shëndetësore të përkohshme në letër. Me këtë kartë, ju gjithsesi mund të merrni kujdes mjekësor, por vetëm për kohëzgjatjen e lejes suaj.

Mjeku i përgjithshëm (ose mjeku i familjes) është personi që ju ofron kujdesin mjekësor bazë dhe, nëse është e nevojshme, të drejton dhe të udhëzon drejt shërbimeve shëndetësore të specializuara që ju nevojiten. 

Çfarë bën mjeku i familjes? 

  • Të viziton për sëmundje të

zakonshme (grip, dhimbje koke, 

ethe, etj.). 

  • Të përshkruan ilaçe dhe vizita të specializuara nëse është e nevojshme. 
  • Të lëshon certifikata mjekësore.

Nëse keni simptoma të lehta, duhet të konsultoheni gjithmonë para me mjekun tuaj të familjes në vend që të shkoni direkt në spital. Shërbimet e mjekut të familjes janë plotësisht falas.

Pas regjistrimit në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (SSN), mund të zgjidhni mjekun tuaj të familjes , ose do t’u caktohet automatikisht. Për të zgjedhur mjekun tuaj të familjes në Itali, duhet ti drejtohesh zyrës ASL (Ndërmarrja Shëndetësore Lokale) të zonës suaj të banimit. Zyra do t’ju tregojë mjekët e familjes të disponueshëm në zonën tuaj dhe ti duhet të zgjedhësh një (zyra NUK mund të ta rekomandojë).

Mund të telefononi në zyrën e mjekut ose të shkoni personalisht gjatë orarit të punës. Caktoni me ta ditën dhe orën. Disa mjekë ju presin edhe pa takim gjatë orarit të punës në klinikë. 

Vini re: Nëse nuk flisni mirë italisht, mund të sillni një përkthyes me vete gjate vizitës me mjekun e familjes. Të folurit qartë me mjekun është e rëndësishme: të kesh një përkthyes mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë dhe të merrni kujdes më të saktë.

Aksesi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (SSN) mund të jetë i ndërlikuar për ata që vijnë nga një vend tjetër, veçanërisht për shkak të problemeve që lidhen me dokumentet dhe rregullat burokratike. 

Një nga problemet kryesore ka të bëjë me njerëzit që janë në pritje të lejes së qëndrimit. Ne vecanti:

● Ata që kanë aplikuar për azil 

shpesh kanë vetëm një kupon 

(ricevutë) që vërteton kërkesën 

e tyre për mbrojtje, por ende nuk 

kanë një leje qëndrimi formale. 

● Pa një leje qëndrimi, është e 

vështirë të merret një kod fiskal 

përfundimtar, i cili është i 

nevojshëm për tu regjistruar në 

SSN. 

● Disa azilkërkues marrin një kod fiskal numerik, por që jo 

gjithmonë pranohet nga sistemi i 

kujdesit shëndetësor. 

Zgjidhje e mundshme: Avokatët sugjerojnë që të konsiderohet kuponi (ricevuta) si një dokument i vlefshëm për të kërkuar kodin fiskal ose për të marrë një kod fiskal të përkohshëm ( Karta STP – I Huaj i Përkohshëm i Pranishëm). 

Konsultohuni me një avokat ose një shërbim ndihme ligjore: https://www.jumamap.it/map/litemap.php ?ser=leg 

Edhe minorenët e huaj të pashoqëruar mund të hasin vështirësi në fillim, pasi janë në pritje të dokumentave zyrtare. Megjithatë, është e rëndësishme të dinë se kanë të drejtë për regjistrimin e detyrueshëm dhe falas në Sistemin Shëndetësor Kombëtar dhe duhet të kenë kujdes mjekësor si gjithë minorenët e tjerë në Itali.

  • Duhet të shkoni tek mjeku juaj i familjes për probleme

shëndetësore të vogla (dhimbje 

koke, ethe, dhimbje të ndryshme). 

Mjeku juaj i familjes mund të 

përshkruajë vizita të specializuara 

ose analiza. 

  • Duhet të shkoni tek mjeku roje për problemet që shfaqen natën,

në fundjavë ose në ditët festive, 

kur mjeku juaj i familjes nuk 

është i disponueshëm. 

  • Duhet të shkoni në urgjencë vetëm për emergjenca serioze, siç

janë vështirësitë në frymëmarrje, 

trauma të rënda, dhimbje të forta 

në gjoks, etj. 

Kushtojini vëmendje kodeve të urgjencës: 

Kur të arrini në spital, një infermier/e do të vlerësojë situatën tuaj dhe do t’ju caktojë një kod me ngjyre: 

  • I kuq: tregon rrezik për jetën, që kërkon vizitë të menjëhershme

mjekësore 

  • I verdhë: tregon një problem serioz, që kërkon një vizitë të

shpejtë mjekësore. 

  • I gjelbër: tregon një problem më pak të rëndë, në këtë rast duhet të pritni.
  •  I bardhë: tregon që nuk është një emergjencë, kjo sjell një pritje të gjatë ose referim te mjeku juaj i familjes. 

    Nëse situata juaj nuk është urgjente, mund t’ju duhet të prisni shumë orë. Ja pse është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes ose me mjekun roje përpara se të shkoni në urgjencë.

Nëse mjeku i familjes vlerëson se problemi shëndetësor ka nevojë për një kontroll më të thellë (specializuar), mund ta drejtojë pacientin të bëje një vizitë tek një mjek specialist, një mjek ekspert në një fushë specifike (p.sh., një okulist për sytë, një fiziatër për muskujt, një kardiolog për zemrën, etj.). 

Ndonjëherë, për të kuptuar më mirë problemin, mjeku specialist kërkon analiza diagnostikuese si radiografi  (rrezet X) ose rezonancë magnetike. Megjithatë, duke qenë se numri i personave që kanë nevoje për këto analiza është shume i lartë, pritja mund të jetë e gjatë. 

Si përcaktohet përparësia? 

Mjeku i familjes i cakton një kod urgjence kërkesës për një vizitë specialistike: 

  • U (Urgjente): Vizitë brenda pak

ditësh. 

  • B (E shkurtër): Vizitë brenda 10

ditësh. 

  • D (Differibile,që mund të

presë): Vizitë brenda 30-60 

ditësh. 

  • P (E planifikueshme):

Jo-urgjente, mund të pritet më gjatë. 

Nëse kohët e pritjes janë shumë të gjata, mund të: 

  1. Kontrolloni spitale të tjera në qytetet aty pranë, ku mund të ketë pritje më të shkurtra.
  2. Pyesni nëse ka takime me shërbimin shëndetësor privat,duke paguar vetëm kuponin (nëse është i disponueshme). 
  3. Kontaktoni qendrat e kujdesit shëndetësor për të raportuar urgjencën dhe përpiquni të afroni vizitën.

Nëse nuk e kuptoni mirë italishten, njoftoni paraprakisht stafin mjekësor për nevojat tuaja, në mënyrë që ata të mund të organizohen dhe të kerkojnë një përkthyes gjatë takimit tuaj.

Pediatri është një mjeku që kujdeset për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve. 

Ata monitorojnë rritjen e tyre, kurojnë sëmundje dhe çrregullime, përshkruajnë ilaçe të përshtatshme, vaksina parandaluese dhe japin këshilla për nevojat shëndetësore të të vegjëlve (probleme me ushqyerjen, gjumin, problemet e sjelljes, etj.). Në Itali, çdo fëmijë ka të drejtë për kujdesin e një pediatri. 

Për të gjetur një pediatër në Itali, mund të kontrolloni listën e pediatërve të zonës suaj, e disponueshme në zyrën lokale të kujdesit shëndetësor (ASL). Ose mund t’u kërkoni këshilla miqve, të afërmve ose personave që jetojnë në zonën tuaj.

– Telefononi 112 (numri pa pagesë i emergjencës kombëtare). 

– Shkoni në urgjencën pediatrike të spitalit më të afërt. 

– Shpjegoni në mënyre të qartë simptomat ose situatën emergjente personelit shëndetësor. 

– Mbajeni gjithmonë afër numrin e pediatrit tuaj.

Pacientët kanë të drejtë të: 

– informohen për shëndetin e tyre, 

– zgjedhin nëse duan të pranojnë apo jo një trajtim (konsensus i informuar), 

– mbajnë të dhënat e tyre shëndetësore konfidenciale, 

– konsultojnë fashikullin e tyre mjekësore.

Për më shumë informacion, mund ti drejtoheni ASL tuaj ose shoqatave të pacientëve. 

Konsultoni hartën e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. 

https://www.jumamap.it/map/litemap.php ?ser=san 

Këto FAQ u krijuan nga Arci bazuar në tekstet e Infomigranti  

https://www.infomigranti.org/services/sal ute/

Loading

Çfarë është JumaMap

JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.

Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.

Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it

Welcome Center

Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:

E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik

E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social

E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik

Mbështetje digjitale

E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30

Numri falas për kërkues azili dhe refugjatë

Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)

Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it

Numri falas për migrantë me aftësi të kufizuara

NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.

Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.

Hapësirë dëgjimi për të mitur dhe të rinj migrantë

U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.

Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.