FAQ – Kërkesë për Mbrojtje Ndërkombëtare

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on telegram

[ITALIANO ]  [UCRAINO – український] [RUSSO – РУССО] [INGLESE – ENGLISH]

  • Me të mbërritur në Itali, në Policinë Kufitare
  • Në çdo kohë, në Kuesturë – Zyrën e Imigracionit  (link kategoria Juma)

1) Shprehja e vullnetit – Herën e parë që shkoni në Kuesturë do të duhet të thoni se dëshironi të aplikoni për azil ose mund të dorëzoni një fletë ku shkruani emrin, mbiemrin, datën e lindjes etj, dhe shkruani qartë se dëshironi të aplikoni për azil.

Nëse Kuestura është e mbyllur, ju mund të dërgoni dhe një email (vetëm ose me një avokat) duke kërkuar një takim për të aplikuar për azil.

2) Kuestura  ju lëshon CEDOLINO-n, një fletë (me vulë dhe firmë) me të cilën ju jepet takimi për të bërë “formalizimin e aplikimit”.

3) Formalizimi i kërkesës për azil – plotësimi i “C3”. Pasi të keni përfunduar C3, mund të aplikoni për një leje qëndrimi për “kërkesë azili”, e cila zgjat 6 muaj, është e rinovueshme dhe ju lejon të punoni 2 muaj pas lëshimit të parë.

Kujdes!

Nëse keni hyrë në Itali pa vizë hyrjeje, dhe nuk jeni fotosinjalizuar (gjurmë gishtash), ka të ngjarë që Kuestura t’ju japë dy takime: i pari për të bërë fotosinjalizimin, i dyti për të bërë C3.

Mos harroni se C3 nuk është ende një leje qëndrimi, por duhet ta mbani gjithmonë me vete!




Nuk keni nevojë për asnjë dokument. Ju do të plotësoni formularët që do t’ju japin në Kuesturë

Kujdes!

Nëse keni me vete ndonjë dokument identiteti (për shembull pasaportën tuaj), do t’ju kërkohet t’i dorëzoni ato në Kuesturë së bashku me 4 foto.

Pasaporta do të mbahet në Kuesturë për të gjithë periudhën e procedurës.

Në të njëjtën kohë, ju kërkohet të dorëzoni të gjitha dokumentet që mendoni se janë të dobishme për aplikimin tuaj për azil (diploma, fotografi, artikuj gazetash, tesera), duke përfshirë dokumentacionin në lidhje me moshën, shtetësinë, shtetet dhe vendet ku keni qëndruar dhe arsyet e aplikimit për azil.

Vini re

Do t’ju kërkohet një adresë për të ditur se ku jetoni dhe për t’ju dërguar të gjitha komunikimet në lidhje me procedurën. Nëse jeni mysafir i shokëve dhe keni një deklaratë mikpritjeje (ospitalità), merreni me vete!

Nëse nuk keni një vend ku të qëndroni, keni të drejtë të hyni në një qendër pritjeje publike që menaxhohet nga Prefektura ose Komuna! Ju keni të drejtë të qëndroni në këtë qendër për të gjithë kohëzgjatjen e procedurës.

Edhe pa adresë ke të drejtë të aplikosh për azil!




Pas aplikimit për azil, Kuestura do t’i dërgojë dokumentet në “Komisionin Territorial” kompetent të territorit ( të paktën një në çdo rajon (regione) të Italisë).

Komisioni Territorial është zyra ku kryhen intervistat me azilkërkuesit dhe i cili merr vendimin për kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare.


  • Në përfundim të intervistës në komision, mund të merren vendimet e mëposhtme:


    • Njohja e statusit të refugjatit: në këtë rast njihet mbrojtja ndërkombëtare “më e lartë”, sepse konsiderohet një rrezik përndjekjeje në rast kthimi në vendin e origjinës. Me këtë vendim ju mund të shkoni në Kuesturë dhe të merrni një leje qëndrimi për “azil”, 5-vjeçare , të rinovueshme dhe një dokument udhëtimi për refugjatët;
    • Njohja e mbrojtjes plotësuese: është një formë tjetër e mbrojtjes ndërkombëtare, e cila ju jep edhe në këtë rast të drejtën e një leje qëndrimi 5-vjeçare, të rinovueshme.
    • Njohja e mbrojtjes speciale: është një formë mbrojtjeje “kombëtare”, dhe të jep të drejtën për të marrë një leje qëndrimi 2-vjeçare në Kuesturë , e rinovueshme dhe e konvertueshme në leje pune;
    • Njohja e nevojave mjekësore: në rast se njihet “gjendje e rëndë psiko-fizike ose që vjen nga patologji të rënda“, do t’ju jepet një leje maksimumi një vit, e rinovueshme dhe e konvertueshme në leje për arsye pune.
    • Refuzim – Komisioni ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare apo të mbrojtjes speciale.

    Kujdes!

    Mund të ndodhë që të thirreni për një intervistë tjetër. Kjo mund të ndodhë kur e para nuk konsiderohet e mjaftueshme për të kuptuar të gjithë historinë personale dhe për të marrë një vendim. Nuk ka pse të shqetësoheni, thjesht do të thotë se është një rast kompleks!

Gjatë intervistës keni gjithmonë të drejtë:

  • të kryeni intervistën në gjuhën tuaj amtare (ose në atë që e njihni shumë mirë), me ndihmën e një përkthyesi të paanshëm;
  • konfidencialitetin e informacionit që ndani me Komisionin (i cili nuk do të ndahet me autoritetet në vendin tuaj);
  • të ndihmoheni nga një avokat;
  • të konstatoni probleme  keqkuptimi me përkthyesin;
  • të kërkoni një pushim;
  • të kërkoni pezullimin në rast situatash serioze (për shembull për arsye shëndetësore);
  • të rilexoni procesverbalin e intervistës dhe të kërkoni ndonjë korrigjim




Teorikisht, ju duhet të merrni një përgjigje për aplikimin tuaj për mbrojtje ndërkombëtare brenda një muaji nga bërja e kërkesës suaj. Në praktikë, mund të zgjasë shumë më tepër, dhe nuk është e mundur të dihet me siguri.

Vini re

Për të gjithë kohëzgjatjen e procedurës ju mbeteni mbajtës i lejes së aplikimit për azil.

Në rast refuzimi (“negativ”) nga Komisioni, ju mund ta kundërshtoni vendimin negativ në Gjykatë (“të apeloni”). Për sa kohë zgjat procesi, ju keni të drejtë të rinovoni lejen 6-mujore të azilkërkuesit. Gjykata mund të vendosë ose të njohë një formë mbrojtjeje (statusi i refugjatit, mbrojtje plotësuese, mbrojtje speciale, trajtim mjekësor), ose të vendosë negativisht. Nëse edhe Gjykata ju jep negativin, ju mund të vlerësoni nëse duhet të bëni një kërkesë të re për mbrojtje ndërkombëtare (quhet “e përsëritur”, nëse ka arsye të reja për të aplikuar për azil), apo të apeloni në Gjykatën e Lartë. Kujdes: ankimi në Gjykatën e Lartë nuk e pezullon automatikisht negativin e Gjykatës, ndaj ekziston rreziku që t’ju japin një masë dëbimi (ekspuls)!



Nëse nuk keni para të mjaftueshme, mund t’i drejtoheni një avokati, duke përdorur shërbimin e quajtur “Gratuito patrocinio” (Ndihmë juridike falas), e do jetë shteti që do ta paguajë avokatin. Në këtë rast, avokati do t’ju kërkojë të nënshkruani disa dokumente në të cilat ju vetëçertifikoni të ardhurat tuaja.

Nëse nuk njihni një avokat tuajin, mund të shkoni në gjykatën më afër jush dhe të konsultoheni me listën e avokatëve në dispozicion, nëse dëshironi, mund të kërkoni një zyrë ARCI në qytetin tuaj, i cili do të jetë në gjendje t’ju drejtojë në  sportelin ligjor më të afërt. Në jumamap.it (https://www.jumamap.it/ ) mund të gjeni një listë të shërbimeve ligjore në qytetin tuaj.

Përndryshe, mund të telefononi në numrin pa pagesë për azilkërkuesit dhe refugjatët. Është një linjë telefonike falas e arritshme si nga një linjë fikse (800 905 570) dhe një telefon celular (3511376335) përmes së cilës është e mundur të keni akses në shërbime konsulence dhe asistence ligjore.