Reforma e aftësisë së kufizuar, e cila hyri në fuqi më 1 mars 2026, përfaqëson një ndryshim të thellë në sistemin me të cilin njihet aftësia e kufizuar dhe invaliditeti civil në Itali.
Ajo parashikohet nga Dekreti Legjislativ 62/2024 dhe prezanton një model të ri, duke ndryshuar mënyrën se si kryhen:
- vlerësimet mjekësore
- vlerësimi i aftësisë së kufizuar
- përgatitja e raporteve që lidhen me invaliditetin civil dhe Ligjin 104
Reforma synon ta bëjë sistemin më pak burokratik dhe synon të marrë në konsideratë jo vetëm diagnozën mjekësore, por edhe ndikimin aktual konkret të gjendjes së aftësisë së kufizuar në jetën e përditshme të personit.
Jo. Reforma është aktualisht në fazën eksperimentale.
Kjo do të thotë që:
- në provincat që janë të përfshira në eksperiment (shih pikën 8), aplikimet e reja ndjekin sistemin e ri të vlerësimit.
- Në provincat e tjera, vazhdon të zbatohet sistemi tradicional (FAQ – Il riconoscimento della condizione di disabilità – JumaMap).
Qëllimi i qeverisë është ta zgjerojë modelin e ri në të gjithë territorin e Italisë nga 1 janari 2027.
Për këtë arsye, është e rëndësishme të kontrolloni se në cilën provincë e dorëzoni aplikimin tuaj, sepse procedurat mund të ndryshojnë.
Reforma ka filluar të aplikohet gradualisht në disa provinca italiane.
Këtu më poshtë gjeni listën e provincave të përfshira aktualisht:
Alessandria
Ancona
Arezzo
Ascoli Piceno
Asti
Bergamo
Bologna
Bolzano / Bozen
Brescia
Brindisi
Cagliari
Caltanissetta
Campobasso
Caserta
Catania
Catanzaro
Chieti
Como
Cosenza
Crotone
Cuneo
Firenze
Forlì-Cesena
Frosinone
Genova
Isernia
La Spezia
Lecce
Macerata
Mantova
Massa Carrara
Matera
Messina
Milano
Palermo
Pavia
Perugia
Piacenza
Pordenone
Potenza
Ravenna
Reggio Calabria
Rimini
Roma
Salerno
Sassari
Savona
Sondrio
Teramo
Terni
Torino
Treviso
Trieste
Udine
Venezia
Verona
Vibo Valentia
Vicenza
Nëse jetoni në këto provinca dhe duhet të dorëzoni një aplikim të ri, situata juaj do të shqyrtohet duke përdorur sistemin e ri të vlerësimit. Qëllimi i qeverisë është ta shtrijë modelin e ri në të gjithë territorin e Italisë nga 1 janari 2027.
- Shkoni tek mjeku
Një mjek i familjes (i përgjithshëm) ose specialist që plotëson certifikatën mjekësore hyrëse dhe e dërgon elektronikisht në INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore).
Mjeku do t’ia dërgojë gjithçka INPS-it. Ju thjesht duhet të:
- rezervoni vizitën
- sillni dokumentet
- ruani faturën
Kjo do të thotë që procesi fillon automatikisht dhe INPS e fillon procedurën direkt, kështu që nuk është më e nevojshme të paraqisni një aplikim të veçantë pas marrjes së certifikatës mjekësore.
Për të mësuar se si të gjeni një mjek të familjes në Itali, konsultohuni me FAQ – Il diritto alla salute in Italia – JumaMap.
- Shkoni në takim për vlerësimin
Pas fillimit të procesit, INPS do t’ju kontaktojë nëpërmjet:
- SMS
- Letër (në disa raste)
- Hapësirës personale online në faqen e internetit të INPS
Zakonisht do merrni:
- datën e takimit
- orarin
- vendin (ose metodat)
Vlerësimi përbëhet nga:
- vizita mjeksore (si më parë, por me kritere të reja)
- në disa raste, edhe vlerësimin e dokumentacionit
Vlerësimi konsideron:
- shëndetin
- autonominë
- jetën sociale dhe të punës
Prandaj flitet për Vlerësim Shumëdimensional: një ekip shumëdisiplinor vlerëson jo vetëm patologjinë, por edhe kontekstin e jetës, dëshirat dhe pengesat që mund të hasni. Prandaj, vlerësimi nuk kufizohet më në një përqindje mjekësore, por merr në konsideratë dimensionet e ndryshme që qenia njerëzore ka; në këtë kuptim, vlerësimi bëhet shumëdimensional.
- Merrni rezultatin
Në vend të përqindjeve të vjetra të aftësisë së kufizuar, rezultatet klasifikojnë nevojën për asistencë në katër nivele intensiteti bazuar në kriteret ndërkombëtare të ICF-së (Klasifikimi Ndërkombëtar i Funksionimit):
- I lehtë: nevojë për mbështetje minimale.
- Mesatar: Nevojë për ndihmë të moderuar.
- Intensiv (i lartë): Lidhur me situata të kufizimit të rëndë të autonomisë.
- Intensiv (shumë i lartë): Situata të mos-mjaftueshmërisë që kërkojnë kujdes të vazhdueshëm.
Njohja e gjendjes
Certifikata përfundimtare përcakton nëse jeni një person me aftësi të kufizuara. Në varësi të grades së aftësisë së kufizuar që konstatohet (e lehtë, e moderuar, e rëndë ose shumë e rëndë), rezultati konfirmon të drejtën tuaj për:
- Përfitime financiare: Këto zëvendësojnë pensionet dhe ndihmat e mëparshme. Nëse vlerësimi bazë përcakton një aftësi të kufizuar që kërkon mbështetje “të lartë” ose “shumë të lartë”, përfitimet dhe ndihmat aktivizohen automatikisht (si ndihma “assegno di assistenza” ose kompensim për shoqërues).
- Përfitime tatimore dhe të punësimit: Një rezultat pozitiv garanton akses në leje pune (Ligjin 104), zbritje tatimore për automjete ose ndihma teknike dhe lehtësira për blerjen e pajisjeve ndihmëse.
Rezultati shtohet automatikisht në regjistrin tuaj elektronik shëndetësor Fascicolo Sanitario Elettronico (FSE), një mjet dixhital që ruan të gjithë historinë tuaj mjekësore (dokumentet tuaja shëndetësore). Ju mund të hyni në regjistrin tuaj përmes SPID (Sistemi Publik i Identitetit Digital) ose Kartës suaj të Identitetit Elektronike (CIE).
Për të hyrë në Regjistrin tuaj Elektronik Shëndetësor tuaj, klikoni këtu!
Me pak fjalë, çfarë përfitoni?
Do të merrni një dokument elektronik që vërteton statusin tuaj unik si person me aftësi të kufizuara. Ky dokument është i vetmi dokument i nevojshëm për të:
- Marrë përfitime financiare nga INPS.
- Marrë përfitime tatimore nga Agenzia delle Entrate.
Aktivizuar shërbimet sociale përmes komunës suaj të banimit.
Dekreti Legjislativ 62/2024 synon të
Me reformën 62/2024, nuk do të ketë më verbale të ndara, por një certifikatë të vetme që përcakton statusin e aftësisë së kufizuar.
Dekreti shfuqizon terma të tillë si “invaliditet”, “handikap” ose “me aftësi ndryshe” në të gjitha ligjet e normat ligjore, duke i zëvendësuar ato me “Person me aftësi të kufizuara”.
Vlerësimi pozitiv kërkon që organi publik (Komuna dhe ASL, Autoriteti Shëndetësor Lokal) të fillojë, me kërkesë, Projektin Individual të Jetës, një plan i personalizuar që koordinon të gjithë mbështetjen (financiare, sociale dhe shëndetësore) që ju nevojitet.
|
| Me reformen ndryshon qasja ndaj vlerësimit.
Në të kaluarën, vlerësimi bazohej kryesisht në përqindjen e aftësisë së kufizuar, e llogaritur duke përdorur tabela që lidhnin çdo patologji me një përqindje specifike. Sistemi i ri vlerëson gjithashtu edhe ndikimin e gjendjes në jetën e një personi, duke marrë parasysh, për shembull:
Kjo qasje synon të njohë aftësinë e kufizuar në një mënyrë më realiste dhe të përqendruar te personi. |
Po.
Me modelin e ri të vlerësimit, vlerësimi merr në konsideratë pengesat aktuale në jetën e përditshme.
Për shembull, një person që ruan autonomi të mirë mund të marrë një vlerësim të ndryshëm nga dikush me të njëjtën diagnozë, por me një nevojë më të madhe për ndihmë ose mbështetje.
Një nga qëllimet e reformës është të prezantojë një certifikatë të vetme të aftësisë së kufizuar.
Në të ardhmen, një certifikatë e vetme mund të jetë e vlefshme për përfitime të ndryshme, të tilla si:
- invaliditeti civil
- njohja e Ligjit 104
- masa të tjera të asistencës ose mbështetjes.
Qëllimi është të thjeshtohet procesi për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre duke reduktuar:
- vizitat e përsëritura
- kohët e pritjes
- procedurat burokratike.
Reforma nuk i ndryshon automatikisht kërkesat për përfitime.
Në veçanti:
- Nuk ulen nivelet e kujdesit shëndetësor
- Nuk ndryshojnë limitet financiare
- Nuk garantohen përqindje më të larta.
Perkundrazi ndryshon metoda e vlerësimit, e cila synon të marrë në konsideratë dimensionet e ndryshme të jetës së një personi.
Për të aplikuar për invaliditet civil ose Ligjin 104, duhet të:
- Mbledhni dokumentacion mjekësor të përditësuar dhe certifikata të hollësishme mjekësore
Dorëzoni te mjeku juaj:
- raporte të përditësuara të specialistëve
- diagnoza të sakta (mundësisht të kohëve të fundit)
- çertifikata spitalore
- raporte mjekësor të mëparshëm
Dokumentet duhet të jenë të qarta, të lexueshme, në italisht dhe duhet të përshkruajnë se si aftësia e kufizuar ndikon në jetën tuaj të përditshme.
- Flisni me mjekun tuaj duke përshkruar qartë vështirësitë që hasni në jetën tuaj të përditshme dhe raportoni çdo kufizim në pune ose jetën sociale.
Mjeku (mjek i përgjithshëm ose specialist) duhet të plotësojë certifikatën, prandaj është e rëndësishme të përfshihen:
- të gjitha patologjitë ( edhe më shumë se një)
- simptomat reale
- vështirësitë praktike (ecja, puna, autonomia, etj.)
Vini re: mos e minimizoni situatën, vlerësimi bazohet edhe në këtë.
- Verifikoni nëse plotësoni kushtet administrative
Para se të aplikoni, sigurohuni që:
- të keni kodin fiskal dhe një dokument identifikimi të vlefshëm.
- të jesh rezident në Itali
- të kesh një SPID/CIE (i nevojshëm për ndjekjen e procesit)
- Përgatit dokumenta eventual shtesë
Në varësi të rastit:
- çertifikata punësimi (nëse je i punësuar)
- dokumente shkollore (për të miturit)
- relacione sociale ose të ndihmës sociale
Të dobishme veçanërisht për vlerësimin më “të plotë” të kërkuar nga reforma.
Procesi i reformës parashikon që, pas fazës pilot, sistemi i ri do të zbatohet në të gjithë Italinë duke filluar nga data 1 janar 2027.
Aspekte të ndryshme do të monitorohen në muajt në vijim, duke përfshirë:
- kohën e takimeve për vizita
- ndikimin në përfitimet financiare dhe të ndihmës sociale.
Përse është e rëndësishme të informohesh?
Gjatë fazës së tranzicionit, procedurat mund të ndryshojnë nga provinca në provincë.
Njohja e karakteristikave të reja të reformës dhe përgatitja korrekte e dokumentacionit mund t’ju ndihmojë ju dhe familjen tuaj të përballoni procesin e aplikimit në mënyrë më të vetëdijshme.
Meqenëse reforma është ende në zbatim e sipër, ju rekomandojmë që të monitoroni progresin e saj për t’u siguruar që ajo të hyjë në fuqi në janar 2027.
- metodat për hartimin e raporteve
NABILA è un Help Desk per cittadini migranti con disabilità e vulnerabilità che assicura assistenza socio legale, mediazione linguistica e orientamento ai servizi sul territorio nazionale.
Attraverso la linea telefonica gratuita 800 999 977, NABILA fornisce:
- Ascolto e supporto da remoto
- Orientamento ai servizi sul territorio grazie a JUMA MAP
- Possibilità di richiedere appuntamenti in presenza (nella sede dell’Ufficio Immigrazione di ARCI Nazionale)


