Është një procedurë që ju lejon të sillni familjarët tuaj në Itali në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt.
Mund të kërkosh bashkim familjar me familjarët e mëposhtëm:
Nëse jeni nën moshën 18 vjeç dhe jeni vetëm, i ndarë nga prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes që kujdesen për ju dhe jeni njohur si refugjat në Itali, ju keni të drejtë të ribashkoheni me prindërit tuaj pavarësisht nga mosha dhe gjendja e tyre.
Për të aplikuar për bashkim familjar, personave me mbrojtje ndërkombëtare, u duhet:
Për personat që posedojnë lloje të tjera të lejeve të qëndrimit, të pranishëm rregullisht në Itali, është e nevojshme të plotësojnë kërkesat mbi të ardhurat dhe përshtatshmërinë e banesës. Për më shumë informacion dhe detaje mbi lejet e ndryshme të qëndrimit me të cilat mund të aplikoni për ribashkim dhe për kërkesat e nevojshme, mund të shikoni skedarin e dedikuar në Melting pot Europa.
Procedura përfshin dy hapa
kërkesën për Nulla Osta në Sportelin Unik të Emigracionit të Prefekturës kompetente dhe më pas kërkesën për vizë në Ambasadën Italiane në vendin ku jeton familjari juaj.
Për të kërkuar Nulla Osta, ju duhet:
Pastaj, do të thirreni për takim nga Sporteli Unik për emigracionin, i zonës së banimit tuaj dhe do t’ju duhet të sillni dokumentet e mëposhtme:
Për të provuar marrëdhëniet familjare mund të sillni certifikatën familjare dhe të vendbanimit (edhe në formën e vetë-certifikimit).
Pasi të keni marrë Nulla Osta, duhet ta dërgoni origjinalin e saj anëtarit të familjes për tu ribashkuar i cili duhet të paraqitet në Ambasadën Italiane (e cila ndërkohë e ka marrë atë në mënyrë elektronike nga Sporteli Unik) për të aplikuar për vizë.
Nëse bëni gjithçka siç duhet dhe aplikimi pranohet, brenda 90 ditëve nga data e paraqitjes do të keni Nulla Osta për të vazhduar me bashkimin familjar. Nëse për ndonjë arsye kërkesa e Nulla Osta nuk pranohet, por ju besoni se keni të drejtë për të, ju mund të ankoheni në Gjykatën e zakonshme (Seksionin e Specializuar) të vendbanimit.
Ligji parashikon që viza të lëshohet brenda 30 ditëve nga kërkesa, por kohët mund të jenë më të gjata.
Nulla osta është e vlefshme për 6 muaj nga dita e lëshimit, kështu që ju duhet ta dorëzoni atë në Ambasadë brenda 6 muajsh. Sigurohuni që të keni gati të gjitha dokumentet në kohë për aplikimin për vizë dhe nëse ka vonesa në takimin në Ambasadë, kontaktoni falas Numero Verde Arci, associazioni territoriali ose një avokat.
Organizuar nga Caritas Italiana, Consorzio Communitas dhe UNHCR – Për më shumë informacion vizitoni: http://ricongiungimento.it/
Cilat dokumente nevojiten? Konsultoni fletët informative të ambasadave italiane jashtë vendit
Pasi të keni tërhequr Nulla Osta, duhet t’ua dërgoni origjinalin familjarëve tuaj. Pasi familja juaj ta ketë atë duhet të marrë një takim me përfaqësinë diplomatike italiane për të aplikuar për vizë.
Për më shumë informacion, mbështetje ose këshilla – edhe në rast shpërdorimi të detyrës ose shkelje të të drejtave tuaja – mund të kontaktoni shoqatat lokale të pranishme në Itali ose të kërkoni një këshillë ligjore me pagesë.
Kujt mund ti drejtohem për informacion dhe për ndihmë në plotësimin e aplikimit?
Kontaktoni me numrin pa pagesë për azilkërkuesit dhe refugjatët (ARCI): 800905570 o (+39)3511376335
Ose shkruani një email në numeroverderifugiati@arci.it
Për më shumë informacion, mbështetje ose këshilla – edhe në rast shpërdorimi të detyrës ose shkelje të të drejtave tuaja – mund të kontaktoni edhe të tjera shoqata lokale të pranishme në Itali ose të kërkoni një këshillë ligjore me pagesë.
Materialet janë realizuar në bashkëpunim me Arci Porco Rosso di Palermo.
Nga Karitasi Italian, Konsorciumi Komunitas dhe Unhcr – Për më shumë informacion vizitoni: http://ricongiungimento.it/
JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.
Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.
Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it
Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:
E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik
E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik
Mbështetje digjitale
E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30
Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)
Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it
NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.
Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.
U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.
Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.