FAQ - Njohja e aftësisë së kufizuar

Jeni një person që përjeton një formë invaliditeti në ndërveprimin me barrierat e ndryshme që hasen në botën ku jetojmë?

Në Itali mund të aplikoni për njohjen aftësive të kufizuara (ligji 104/1992) dhe/ose invaliditetit/verbërisë/shurdhimit, të cilat ju japin të drejtën për ndihma dhe përfitime të ndryshme financiare. Në këtë faqe ju shpjegojmë se si funksionon procedura.

Flitet për aftësi të kufizuara (ose më mirë: gjendje e aftësisë së kufizuar) kur një person, për një periudhë të gjatë kohore, ka një dëmtim fizik, mendor, intelektual, neurozhvillues ose shqisor që e bën më të vështirë kryerjen e disa aktiviteteve të përditshme (p.sh. të punosh, të lëvizësh ose të kujdesesh për veten). Këto vështirësi vijnë si shkak i ndërveprimit me barriera të natyrave të ndryshme (p.sh. barrierat arkitekturore, barrierat sociale…). 

 

Në Itali, aftësia e kufizuar njihet nga një komision publik: është personi i interesuar që duhet ta kërkojë atë.

Komisioni njeh dhe vlerëson dëmtimet fizike, mendore ose shqisore (pension invaliditeti, verbëri civile, shurdhëri, shurdhëri-verbëri) dhe kërkesa të tjera për asistenzë që mund të ketë personi (vlerësim social, ligji 104/1992).

Dy njohjet, të cilat zakonisht ndodhin së bashku, ju garantohen edhe të huajve që banojnë në Itali.

Kërkimi i dy njohjeve është shumë i rëndësishëm sepse ato janë kusht për të përfituar lehtësime të ndryshme dhe mbështetje ekonomike, ndihme, shëndetësore, mbështetje në shkollë apo në punë.

Mund të aplikojnë për njohjen e aftësive të kufizuara (ligji 104/1992) dhe/ose invaliditetit/verbërisë/shurdhimit:

 

  • Shtetasit italianë me banim në Itali;
  • Shtetasit e huaj të Bashkimit Evropian që banojnë ligjërisht në Itali dhe të regjistruar në zyrën e gjendjes civile të komunës së vendbanimit;
  • Shtetasit e huaj që nuk i përkasin Bashkimit Evropian me leje qëndrimi të rregullt të paktën një vjeçare.

Mund të aplikoni pranë INPS, Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore, i cili është organi kryesor publik që merret me pensionet, subvencionet dhe ndihmën ekonomike për ata që punojnë ose janë në vështirësi në Itali. Aplikimi mund të bëhet online, në faqen e internetit të INPS, ose nëpërmjet një Patronato (zyrë qe ofron asitencë e tutelë për qytetarët italianë e të huaj)  apo një shoqate. 

 

Për të filluar procedurën, duhet të ndiqni këto hapa: 

 

  1. Fillimisht duhet të shkoni te një mjek i përgjithshëm dhe t’i kërkoni atij t’i dërgojë INPS një certifikatë mjekësore introduktive, e cila duhet të përmbajë të dhënat tuaja personale, kodin fiskal dhe diagnozën e patologjive. Mjeku plotëson certifikatën online, e dërgon në INPS dhe lëshon një faturë me numrin e certifikatës. 

 

  1. Pasi të keni marrë certifikatën mjekësore, duhet të paraqisni kërkesën tuaj. Mund ta bësh në dy mënyra:

 

Vini re: Certifikata mjekësore është e vlefshme për 90 ditë pas lëshimit për të aplikuar për invaliditet civil!

 

  1. Në përfundim të vlerësimeve të tij, Komisioni nxjerr raportet në lidhje me dëmtimet (invaliditeti/verbëria/shurdhimi) me përqindjet (invaliditetit) ose gjendjen e verbërisë e shurdhimit (të pjesshme ose totale) ose kushtet për kompensim për shoqërues (indennità di accompagnamento). Verbali i aftësisë së kufizuar (ligji 104/1992) specifikon nëse ka apo jo një gjendje të rëndë.

Komisioni do t’ju dërgojë verbalet, por ju mund t’i konsultoni ato edhe në faqen e internetit të INPS. 

 

Vini re: nëse mendoni se vlerësimi i verbaleve nuk është i saktë, mund të bëni një ankimim përmes një avokati.

Mjeku i përgjithshëm (edhe i ndryshëm nga ai që ka vërtetuar gjendjen e invaliditetit) dërgon kërkesën për një vizitë në banesë. Brenda pesë ditëve nga kërkesa, do të merrni njoftimin për datën dhe orën e vizitës në banesë.

Disa verbale parashikojnë një rishikim me kalimin e kohës (pas një viti, dy, tre…). Në verbalin e vlerësimit thuhet nëse aftësia e kufizuar është “e rishikueshme” ose “jo e rishikueshme”. Nëse invaliiteti mund të ndryshojë me kalimin e kohës (“i rishikueshëm”), verbali do të tregojë datën për një vizitë të re te mjeku.

Në këto raste, vetë INPS ju thërret për një vizitë të re. Nuk duhet të shkoni prapë te mjeku kurues për certifikatën introduktive. Gjatë rishikimit, do t’ju kërkohet dokumentacion i ri mjekësor dhe do të lëshohet një raport i ri.

Verbalet tuaja do të mbeten të vlefshme deri në plotesimin e një vlerësimi të ri.

Nëse gjendja juaj përkeqësohet me kalimin e kohës dhe keni dokumentacion mjekësor për këtë, mund të kërkoni një vlerësim të ri.

Rruga është e njëjtë me herën e parë: certifikatë introduktive, aplikim, vlerësim,

vizitë.

Lloji i asistencës ndryshon në varësi të gjendjes  e përqindjes se njohur të invaliditetit, por në disa raste varet, edhe nga kritere të tjera (mosha, të ardhurat, etj.).

Për sa i përket invaliditetit civil, verbërisë civile, shurdhimit, shurdhërisë-verbërisë, jepen pensione, çeqe, kompensime.

Pensionet: nëse invaliditeti juaj është 100% dhe jeni mbi 18 vjeç; ose nëse jeni pjesërisht apo plotësisht i verbër; nuk duhet të tejkaloni shumën e të ardhurave personale vjetore të caktuar (rreth 19.500 euro).

Çeqet: nëse paaftësia juaj është midis 74 dhe 99% dhe jeni mbi 18 vjeç dhe nëse nuk keni të ardhura më të larta se rreth 5.400 euro.

Kompensimi për shoqërues (indennità di accompagnamento): pavarësisht moshës apo të ardhurave, ju paguhet nëse ju nuk jeni në gjendje të ecni në mënyrë të pavarur ose nëse keni nevojë për ndihmë të vazhdueshme. U jepet edhe nëse jeni plotësisht i verbër.

Kompensimi frekuentimi: u jepet të miturve në gjendje invalidieti që ndjekin shkollën ose qendrat e rehabilitimit.

Për sa i përket aftësive të kufizuara (ligji 104/1992) nëse njihet gjendja e rënduar janë të munshme lehtësira të ndryshme:

 

– hap mundësinë e kërkimit të mbështetjes në shkollë nëse i interesuari është i mitur;

– mundëson lehtësime në vendin e punës (lejet, zgjedhjen e vendndodhjes, përjashtimin nga turni i natës…)

– hap mundësinë e kërkimit dhe marrjes së disa lehtësirave tatimore (shpenzimet shëndetësore, ndihma, makina).

Njohja e gjendjes së rëndë merret parasysh nga shërbimet sociale të komunave për të aktivizuar forma të veçanta të mbështetjes dhe ndihmës.

Dokumente të dobishme

Tutorial: Si të bashkëngjitni dokumentacionin shëndetësor për invaliditetin civil
Për të bashkangjitur dokumentacionin shëndetësor klikoni këtu

NABILA është një Help Desk për qytetarët migrantë me aftësi të kufizuara dhe dobësi që siguron ndihmë socio-juridike, ndërmjetësim gjuhësor dhe orientim drejt shërbimeve në territorin kombëtar.

Përmes linjës telefonike pa pagesë 800 999 977, NABILA ofron:

Dëgjim dhe mbështetje në distancë
Orientimi në shërbimet lokale falë JUMA MAP
Mundësia për të kërkuar takime personalisht (në selinë e Zyrës Kombëtare të Emigracionit ARCI)


								

Çfarë është JumaMap

JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.

Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.

Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it

Welcome Center

Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:

E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik

E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social

E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik

Mbështetje digjitale

E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30

Numri falas për kërkues azili dhe refugjatë

Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)

Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it

Numri falas për migrantë me aftësi të kufizuara

NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.

Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.

Hapësirë dëgjimi për të mitur dhe të rinj migrantë

U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.

Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.