Diskriminimet janë tërësia e sjelljeve që, në
mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë,
çojnë në përjashtimin, kufizimin ose
preferencën e një personi ose një grupi. Këto
sjellje bazohen në prejardhjen, kombësinë,
përkatësinë e supozuar etnike, fenë,
orientimin seksual, gjininë, moshën, pamjen
fizike ose statusin e aftësisë së kufizuar.
Diskriminimi parandalon ose kufizon njohjen
dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut në fushën politike,
ekonomike, sociale, kulturore dhe në çdo
sektor tjetër të jetës publike.
Në këto FAQ ne do të shpjegojmë në mënyrë
të thjeshtë dhe të qartë format kryesore të
diskriminimit dhe këshilla se si të raportohen
dhe luftohen ato.
Racizmi është një ideologji që nuk ka bazë
shkencore, ndryshon në varësi të periudhës
historike dhe vendit në të cilin ndodh dhe në
përgjithësi mohon parimin se të gjithë njerëzit
lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të
drejta, siç thuhet në Deklaratën Universale
për të Drejtat e Njeriut (Neni 1). Racizmi
manifestohet si mosbesim dhe përbuzje ndaj
njerëzve me karakteristika fizike dhe
kulturore të ndryshme nga ato të vetat, duke i
përfaqësuar gabimisht si "inferiorë". Kjo
mund të çojë në përjashtim social, denigrim,
dhunë psikologjike dhe fizike dhe, në raste
ekstreme, gjenocid ose vrasje masive.
Racizmi dhe ksenofobia janë terma të
ndryshëm: racizmi bazohet në një gjykim
moral që e konsideron "tjetrin" inferior për
arsye kulturore ose biologjike, duke çuar në
një përplasje midis grupeve. Ksenofobia, nga
ana tjetër, lind nga një frikë irracionale ndaj të
tjerëve, e parë si një kërcënim për sigurinë,
duke kulmuar me akte diskriminuese. Si
racizmi ashtu edhe ksenofobia janë fenomene
sociale, strukturore, të zakonshme dhe sistematike.
Antisemitizmi, islamofobia dhe anti-
ciganizmi janë shprehje specifike të racizmit
që u drejtohen përkatësisht hebrenjve
(antisemitizmi), myslimanëve
(islamofobia), romëve, sintët dhe grupeve
të tjera nomade (anti-ciganizmi).
A ekzistojnë "racat"?
Racizmi bazohet në idenë se ekzistojnë “raca”
të ndryshme njerëzore, me karakteristika të
ndryshme gjenetike. Kjo ide nuk ka bazë
shkencore dhe konsiderohet e gabuar dhe e
dëmshme. Edhe koncepti “origjina etnike”
është një ide, jo një fakt real. Ekziston një
tendencë për t'i atribuar më shumë
karakteristika të përbashkëta një grupi
njerëzish sesa është e vërtetë.
Vini re: Askush nuk lind racist, por mund të
bëhesh i tillë përmes edukimit dhe ndikimit të
kulturës.
Për më shumë informacion:
www.amnesty.ch/it/campagne/razzismo/razzismo
Italia ka një sistem ligjor që mbron nga
racizmi dhe diskriminimi, i vendosur në art. 3
të Kushtetutës ("të gjithë qytetarët kanë
dinjitet të barabartë shoqëror dhe janë të
barabartë para ligjit, pa dallim gjinie, race,
gjuhe, feje, opinionesh politike, kushteve
personale dhe sociale"). Ligji Mancino
(205/93) dhe nenet 604 bis dhe 604 ter të
Kodit Penal ndëshkojnë propagandën raciste
dhe nxitjen e urrejtjes.
Ndërkombëtarisht, Direktiva 43/2000 dhe
Direktiva 78/2000 të BE-së mbrojnë nga
diskriminimi i bazuar në racë, fe, moshë dhe
karakteristika të tjera. Deklarata Universale
e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa
Ndërkombëtare kundër Diskriminimit
Racor ndalojnë të gjitha format e
diskriminimit dhe neni 21 i Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së i përforcon
këto parime.
Racizmi institucional është një formë e
diskriminimit sistematik nga institucionet
qeveritare, shërbimet sociale dhe
shëndetësore, shkollat dhe autoritetet publike,
nëpërmjet rregullave, qarkoreve, rutinave dhe
praktikave të rrënjosura ose normave të reja
që përjashtojnë ose denigrojnë disa grupe
shoqërore. Racizmi institucional zakonisht
është më i vështirë për t'u identifikuar.
Racizmi strukturor, nuk mund të
identifikohet në institucione individuale.
Është frut i marrëdhënieve historike dhe
shoqërore të pushtetit, të rrënjosura në shoqëri
që pengojnë grupe të caktuara të popullsisë, si
ato me prejardhje migratore dhe njerëz me
origjinë të huaj, të kenë akses në poste kyçe
në politikë, administratë dhe ekonomi.
Miratimi i ligjeve kundër diskriminimit nuk
nënkupton domosdoshmërisht garantimin e
suksesshëm të të drejtave të barabarta për të
gjithë në shoqëri.
Në Itali ka organizata dhe shoqata të
ndryshme që merren me parandalimin dhe
luftimin e racizmit. Nëse keni vuajtur nga
diskriminimi racor, mund të kontaktoni:
● Lunaria – Sportel ndihme kundër
racizmit:
https://www.lunaria.org/sportello-
contro-il-razzismo/
● UNAR – Zyra Kombëtare Kundër
Diskriminimit Racor:
https://www.unar.it/portale/segnalare-
una-discriminazione
● ASGI – Shoqata për Studime Ligjore
mbi Imigracionin:
https://www.asgi.it/servizio-
antidiscriminazione/
Aksesi në punë:
Konventa të ndryshme ndërkombëtare si dhe
Kushtetuta Italiane garantojnë të drejtat e
njerëzve të huaj ose me origjinë të huaj. Një
punëdhënës nuk mund të refuzojë të
punësojë një person sepse është i huaj, as
nuk mund të ofrojë një pagë më të ulët, ose
orare më të rëndë, etj: trajtimi duhet të jetë i
njëjtë në çdo aspekt.
https://www.asgi.it/servizio-
antidiscriminazione/accesso-al-lavoro/
Aksesi në banesat sociale publike dhe
banesat private:
Mund të hyjnë në banesat e ERP ("banesat
sociale") qytetarët/et italianë, të BE-së dhe të
vendeve jo BE me lejen e qëndrimit BE me
afat të gjatë ose me të paktën me leje
qëndrimi dy vjetore; në rastin e fundit duhet
të demonstrohet dhe një raport pune të
rregullt vartëse ose autonome.
https://www.asgi.it/servizio-
antidiscriminazione/alloggi-pubblici-e-privati/
Seksizmi është tendenca për të diskriminuar
një person bazuar në seksin e tij, dhe mbi të
gjitha prek gratë dhe vajzat. Ajo është e lidhur
me rolet gjinore dhe stereotipet, dhe shpesh
bazohet në besimin se një seks (përgjithësisht
ai mashkullor), është superior ndaj tjetrit
(përgjithësisht femëror). Ky paragjykim çon
në diskriminim që penalizon femrat, duke
promovuar idenë e një epërsie të pretenduar të
burrave ndaj grave.
Është tërësia e qëndrimeve, besimeve dhe
diskriminimit ndaj njerëzve LGBTQIA+
(akronim i formuar nga fjalët "lezbike, gay,
biseksuale, transgjinore, queer, interseks,
aseksual"). Homo-lesbo-transfobia mund të
zbatohet në disa nivele, nga ato institucionale
përmes politikave dhe praktikave deri tek ato
individuale dhe personale. Homo-lesbo-
transfobia gjithashtu mund të jetë e
brendshme, kur njerëzit LGBTQIA+ ndjehen
të turpëruar për gjendjen e tyre, shpesh duke u
vetë-izoluar dhe vetë-perjashtuar nga marrëdhëniet shoqërore ose të punës.
Ableizmi është një formë e diskriminimit
dhe paragjykimeve ndaj personave me
aftësi të kufizuara bazuar në një supozim
ideologjik që konsideron si personin e vetëm
të denjë atë "të aftin"dhe i sheh të gjithë të
tjerët si me mungesa. Kjo ndodh përmes
qëndrimeve, sjelljeve, rregullave dhe
politikave që i konsiderojnë njerëzit me aftësi
të kufizuara si më të ulët, më pak të aftë ose
që kanë nevojë për ndihmë. Ableizmi mund të
çojë në përjashtim, stereotipe negative,
mungesë aksesi dhe mundësi të kufizuara në
fusha të ndryshme të jetës, të tilla si arsimi,
puna, koha e lirë dhe pjesëmarrja sociale.
Diskriminimet janë të përhapura në kontekste
të ndryshme shoqërore. Për shembull, ato
manifestohen në vështirësinë për të gjetur një
apartament, në përdorimin e epiteteve e
fyerjeve në shkollë, në diskriminimet në punë,
në humbjen e mundësive të karrierës dhe
refuzimeve të vazhdueshme të kandidaturave.
Diskrimineti dalin ne pah në shumë vende të
ndryshme: transporti publik, klube, restorante,
dyqane, media, shkolla, shërbime publike,
spitale, rajone policie dhe në internet.
● Fjalimet e urrejtjes (Hate speech):
janë komunikime, shprehje ose sjellje
që nxisin dhunë, armiqësi,
diskriminim o paragjykime ndaj
individëve ose grupeve të njerëzve
bazuar në karakteristika të tilla si raca,
etnia, feja, gjinia, orientimi seksual,
aftësia e kufizuar ose identitetet e
tjera. Këto fjalime mund të bëhen në
kontekste të ndryshme, duke përfshirë
fjalime publike, shkrime, postera,
fletushka, karikatura, dokumente, faqe
web, blog dhe postime në rrjetet
sociale. Fjalimet e urrejtjes përfshijnë
fyerje dhe ofendime verbale,
kërcënime, shpifje, propagandë.
● Dhunë Fizike: jane sulmet e
pamotivuara në rrugë, transportin
publik, shkolla dhe nga ana e forcave të rendit. Dëmtim i sendeve personale
dhe kolektive.
● Dhunë psikologjike: janë
poshtërimet, izolimi, presioni
emocional dhe kujtimet e
vazhdueshme të perceptimit të të
tjerëve, duke shkaktuar stres dhe
ankth.
Ndërsektorialiteti i diskriminimeve i referohet
mënyrës në të cilën forma të ndryshme të
diskriminimit dhe shtypjes mbivendosen dhe
kryqëzohen, duke ndikuar në përvojat e
individëve dhe grupeve. Ky koncept njeh se
njerëzit mund t'i nënshtrohen diskriminimeve
të njëkohshme bazuar në aspekte të shumta të
identitetit të tyre, të tilla si "raca", gjinia,
klasa shoqërore, orientimi seksual, aftësitë e
kufizuara, mosha, feja dhe karakteristika të
tjera.
Kontaktoni Numrin Jeshil Kundër
Diskriminimit 800901010
https://www.pariopportunita.gov.it/it/numeri-
utili/800-90-10-10-numero-verde-
antidiscriminazione/
Kontaktoni shërbimin kundër diskriminimit
të ASGI
https://www.asgi.it/servizio-
antidiscriminazione/
Konsultohuni me listën, redaktuar nga
Lunaria, të sporteleve kundër diskriminimit
në të gjithë Italinë:
https://www.cronachediordinariorazzismo.org
/sportelli-contro-razzismo-e-discriminazioni/
Per approfondire:
JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.
Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.
Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it
Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:
E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik
E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik
Mbështetje digjitale
E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30
Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)
Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it
NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.
Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.
U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.
Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.