Po në Itali, gratë mund të kërkojnë ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë (abortin) brenda 90 ditëve të para të shtatzënisë për arsye shëndetësore, ekonomike, sociale ose familjare. Që nga viti 1978 kjo ndërhyrje është e rregulluar me Ligjin 194/78.
Brenda 90 ditëve të para, të llogaritura nga dita e parë e menstruacioneve të fundit, mund të vendosni ta ndërprisni shtatzëninë. Ndërprerja është gjithmonë me bazë vullnetare dhe është plotësisht falas.
Me një test pozitiv të shtatzënisë (i cili mund të blihet në çdo farmaci dhe në shumë supermarkete) mund të shkoni në një qendër këshillimi familjar (consultorio familiare) ose te një mjek. Mund të konsultoni listën e këtyre qendrave në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Më pas mjeku duhet të lëshojë një dokument/certifikatë (documento/certificato) që vërteton dëshirën tuaj për të ndërprerë shtatzëninë.
Vini re: Çdo mjek mund ta bëjë këtë çertifikatë: mjeku i qendrës, mjeku i familjes ose çdo mjek tjetër që i besoni.
Në intervistën paraprake, mjeku ilustron alternativat e tjera të mundshme përveç abortit dhe ju informon për të drejtat tuaja, më pas jep dokumentin që vërteton dëshirën tuaj për të ndërprerë shtatzëninë, i cili duhet të jetë i firmosur dhe nga ju. Nuk është e nevojshme asnjë analizë e veçantë (p.sh. ekografi) për të marrë dokumentin/certifikatën.
Pas intervistës informative me mjekun, duhet të prisni 7 ditë para se të vazhdoni me abortin, përveç rasteve kur ekzistojnë kushte urgjente: në atë rast mjeku lëshon në çast certifikatën, me të cilën mund ti drejtoheni menjëherë spitalit për plotësimin e procedurës.
Aborti në Itali është i ligjshëm që nga viti 1978. Pavarësisht kësaj, kryerja e abortit në Itali është e vështirë për shkak të shkallës së lartë të gjinekologëve kundërshtarë për ndërgjegje, pra atyre që refuzojnë të praktikojnë ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë. Në Itali, mjekët, anestezistët dhe ndihmës mjekët që janë kundërshtarë për shkak të ndërgjegjes tejkalojnë 70% të totalit.
Qendra e këshillimit familjar, (consultorio) me ekipin e saj multidisiplinar (gjinekolog, punonjës social, psikolog, mami, infermier/e) është struktura që mund t’ju ndihmojë me certifikimin dhe këshillimin. Për më tepër, qendra zakonisht kryen edhe prenotimin për shtrimin para-spitalor në strukturën përkatëse, dhe jep këshilla kontraceptive.
Ju mund të kërkoni për qendrën më të afërt me ju në këtë faqe https://obiezionerespinta.info/ ku do të gjeni edhe sugjerime të vlefshme për të kontaktuar ato struktura që janë të lira nga kundërshtarët për shkak të ndërgjegjes.
Po, e drejta ndërkombëtare sqaron se vendimet për trupin duhet të merren nga individi, në përputhje me të drejtën për autonomi dhe integritet trupor.
Të detyrosh dikë të ketë një shtatzëni të padëshiruar, ose ta detyrosh atë të kërkojë një abort të pasigurt, është shkelje e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat për privatësi, autonomi dhe integritet trupor.
Aksesi në abort është i lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave njerëzore të grave, vajzave dhe personave të tjerë që mund të mbeten shtatzënë, me qëllim arritjen e drejtësisë sociale dhe gjinore.
Aborti lejohet në 90 ditët e para të shtatzënisë, të cilat duhet të llogariten nga dita e parë e menstruacioneve të fundit. Pas kësaj periudhe, është e mundur vetëm në rastet e rrezikut serioz për jetën ose shëndetin e gruas.
Përtej ditës së 90-të, IVG quhet ABORT TERAPEUTIK (ABORTO TERAPEUTICO) dhe lejohet vetëm:
ose në prani të anomalive apo keqformimeve të fetusit të cilat shkaktojnë një rrezik serioz për shëndetin mendor dhe fizik të gruas. Këto patologji konstatohen nga një mjek i shërbimit spitalor, i cili mund të kërkojë bashkëpunimin e konsulentëve ose vizita të mëtejshme diagnostikuese.
Ekzistojnë dy teknika për të kryer një ndërprerje vullnetare të shtatzënisë. Nëse jeni më pak se 49 ditë (7 javë) shtatzënë, mund të zgjidhni ndërmjet procedurës kirurgjikale dhe asaj farmakologjike. Mjekët e shërbimit IVG do të vlerësojnë praninë e ndonjë kundërindikacioni për njërën ose tjetrën. Procedura farmakologjike mund të kryhet në Itali deri në javën e shtatë; Në vend të kësaj, procedura kirurgjikale mund të kryhet nga java e shtatë deri në javën e 14-të-16-të (prandaj mund të përdoret edhe për abortin terapeutik, ose ITG).
Metoda farmakologjike bazohet në marrjen, me një distancë prej 48 orësh, të dy barnave: mifepriston (RU486) dhe prostaglandina (misoprostol ose gemeprost).
“Pilula Ru486” (Pillola Ru486) është emri tregtar i barit Mifegyne (Mifeprostone) e Exelgyne, i cili ofron një mundësi jokirurgjikale për ndërprerjen e shtatzënisë në përputhje të plotë me ligjin 194.
Aborti kirurgjikal konsiston në ndërprerjen e një shtatëzënie në vazhdim që kryhet nëpërmjet metodave kirurgjikale. Në shumicën e spitaleve është e mundur të kryhet aborti në regjim spitalor ditor, që përfshin daljen nga spitali në të njëjtën ditë, zakonisht disa orë pas kryerjes së operacionit. Operacioni mund të kryhet nën anestezi të përgjithshme ose lokale, me ose pa sedatim (qetësim). Metoda më e përdorur është ajo e ashtuquajtur “histerosuksion”, ose “aspirim”.
Vini re: përvoja e ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë mund të ndryshojë nga rajoni në rajon ose edhe brenda të njëjtit territor rajonal.
Për të kryer një abort, duhet të shoqëroheni nga prindërit ose kujdestarët tuaj (ose kushdo tjetër që ushtron autoritetin prindëror), të cilët do të duhet të nënshkruajnë dokumentin me ju.
Nëse NUK mundesh ose nuk dëshironi të flisni për këtë me prindërit apo kujdestarët ligjor tuaj, gjëja më e thjeshtë është të shkoni në një qendër të këshillimit familjar. Në qendër do të bëni një intervistë me asistentin social dhe mundësisht me psikologun, të cilët do të vlerësojnë zgjidhjet e mundshme me ju dhe do të shkruajnë një raport për gjyqtarin e kujdestarisë pranë gjykatës për të mitur. Gjykatësi nga ana e tij do të lëshojë autorizimin për abort.
Vini re: në çdo rast, askush nuk është i autorizuar të kontaktojë prindërit pa dijeninë tuaj: as qendra e këshillimit, as gjyqtari i kujdestarisë dhe as spitali ku do të kryeni abortin.
Nëse jeni shtetase e huaj me leje të rregullt qëndrimi në Itali, mund të keni kujdes shëndetësor, por duhet të regjistroheni në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar “Servizio sanitario nazionale” (SSN).
Regjistrimi në SSN lejon akses falas në IVG (Ndërprerje Vullnetare e Shtatzënisë).
Nëse nuk keni një leje hyrje dhe qëndrimi të rregullt, mund të kërkoni kartën S.T.P. (I huaj përkohësisht prezent “Straniero Temporaneamente Presente”) e vlefshme për 6 muaj në të gjithë territorin kombëtar. Mund të lëshohet nga autoriteti shëndetësor lokal (ASL) ose nga spitali.
Për më shumë informacion, konsultohuni me portalin e Integrimit të Migrantëve
Mund të ndodhë që në rastin e IVG të kërkohen dokumente shtesë për të përjashtuar moshën e mitur: në këtë rast mund të kërkohen analiza mjekësore, si grafia e kyçit të dorës, për të kryer verifikime të mëtejshme.
Vini re: aksesi në strukturat shëndetësore nuk sjell raportim tek autoritetet.
Italia ka miratuar një amendament (DL Pnrr, neni 44) i cili lehtëson efektivisht praninë dhe aktivitetet e grupeve kundër zgjedhjes brenda qendrave të këshillimit familjar.
Amendamenti në fakt parashikon që Rajonet, në organizimin e shërbimeve të qendrave, mund të “përfitojnë gjithashtu, pa shpenzime shtesë për financat publike, nga përfshirja e subjekteve të sektorit të tretë që kanë përvojë të kualifikuar në mbështetjen e mëmësisë”.
Kjo në thelb do të thotë se shoqatat pro-jetës (anti-abort), si Pro-Vita & Famiglia, mund të hyjnë në strukturat ku gratë mund të fillojnë procesin e ndërprerjes së shtatzënisë.
Nëse nuk dëshironi t’i takoni, deklaroni shprehimisht se dëshironi të flisni vetëm me personelin mjekësor (infermiere, mami dhe gjinekologë).
Mos harroni se IVG (Ndërprerja Vullnetare e Shtatzënisë) brenda 90 ditëve të para është e drejta juaj: kontaktoni qendrën më afër jush: https://www.jumamap.it/it/violenza-di-genere/
Për më shumë informacion:
JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.
Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.
Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it
Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:
E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik
E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik
Mbështetje digjitale
E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30
Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)
Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it
NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.
Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.
U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.
Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.