FAQ - Procesi i afirmimit gjinor në Itali

Ky udhëzues synon të ofrojë informacion të qartë dhe konciz mbi tranzicionin gjinor (ose më mirë “Afirmimin gjinor”) në Itali, mbi të drejtat e personave transgjinorë dhe procedurat përkatëse, në një perspektivë gjithëpërfshirëse dhe respektuese të diversitetit. Udhëzuesi i referohet Konventës së Stambollit, e cila e përkufizon gjininë si grup “rolesh, sjelljesh, aktivitetesh dhe atributesh të ndërtuara shoqërore, që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për burrat dhe gratë”. Informacioni i përfshirë në këtë faqe është zhvilluar nga portali InfoTrans.  

Secili person ka identitetin e tij seksual, i përbërë nga komponentë të ndryshëm: identiteti gjinor, shprehja gjinore, orientimi seksual dhe seksi biologjik.

 

Seksi biologjik

Përkufizimi i seksit biologjik bazohet në faktorë të ndryshëm: trashëgimia gjenetike, organet gjenitale dhe profili hormonal. Bazuar në këto kritere të vëzhguara në lindje, fëmijës i caktohet seksi mashkull ose femër. Disa njerëz mund të lindin me karakteristika gjenitale që nuk mund të përkufizohen ekskluzivisht si mashkull apo si femër dhe në raste të tilla flasim për persona intersex.

Orientimi seksual

Orientimi seksual, nga ana tjetër, tregon tërheqjen fizike dhe/ose emocionale ndaj një personi. Ka shumë lloje të orientimit seksual dhe të gjitha janë normale. Për shembull, orientimi heteroseksual i referohet tërheqjes ndaj njerëzve të seksit të kundërt nga vetja, orientimi homoseksual (gay) përshkruan një burrë të tërhequr nga burra të tjerë, një person lezbike është një grua e tërhequr nga gratë e tjera, biseksual është një person i tërhequr nga gjini të ndryshme, panseksual është një person i tërhequr nga njerëzit pavarësisht nga gjinia. 

Shprehja gjinore

Shprehja gjinore është mënyra se si një person shpreh gjininë e tij në jetën e përditshme, përmes sjelljes, pamjes, veshjes, flokëve, grimit, gjuhës së trupit dhe zërit. Kjo shprehje ndryshon në bazë të kulturës, vendit dhe kohës.

Identiteti Gjinor

Identiteti gjinor i referohet mënyrës se si një person e përcakton veten në lidhje me gjininë që ndjen se i përket: një person mund ta përkufizojë veten si burrë, grua ose të dyja, ose si i përket një gjinie tjetër nga këto të dyja. Të gjitha identitetet gjinore janë të natyrshme (normale).

Termi transgjinor u referohet njerëzve që përjetojnë një mospërputhje midis gjinisë dhe seksit biologjik, domethënë që paraqesin një identitet gjinor dhe/ose shprehje gjinore që është e ndryshme nga gjinia e caktuar në lindje (ajo përkufizohet si “mospërputhje gjinore”). Ndërsa një person përkufizohet si cisgender, kur ai ka një identitet gjinor që korrespondon me gjininë e caktuar në lindje: për shembull, një person që ndihet si grua dhe ka lindur me karakteristika fizike femërore.

Të qenit transgjinor është një gjendje normale dhe nuk është sëmundje. Disa persona transgjinorë, por jo të gjithë, mund të përjetojnë një situatë të pakëndshme si gjendje derivative, dhe të vendosin të ndërhyjnë në trupin e tyre për ta bërë atë më të ngjashëm me atë se si ndihen, me trajtime hormonale dhe/ose ndërhyrje kirurgjikale.

 

Ju lutemi vini re: termi transgjinor nuk tregon tërheqje apo orientim seksual! 

Disa persona transgjinorë ndërmarrin një proces të afirmimit të gjinisë hormonale dhe/ose kirurgjikale. Kjo nuk është një rrugë e detyrueshme. Për më tepër, procesi nuk është gjithmonë i njëjtë, por është i personalizuar në bazë të nevojave individuale.

Ekzistojnë rekomandime (Standarde të Kujdesit Mjekësor) të propozuara nga Shoqata Botërore për Shëndetin e Transgjinorëve (WPATH) dhe udhëzime shkencore ndërkombëtare të cilave operatorët shëndetësor (figurat profesionale mjekësore si kirurgët, infermierët, psikologët etj) i referohen për trajtimin hormonal.

Gjatë procesit të tranzicionit, ofrohet mbështetje psikologjike, jo e detyrueshme, për të ndërgjegjësuar në lidhje me përcaktimin e identitetit gjinor (nëse ka konfuzion).

Kohëzgjatja e procesit ndryshon nga personi në person, si dhe kostot, të cilat varen nga procedurat estetike, medikamentet dhe ndihma ligjore.

Personi që synon të ndërmarrë rrugen mjekësore për afirmimin e gjinisë mund të kontaktojë qendrat e specializuara. Infotrans.it ofron një listë të qendrave shëndetësore, publike dhe të lidhura me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar “Servizio Sanitario Nazionale”, të pranishme në Itali, të afta për të ofruar këtë lloj shërbimi: për t’i konsultuar ato shkoni te seksioni “Harta e shërbimeve”.

Terapia hormonale është një rrugë e  personalizuar për afirmimin e gjinisë.

Terapia Maskulinizuese

Trajtimi me hormone maskulinizuese redukton karakteristikat seksuale të femrave dhe nxit ato mashkullore përmes administrimit të testosteronit. Ndryshimet e para shfaqen pas 3-6 muajsh dhe përfshijnë ndërprerjen e ciklit menstrual, uljen e zërit dhe rritjen e qimeve në trup.

Terapia De-Maskulinizuese

Kjo terapi redukton karakteristikat seksuale të mashkullit duke përdorur barna antiandrogjene, të cilat bllokojnë efektet e testosteronit. Terapia kërkon disa muaj për të reduktuar qimet dhe mund të kërkojë procedura alternative si elektroliza.

Terapia Feminizuese

Trajtimi me hormone feminizuese nxit karakteristikat seksuale femërore nëpërmjet administrimit të estrogjenit. Estrogjenet rishpërndajnë yndyrën e trupit, rritin gjoksin dhe, së bashku me antiandrogjenët, e bëjnë lëkurën më të lëmuar.

Sipas WPATH dhe udhëzuesve të tjerë, duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme për patur akseses në trajtimin hormonal:

  • mospërputhje e theksuar dhe e qëndrueshme gjinore;
  • aftësia për të dhënë pëlqimin e informuar për trajtim;
  • nëse ka probleme shëndetësore fizike dhe/ose psikologjike që mund të ndërhyjnë në rezultatin e terapisë, këto duhet të merren parasysh;
  • të kuptuarit e efekteve të terapisë hormonale në fertilitet dhe diskutimi i mundësive të ruajtjes së fertilitetit.

Operacionet e afirmimit të gjinisë konsistojnë në modifikimin e karakteristikave seksuale me qëllim përshtatjen e pamjes fizike të personit me identitetin e tyre gjinor.

Ju lutemi vini re: Në Itali duhet të merrni autorizimin e lëshuar me vendim nga gjykata e vendbanimit “Tribunale di residenza” (bën përjashtim operacioni i zmadhimit të gjirit tek personat të cilëve u është caktuar gjinia mashkullore në lindje).

Dekreti i Ministrisë së Shendetësisë i 03 Nëntorit 1989 ju lejon të kërkoni një rimbursim prej 80% për operacionet kirurgjikale të kryera jashtë vendit kur nuk janë të disponueshme menjëherë në Itali. Dhënia e rimbursimit varet nga gjykimi i Autoritetit Shëndetësor Vendor (ASL) dhe, në rast refuzimi është i nevojshëm të bëni një ankim në gjykatë. 

Po, në shumë vende të botës, për fat të keq, njerëzit LGBTQIA+ vuajnë dhunën, persekutimin e diskriminimin dhe të drejtat e tyre nuk njihen.

Në Itali ju keni të drejtë të aplikoni për mbrojtje ndërkombëtare. Për të mësuar më shumë, konsultohuni me këto FAQ.

Për më shumë informacion:

  • Kontaktoni me Numrin Jeshil Arci për Azilkërkuesit dhe Refugjatët:

Telefononi në numrin falas 800 905 570 / +39 351 137 63 35 (Whatsapp/Lycamobyle) i cili përgjigjet nga e hëna në të premte, nga ora 10:00-17:00 ose shkruani në numeroverderifugiati@arci.it

  • Konsultohuni me hartën e zyrave ligjore të dedikuara për personat LGBTQIA+ [lista e zyrave]

Ju lutemi vini re: ju rekomandojmë që të kontaktoni një organ mbrojtës (organizata, shoqata) përpara se të shkoni në zyrat e imigracionit.

Po Në Itali, modifikimi i dokumenteve (“korrigjimi i regjistrit të gjendjes civile”) është një e drejtë e njohur nga ligji nr. 164/1982. Rishikimi i të dhënave në Gjendjen Civile ju lejon të ndryshoni të dhënat personale, si emri dhe gjinia, në dokumentet zyrtare pas një tranzicioni gjinor. Privatësia dhe moszbulimi i identitetit origjinal gjinor janë të garantuara.

Për modifikimin e dokumenteve është e nevojshme të paraqitet aplikimi për riemërtim të shoqëruar me dokumentacionin psiko-diagnostik dhe mjekësor të procesit të afirmimit të gjinisë dhe certifikatën e lindjes.

Personat transgjinorë që kanë kryer operacione jashtë vendit mund të marrin gjithashtu korrigjimin e dokumenteve të tyre në Itali.

Nëse besoni se keni pësuar diskriminim ose dhunë, mund të kontaktoni një zyrë ndihmëse kundër diskriminimit. “Cronache di Ordinario Razzismo” ka krijuar një listë me zyrat në të gjithë Italinë që merren me raportimin dhe mbrojtjen e atyre që kanë pësuar diskriminim të çdo lloji. Në fakt, format e diskriminimit dhe shtypjes shpesh mbivendosen.

 

Per saperne di più:

Çfarë është JumaMap

JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.

Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.

Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it

Welcome Center

Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:

E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik

E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social

E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik

Mbështetje digjitale

E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30

Numri falas për kërkues azili dhe refugjatë

Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)

Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it

Numri falas për migrantë me aftësi të kufizuara

NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.

Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.

Hapësirë dëgjimi për të mitur dhe të rinj migrantë

U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.

Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.