Përditësuar në prill 2025
Po. Në Itali dy persona të së njëjtës gjini mund të bëjnë Bashkim Civil.
Do t’ju duhet një dokument identiteti dhe një çertifikatë e statusit beqar, një dokument ky që vërteton se nuk jeni i martuar në Itali ose në një vend tjetër.
Për t’u martuar duhet të kontaktoni Zyrën e Gjendjes Civile të Komunës ku dëshironi të martoheni dhe do të publikohet data e martesës.
Qytetarët italianë mund të marrin certifikatën e statusit beqar në zyrën e gjendjes civile, shtetasit e huaj normalisht mund ta marrin këtë certifikatë (aplikim për lidhje martese) nga autoritetet konsullore të shtetit që kanë shtetësinë.
Po, por procedura është pak e komplikuar.
Azilkërkuesit, ngaqë nuk mund të kontaktojnë autoritetet e vendit të tyre të origjinës dhe duke mos pasur ende një pozicion ligjor përfundimtar, nuk mund të paraqesin certifikatën apo vërtetimin e të qënit beqar, për këtë është i nevojshëm vlerësimi i një gjyqtari.
| Nuk ka një procedurë specifike, ndaj për të vazhduar me martesën, azilkërkuesit duhet fillimisht të kontaktojnë Komunën për të kërkuar publikimin e datës së martesës. Komuna, në pamundësi për të vazhduar, do i duhet domosdoshmërisht të refuzojë këtë kërkesë. Refuzimi i Komunës duhet të komunikohet me shkrim, pra zyrtari duhet të dorëzojë një dokument me të dhënat e Komunës në të cilin ai motivon pamundësinë për të vazhduar. |
Me refuzimin me shkrim të Komunës, mund ti drejtoheni një avokati dhe të bëni ankim në Gjykatë. Gjyqtari do të vlerësojë çështjen dhe më pas do të jetë në gjendje të nxjerrë një vendim që do ti mundësojë Komunës të publikojë daten e martesës
Nuk ka një afat kohor të paracaktuar, varet nga Komunat dhe Gjykatat.
Po, mund të martohesh!
Nëse jeni refugjat dhe për këtë arsye nuk mundeni/nuk dëshironi të kontaktoni autoritetet e vendit tuaj të origjinës, nuk mund të paraqisni certifikatën e statusit beqar (nulla osta për martesë). Nga viti 2022, mjafton që të kontaktoni Komunën e vendbanimit ose Komunën ku dëshironi të martoheni dhe të bëni një “Vetëdeklarim, zëvendësues i një akti të noterizuar” në të cilin deklaroni se nuk jeni i martuar në Itali ose në vende të tjera, pra që jeni beqar.
Formularët që duhet të plotësohen për të bërë këtë deklaratë do t’i gjeni në zyrat e Komunës.
Shkoni tek skeda e të dhënave të UNHCR-së (italisht) (anglisht)
Vini re: mund të jetë e dobishme të printoni qarkoren nga Ministria e Brendshme dhe fletën e informacionit të UNHCR-së dhe t’i sillni me vete për t’ia treguar Komunës kur të paraqisni vetëdeklarimin.
Po, por procedura në rastin tuaj është pak më e komplikuar.
| Për mbajtësit e mbrojtjes shtesë që nuk mund të kontaktojnë autoritetet e vendit të tyre të origjinës, ata nuk mund të paraqesin certifikatën e statusit beqar, prandaj është i nevojshëm vlerësimi i një gjyqtari. |
| Nuk ka asnjë procedurë specifike, ndaj për të vazhduar me martesën duhet fillimisht të kontaktoni Komunën për të kërkuar publikimin e datës së martesës.Komuna, në pamundësi për të vazhduar, do i duhet domosdoshmërisht të refuzojë këtë kërkesë. Refuzimi i Komunës duhet të komunikohet me shkrim, pra zyrtari duhet të dorëzojë një dokument me të dhënat e Komunës në të cilin ai motivon pamundësinë për të vazhduar. |
| Me refuzimin me shkrim të Komunës, mund të kontaktoni një avokat dhe të bëni ankim në gjykatë. Më pas gjyqtari do të vlerësojë çështjen dhe do të jetë në gjendje të nxjerrë një vendim që do t’i lejojë Komunës të vazhdojë me publikimin e datës së martesës. |
Nuk ka një afat kohor të paracaktuar, varet nga Komunat dhe Gjykatat
JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.
Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.
Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it
Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:
E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik
E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik
Mbështetje digjitale
E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30
Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)
Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it
NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.
Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.
U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.
Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.