Një i mitur i huaj i pashoqëruar (MSNA) është një person i huaj që ka mbërritur në Itali dhe është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç, pa prindërit e tij ose persona të rritur ligjërisht të përgjegjshëm. Nëse jeni një i mitur i huaj i pashoqëruar, ligji parashikon që ju nuk mund të refuzoheni kur të mbërrini në kufi dhe nuk mund të dëboheni nga territori italian.
Gjithashtu, nëse keni mbërritur në Itali keni të drejtë të strehoheni në një qendër pritjeje, mund të keni akses në kujdesin mjekësor dhe të ndiqni shkollën.
Kur të arrini në Itali përmes detit ose tokës, policia mund t’ju identifikojë, për të zbuluar identitetin tuaj dhe moshën tuaj. Gjatë procedurave të identifikimit ju keni të drejtë të ndihmoheni nga një mediator kulturor. Nëse keni një dokument (pasaportë, kartë identiteti, kartë shkollore, çertifikatë lindjeje ose tjetër), edhe nëse ka skaduar, komunikojeni atë tek personat me të cilët jeni në kontakt: ata do të shërbejnë për të vërtetuar identitetin tuaj dhe moshën tuaj. Mund të ndodhë që policia të marrë pasaportën tuaj gjatë procedurave të identifikimit. Sigurohuni që të keni një fotokopje ose foto të dokumentit para se ta dorëzoni.
Ju do të merrni pjesë në një intervistë me operatorët e qendrës së pritjes dhe një mediator kulturor. Intervista përdoret për të mbledhur informacione rreth jush (vendi i origjinës, mosha, familja, gjendja shëndetësore, etj …) dhe për t’ju ofruar mbështetjen e nevojshme. Nëse nga hetimet rezulton se jeni i mitur, ju do të raportoheni si i mitur i huaj i pashoqëruar (MSNA) në Gjykatën për të Mitur dhe do tu caktohet një tutor.
Tutori është një person i rritur i caktuar nga Gjykata dhe nuk i përket qendrës së pritjes ku ju qëndroni. Tutori ju përfaqëson ligjërisht dhe ju ndihmon në disa nga praktikat e kërkuara nga ligji gjatë procesit tuaj të integrimit në Itali.
Vini re: të kesh një tutor është e drejta jote dhe është detyra e Shtetit Italian ta emërojë atë! Sipas ligjit, deri kur Gjykata të caktojë një tutor, do të jetë përgjegjësi i qendrës ku ju qëndroni që do të kryejë këtë funksion.
Së bashku me operatorët e qendrës së pritjes dhe kujdestarin tuaj, ju mund të vlerësoni rrugë të ndryshme:
Leja e qëndrimit për të mitur është një leje e lëshuar për personat, mosha e konstatuar e të cilave është më pak se 18 vjeç. Kërkesa duhet të paraqitet në Zyrën e Emigracionit në Kuesturë drejtpërdrejt nga i mituri ose, në shumicën e rasteve, në prani të tutorit ose referentit të qendrës së pritjes. Leja e qëndrimit është e vlefshme deri në mbushjen e moshës madhore.
Kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare mbron të miturit që kanë frikë nga konflikte, persekutime, tortura, dënime ose trajtime të tjera çnjerëzore në vendin e tyre të origjinës.
Ju mund të aplikoni për mbrojtje ndërkombëtare në Kuesturë në prani të tutorit tuaj, i cili do t’ju ndihmojë gjatë gjithë procesit. Kërkesa juaj do t’i paraqitet Komisionit Territorial (CT) i cili do t’ju thërrasë për një audicion. Në vazhdim, CT mund t’ju njohë: statusin e refugjatit, mbrojtjen susidiare ose mbrojtjen speciale. Këto janë procese që mund të zgjasin me muaj.
Leja e qëndrimit për arsye të mbrojtjes sociale mbron të miturit që i janë nënshtruar një situate dhune ose viktima të krimeve të tilla si shfrytëzimi i prostitucionit, skllavërimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe dhuna seksuale.
Ju mund ta paraqisni kërkesën tuaj në Kuesturë në prani të tutorit tuaj. Kuestura, pasi të ketë verifikuar vërtetësinë e fakteve, do të lëshojë lejen për një kohëzgjatje fillestare prej 6 muajsh me mundësi rinovimi për një vit.
Leja e qëndrimit për arsye familjare u lëshohet të miturve:
Zgjedhja duhet të vlerësohet me kujdes me të miturin dhe, si për lejet e tjera, të paraqitet në Kuesturë.
Me arritjen e moshës tetëmbëdhjetë vjeç, përfudon statusi juaj si i mitur i huaj i pashoqëruar. Në marrëveshje me tutorin dhe Shërbimet Sociale, para mbushjes së moshës 18 vjeç, do të vlerësohen dy mundësi:
Po, ju mund të ribashkoheni me një të afërm tuajin në një shtet tjetër evropian. Tutori juaj dhe operatorët e qendrës së pritjes do t’ju mbështesin në kërkesën tuaj për ribashkim. Procedura përfshin paraqitjen e disa dokumenteve në Kuesturë dhe verifikimin e qëndrueshmërisë së lidhjes me të afërmit tuaj jashtë vendit dhe aftësinë e tyre për t’u kujdesur për ju.
Po, ju keni të drejtë të shkoni në shkollë. Tutori juaj ose përgjegjësi i qendrës së pritjes do t’ju ndihmojë të regjistroheni.
Po, ju keni të drejtë për trajtim mjekësor. Tutori juaj do të duhet të paraqesë pranë Autoritetit Shëndetësor Lokal (ASL) kërkesën për regjistrimin tuaj në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar .
Nëse sapo keni mbërritur dhe nuk jeni raportuar ende tek autoritetet, ju përsëri keni të drejtë për kujdes shëndetësor përmes lëshimit të një karte me një kod rajonal individual STP (i huaji përkohësisht i pranishëm). Në faqen e internetit www.jumamap.it/map mund të gjeni shërbimin shëndetësor më të afërt me ju.
Numër jeshil (falas) për azilkërkuesit dhe refugjatët (ARCI – me mbështetjen e UNHCR)
Shërbimi falas i ndihmës juridike dhe orientim mbi shërbimet në Itali, i cili siguron ndërmjetësim në mbi 35 gjuhë. Aktiv nga e hëna në të premte, nga ora 9:30 deri në 17:30.
Numri falas: 800 90 55 70
Lycamobile: 351 1 37 63 35
Helpline Minori Migranti (Save the Children)
Shërbim telefonik shumëgjuhësh falas për të miturit migrantë, aktiv nga e hëna në të premte, nga 10:00 në 17:00.
Numri falas: 800 14 10 16
Lycamobile: 351 2 20 20 16
Miniila App (Missing Children Europe)
Aplikim për smartphone që ofron informacion të dobishëm për të miturit migrantë të pashoqëruar. Qëllimi është të lehtësojë aksesin në informacione mbi shërbimet e dobishme siç janë strehimoret, bankat ushqimore dhe shërbimet shëndetësore më të afërta.
Për të shkarkuar aplikacionin: https://miniila.com/
U-Report on the Move (ARCI – me mbështetjen e UNICEF)
Platformë kushtuar të miturve dhe të rinjve migrantë në Itali e cila ofron: informacion dhe mbështetje ligjore dhe administrative, orientim ndaj shërbimeve lokale, ndërhyrje për mbështetje psiko-sociale (hapësirë dëgjuimi me psikologë dhe psikoterapistë).
Për të na kontaktuar: http://bit.ly/messageUROTM
JumaMap – Services for Refugees (ARCI – me mbështetjen e UNHCR)
Hartë shumëgjuhëshe e shërbimeve në Itali për migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët: ndihmë juridike dhe shëndetësore, mbështetje psiko-sociale, kurse italishtje, qendra anti-dhunë, ndihmë për personat me aftësi të kufizuara, orientim për punë, mensa dhe shpërndarje e ushqimit, mikpritja.
Kontakte të tjera të dobishme:
Telefoni blu.
“114 Emergenza Infanzia” është një shërbim emergjence drejtuar të gjithë atyre që dëshirojnë të raportojnë një situatë rreziku dhe emergjence në të cilën përfshihen fëmijë dhe adoleshentë. Shërbimi është aktiv 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Numri i urgjencës: 114
Linjë dëgjimi: 1 96 96
Linjë telefonike e drejtpërdrejtë për të miturit e zhdukur
116000 është një shërbim falas për raportimin e rasteve të zhdukjes së fëmijëve dhe adoleshentëve të mitur. Operatorët e shërbimit, aktivë 24 orë në ditë, mbledhin raportet dhe u dërgojnë të dhënat Forcave Policore kompetente për zonën. Ju gjithashtu mund të telefononi për të raportuar kthimin e një personi të humbur ose të jepni informazion nëse shikoni një djalë ose vajzë të humbur.
JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.
Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.
Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it
Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:
E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik
E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik
Mbështetje digjitale
E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30
Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)
Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it
NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.
Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.
U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.
Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.