faq - Referendumi për shtetësinë

Referendumi është një mjet që u mundëson
atyre që kanë të drejtën e votës të shprehen
drejtpërdrejt për një ligj ose amendament të
tij. Është një mënyrë për të marrë pjesë
aktive në vendimet e vendit. Vota është
personale, e barabartë për të gjithë, e lirë
dhe e fshehtë (neni 48 i Kushtetutës
italiane).
Ka lloje të ndryshme referendumesh.
Referendumi për shtetësinë është
referendum abrogativ, pra shërben për të
shfuqizuar (anuluar) një ligj ose një pjesë të
tij. Për të qenë i vlefshëm duhet të votojnë
të paktën 50% plus një e personave që
kanë te drejtë vote.

Propozimi synon të ndryshojë nenin 9 të
ligjit nr. 91/1992 (Rregulla të reja për
shtetësinë) për të reduktuar nga 10 në 5
vjet periudhën e qëndrimit të pandërprerë të
ligjshëm në Itali që duhet të respektojnë të
rriturit dhe shtetasit e vendeve jashtë BE-së
për të aplikuar për shtetësinë italiane. Afati
5-vjeçar ishte parashikuar nga ligji i
mëparshëm për shtetësinë, në fuqi nga viti
1865 deri në vitin 1992. Referendumi synon
të ripropozojë këtë model. Personat që
fitojnë shtetësinë mund t’ua kalojnë atë
automatikisht femijëve të tyre të mitur.

Në datën XX/YY/2025, do të zhvillohet
votimi në të gjithë Italinë, në qendrat e
votimit (zakonisht të vendosura në shkolla,
zyra publike ose ambiente sportive).
Referendumi do të ketë 5 pyetje të
ndryshme, njëra prej të cilave ka të bëjë me
shtetësinë. Për të votuar, thjesht shënoni në
secilën pyetje:
– PO, nëse jeni pro ndryshimit të ligjit.
– JO, nëse jeni kundër.
Ju lutemi vini re: Për të zbuluar se ku
ndodhet qendra juaj e votimit, vizitoni faqen
e internetit https://elezioni.interno.gov.it/ ku
do të aktivizohet një shërbim i dedikuar.

Mund të votojnë vetëm të rriturit me
nënshtetësi italiane, duke paraqitur kartën e
tyre të votimit dhe një dokument identiteti të
vlefshëm.

Po! Edhe ata që nuk mund të votojnë mund
të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për
referendumin. Ja se si:
– Informohu vete e informoni të tjerët;
– Merrni pjesë në shpërndarjen e
fletushkave;
– Organizim iniciativash;
– Përhapni fushatën në internet.
Për të mësuar më shumë vizitoni faqen e
internetit:
https://referendumcittadinanza.it/ricevi-aggi
ornamenti/

Ius soli ka të bëjë me ata që kanë lindur në
Itali nga prindër të huaj (rreth 500 mijë
njerëz në vit) dhe ius scholae ka të bëjë me ata që, pavarësisht se nuk kanë lindur në
Itali dhe as nga prindër italianë, përfundojnë
një cikël 5-vjeçar studimesh këtu (rreth 135
mijë njerëz në vit). ky propozim ka të bëjë
me personat që kanë banuar ligjërisht në
Itali për të paktën 5 vjet dhe fëmijët e tyre të
mitur (afërsisht 2.5 milionë njerëz).

Jo. Dhënia e shtetësisë nuk është
automatike: përveç qëndrimit të
pandërprerë në Itali (që ky Referendum
propozon ta reduktojë në 5 vjet), do të
mbeten të pandryshuara kërkesat e tjera të
përcaktuara tashmë nga legjislacioni dhe
jurisprudenca aktuale, si: njohja e gjuhës
italiane, posedimi i të ardhurave të
konsiderueshme vitet e fundit, mungesa e
precedentëve penalë, respektimi i
detyrimeve tatimore, mungesa e pengesave
që lidhen me sigurinë e Republikës.

Referendumi për shtetësinë do ta
përafronte Italinë me shumicën e ligjeve
evropiane. Periudha 10-vjeçare e qëndrimit
të ligjshëm e parashikuar aktualisht nga ligji
italian është ndër më kufizueset midis
vendeve të BE-së. Në fillim të vitit 2024,
Gjermania miratoi një ligj që përkon me
kërkesat e këtij referendumi dhe i cili
vendosi një periudhë qëndrimi 5-vjeçare për
marrjen e shtetësisë. Ata e bënë këtë
thjesht për të njohur kontributin që shumë
shtetas të huaj japin në rritjen e vendit.

Krahas shtetësisë, referendumi ka të bëjë
me botën e punës dhe propozon një sërë
masash për mbrojtjen e punonjësve:

– Heqja e rregullave të Jobs Act (Ligji i
Punës) për largimet nga puna, për të
siguruar rikthimin në punë në rast
pushimi të padrejtë. Jobs Act është
një reformë e ligjit të punës që hyri
në fuqi në vitin 2015, e cila, sipas
shumë sindikatave, ka rritur
pasigurinë në marrëdhënjet punës,
duke reduktuar mbrojtjen e
punonjësve dhe duke inkurajuar
forma më të paqëndrueshme
kontraktuale.
– Eliminimi i kufirit maksimal të
kompensimit (indennizzo) për
largimet nga puna në bizneset e
vogla.
– Rishikimi i rregullave për kontratat e
punës me afat të caktuar .
– Shtrirja e përgjegjësisë në rast
aksidentesh në punët me tender.

Nëse jeni duke kërkuar informacion se si të
aplikoni për nënshtetësinë italiane, vizitoni
faqen:
https://www.jumamap.it/it/faq/cittadinanza/

Po!  Nëse për arsye studimi, pune apo shëndetësore gjendeni në një komunë të ndryshme nga ajo ku jetoni, ju mund të votoni në referendumet e 8 dhe 9 qershorit.

 

 Për ta bërë këtë, ju duhet të demonstroni se keni jetuar për të paktën 3 muaj në një komunë të ndryshme nga ajo e vendbanimit tuaj. 

 Çfarë duhet të bëni për të votuar jashte komunës së vendbanimit?

 ✔ Të paraqisni një aplikim në komunën ku ndodheni brenda datës 5 maj 2025.

 ✔ Komuna do t’ju dërgojë, brenda 5 ditëve para votimit,  një vërtetim që tregon seksionin zgjedhor në të cilin mund të votoni.

 

 Kjo mundësi ka të bëjë me ata që janë larg komunës së vendbanimit për:

  • arsye studimi (p.sh. studentët jorezidentë)
  • arsye pune
  • arsye shëndetësore e kurimi 

 Për informacion më të detajuar se si të aplikoni, mund të kontaktoni zyrën zgjedhore të komunës ku ndodheni ose të konsultoni faqen zyrtare të komunës tuaj të vendbanimit. 

 

Per saperne di più:

Çfarë është JumaMap

JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.

Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.

Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it

Welcome Center

Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:

E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik

E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social

E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik

Mbështetje digjitale

E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30

Numri falas për kërkues azili dhe refugjatë

Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)

Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it

Numri falas për migrantë me aftësi të kufizuara

NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.

Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.

Hapësirë dëgjimi për të mitur dhe të rinj migrantë

U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.

Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.