Ja cilat janë vaksinat anti Covid të administruara jashtë Italisë dhe të njohura si të vlefshme për marrjen e Green Pass në vend:
- Covishield (Serum Institute of India),
- R-CoVI (R-Pharm)
- Covid-19 vaccine-recombinant (Fiocruz),
Mund të përfitojnë nga njohja e vlefshmërisë:
- Shtetasit italianë (përfshirë banuesit jashtë vendit) dhe familjarët e tyre bashkëjetues
- Shtetasit e huaj që ndodhen në Itali për arsye pune ose studimi, pavarësisht nëse janë të regjistruar në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar ose në “SASN” (Asistencë shëndetësore për personelin e lundrimit).
- të gjithë të regjistruarit në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar dhe të vaksinuar jashtë vendit kundër SARS-CoV-2
Vlefshmëria e certifikatave të vaksinave të lëshuara do të jetë e njëjtë me atë të certifikatës së gjelbër COVID-19 (certifikata COVID dixhitale e BE-së) e lëshuar nga shteti italian.

Evidenza
Dekreti i flukseve: zgjaten aplikimet deri më 30 shtator
Është shtyrë deri më 30 shtator 2022 afati për paraqitjen e kërkesave për konvertimin e lejeve të qëndrimit dhe për hyrjen e shtetasve jo komunitarë
546 Visite totali, 8 visite odierne