MIRË SE VINI NË SHKOLLËN ITALIANE
Ju urojmë mirseardhjen në shkollën italiane!
Në Itali është i detyrueshëm regjistrimi në shkollë për të gjithë fëmijët e moshës 6 deri në 16 vjeç. Të gjithë nxënësit, edhe ata me aftësi të kufizuara, duhet të regjistrohen në shkollë.
Ju këshillojmë të gjeni informacione për vendndodhjen e shkollës më afër vendbanimit tuaj, në varësi të llojit ë shkollës që fëmija juaj duhet të ndjekë, sipas sistemit shkollor italian, siç specifikohet në tabelën e mëposhtme.
Informacione të hollësishme mund të gjenden gjithashtu në:
https://cercalatuascuola.istruzione.it/cercalatuascuola/
Aplikacioni Scuola in Chiaro ju lejon të:
- kërkoni një shkollë ose një qendër rajonale të formimit profesional në territorin kombëtar;
- njihni të gjithë informacionin e disponueshëm për shkollat e të gjitha llojeve dhe niveleve dhe për qendrat e formimit profesional të kërkuar;
- krahasoni ofertën formuese të shkollave dhe qendrave të formimit të përzgjedhura;
- qasje e drejtpërdrejtë në disa shërbime që lidhen me kërkimin e shkollave, si p.sh., “Regjistrimi on-line”.
Baza e informacionit që ushqen aplikacionin përbëhet nga të dhëna tashmë të pranishme në sistemin e informativ të MI (të përditësuara vazhdimisht) dhe informacioni i hedhur nga çdo shkollë përmes funksioneve të disponueshme në portalin SIDI.
Scuola in Chiaro mund të aksesohet direkt nga homepage e faqes së internetit të MI https://www.miur.gov.it/

Ikona e parë LENTE ZMADHUESEJu lejon të kërkoni shkollën sipas emrit të institucionit ose sipas nivelit dhe qytetit
Ikona e dytë LOKALIZIMI
Në këtë kërkim është e nevojshme të vendosni një adresë, pastaj të zgjidhni distancën (RREZE) 1KM, 2KM etj, dhe llojin e edukimit: Kopsht, Shkollë Fillore etj. Më pas mund të zgjidhni nëse dëshironi vetëm shkollat shtetërore, paritare ose të dyja, dhe në fund klikoni në “shiko hartën” nëse dëshironi të shihni se ku ndodhet shkolla ose shikoni listën
Ikona e tretë është KËRKIMI I
AVANCUAR dhe ju lejon të kërkoni listën e shkollave sipas rajonit, provincës, bashkisë, llojit të shkollës etj.
SHKOLLA NË ITALI
- Çerdhe, deri në 3 vjeç
- Kopsht fëmijësh, 3 deri në 6 vjeç
- Shkolla fillore, 6 deri në 11 vjeç
- Shkolla e mesme e ciklit të ulët, 11 deri në 14 vjeç
- Shkolla e mesme e ciklit të lartë, mbi 14 vjeç
DOKUMENTET PËR REGJISTRIMIN
Për regjistrimin e fëmijëve në shkollë, prindi duhet të plotësojë formularin e dhënë nga sekretaria e shkollës.
Nëse prindi ka dokumentet e mëposhtme, ai mund t’i dorëzojë ato në sekretari:
✔ çertifikata e lindjes
✔ çertifikata e vaksinimit
✔ deklarata e shkollës së ndjekur në vendin e origjinës
Në mungesë të këtij dokumentacioni, prindi vetëdeklaron datën e lindjes së nxënësit, klasën që ndjek fëmija në vendin e origjinës dhe të gjitha informacionet e tjera të kërkuara.
Në momentin e regjistrimit plotësohen formularët për:
✔ zgjedhjen e llojit të shkollës
✔ zgjedhjen nëse preferojnë ose jo mësimin e fesë katolike
Ju mund t’i regjistroni fëmijët tuaj në shkollë në çdo kohë të vitit edhe nëse aktivitetet shkollore kanë filluar tashmë. Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të ndjekin shkollën në Itali edhe nëse nuk respektojnë rregullat e qëndrimit dhe vaksinimit.
Për çerdhen dhe kopshtin, meqenëse nuk është shkollë e detyrueshme, janë të nevojshme vaksinimet profilaktike.
SHKOLLA ITALIANE – ORARET – FREKUENCA
Shkolla zgjat rreth 9 muaj. Fillon rreth mesit të shtatorit dhe përfundon rreth mesit të qershorit. Çerdhet dhe kopshtet janë të hapura deri në fund të qershorit.
Ka dy periudha pushimi për të gjitha shkollat: rreth dy javë për Krishtlindje e rreth një javë për Pashkë (këtë vit nga 14 deri më 19 prill).
Ditët e tjera të pushimeve janë të shpërndara gjatë gjithë vitit shkollor dhe varen nga vendimet e vetë shkollave. Shkolla do t’ju informojë për kalendarin e saj shkollor.
Aktivitetet e shkollës zakonisht zhvillohen paradite, por në disa raste ato vazhdojnë edhe pasdite. Kohët e hyrjes dhe daljes ndryshojnë në varësi të llojit të shkollës, modelit të zgjedhur nga prindi dhe organizimit të brendshëm të shkollës.
Pyetni shkollën për orarin e parashikuar për frekuentimin e fëmijës suaj. Mungesa e nxënësve duhet të justifikohet gjithmonë nga prindërit ose nga kushdo që zë vendin e tyre.
MËSIMDHËNIA E FESË KATOLIKE APO ZGJEDHJE ALTERNATIVE
Mësimi i fesë katolike parashikohet një ose dy orë në javë, në varësi të nivelit të shkollës.
Në momentin e regjistrimit, prindërit duhet të deklarojnë nëse duan ta
✔ Zgjedhin
✔ Mos e zgjedhin këtë mësim
MENSA DHE TRANSPORTI
Kur aktivitetet mësimore vazhdojnë dhe pasdite, dreka sigurohet brenda shkollave. Prindërit paguajnë tarifa të ndryshme, sipas të ardhurave të familjes, që fëmija i tyre të hajë drekë në mensë.
Është e mundur të kërkohet një dietë e veçantë për arsye shëndetësore ose për arsye fetare.
Për t’u regjistruar për mensën e shkollës (refezione scolastica), në të shumtën e rasteve duhet bërë një kërkesë nëpërmjet shkollës në Komunën ku keni vendbanimin.
* Për çdo pyetje apo problem tjetër kontaktoni sekretarinë e shkollës.
FËMIJA NUK DI ITALISHT
Nëse fëmija juaj nuk e njeh gjuhën italiane, shkolla do të organizojë veprimtari mësimore të gjuhës italiane me gojë dhe me shkrim; projektet do të kryhen individualisht ose në një grup të vogël. Për të arritur këtë qëllim, shkollat do të përdorin mësuesit e tyre dhe të gjitha burimet e territorit në dispozicion.
TAKIMET MIDIS PRINDËRVE DHE MËSUESVE
Mësuesit takohen periodikisht me prindërit për të biseduar me ta për programin e klasës, fëmijët e tyre, vështirësitë dhe përparimin e tyre.
Këto momente takimi janë shumë të rëndësishme sepse shkolla dhe familja mund të bashkëpunojnë edhe për një përfshirje e integrim të mirë në kontekstin e ri.
Secili mësues u tregon prindërve ditën dhe orën që mund t’i takojnë. Prindërit gjithashtu mund të kërkojnë një takim me mësuesit.
VLERËSIMI
Çdo vit shkollor ndahet në semestre tre ose katër mujore. Në fund të tremujorit ose katëremujorit mësuesit kryejnë një vlerësim të rezultateve shkollore të nxënësve dhe përgatisin një “dokument vlerësimi” i cili i dorëzohet familjes.
Vlerësimet shprehen me një gjykim përshkrues në shkollën fillore dhe me nota nga 1 deri në 10 në shkollat e mesme të ciklit të ulët dhe të lartë.
ÇERDHJA DHE KOPSHTI
Në Itali, frekuentimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk është i detyrueshëm. Megjithatë, rekomandohet regjistrimi dhe frekuentimi. Në disa raste këshillohet një frekuentim gradual, me orë të reduktuara në periudhën e parë. Duke qenë se nuk është shkollë e detyrueshme, nuk ka kufizime të veçanta kohore. Është e mundur të filloni me një frekuencë në mëngjes dhe gradualisht të arrini 40 orë në javë. Duke qenë se ky aspekt ndikohet shumë nga karakteristikat e fëmijës, këshillohet që të ndahen me mësuesit modalitetet e përfshirjes në shkollë.
SHKOLLA FILLORE
Në shumë shkolla, prindërit mund të zgjedhin midis orareve të ndryshme dhe organizimit të shkollës:
✔ klasa me “kohë të plotë”: 40 orë në javë (zakonisht nga e hëna në të premte (për shembull nga 8 në 16 – orar në varësi të secilës shkollë), me mundësinë e shërbimit të mensës
✔ klasa me “kohë normale”: 24, 27 ose 30 orë javore. Në këtë rast me një numër të ndryshëm pasditesh në varësi të organizimit të secilës shkollë.
Lëndët e parashikuara janë: Gjuhë Italiane, Matematikë, Shkenca, Histori, Gjeografi, Teknologji dhe informatikë, Anglisht, Art dhe imazh, Shkenca motorike, Edukim muzikor, Feja katolike (ose lëndë alternative)
* Kërkoni nga mësuesit listën e materialeve të nevojshme shkollore.
SHKOLLA E MESME E CIKLIT TË ULËT
Shkolla e mesme e ciklit të ulët ofron 30 orë në javë.Në disa shkolla është e mundur një kohë e zgjatur që mund të përfshijë deri në 36/40 orë në javë me mësim pasdite.
Në shkollën e mesme të ciklit të ulët , lëndët e parashikuara janë: Italisht, histori, gjeografi; Matematika dhe shkenca; Teknologji; Anglisht; Gjuhë e dytë UE; Arti dhe imazhi; Edukim fizik dhe sport; Muzika, Feja katolike (ose lëndë alternative).
Për studentët e huaj të sapoardhur është e mundur përdorimi i 2 orëve të gjuhës së dytë komunitare për të përforcuar mësimin e gjuhës italiane.
Pas shkollës së mesme të ciklit të ulët, fëmijët duhet të ndjekin të paktën 2 vjet të shkollës së mesme të ciklit të lartë ose kurse profesionale.
* Kërkoni nga mësuesit listën e materialeve të nevojshme shkollore.
SHKOLLA E MESME E CIKLIT TË LARTË
Shkollat e mesme të ciklit të lartë ndahen në institute profesionale, institute teknike dhe shkolla të mesme (Liceo). Brenda këtyre llojeve mund të zgjidhen degë specifike, pra kurse që thellojnë disiplina të caktuara, të lidhura me fushën me interes më të madh për studentin.
Institutet profesionale karakterizohen nga kontakti i ngushtë me botën e punës dhe nga shtigjet që përmirësojnë edhe lëndët e studimit praktik, ndërsa ato teknike dhe liceu janë më të orientuara drejt njohurive teorike, dhe pse teknikët ofrojnë mësim me një qasje specifike laboratorike.
* Kërkoni nga mësuesit listën e materialeve të nevojshme shkollore.
Përveç festave kombëtare, të njëjta për të gjithë, rajonet (le regioni) me vendimet e tyre vendosin çdo vit fillimin dhe përfundimin e aktiviteteve arsimore si dhe ditët e pushimit e festa të tjera.
Kalendarët rajonalë të publikuar :