Pakti i Ri Europian 12 qershor 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja europiane mbi
azilin dhe migracionin, të njohura si Pakti
Europian mbi Migracionin dhe Azilin, që
reformojnë Sistemin e Përbashkët Europian
të Azilit dhe prezantojnë procedura e
standarde të reja për menaxhimin e
aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare dhe
sistemin e pritjes.

Prezantimi i procedurave kufitare, të
destinuara për disa azilkërkues, me afate më
të shpejta përpunimi dhe rregulla specifike
gjatë qëndrimit të tyre në pikat kufitare, dhe
më pak garanci për azilkërkuesit.

Aplikantët qe vijnë nga vendet me një
shkallë mesatare njohjeje të mbrojtjes
ndërkombëtare në Bashkimin Evropian prej
20% ose më pak, përveç përjashtimeve të
parashikuara me ligj. Kjo procedurë do të
zbatohet edhe për ata që japin informacion
të rremë ose kanë dhënë dokumente të rreme
për të shmangur identifikimin, si dhe për ata
që konsiderohen kërcënim për rendin publik. Aplikantët nga një vend i tretë i
konsideruar i sigurt sipas Rregullores së
Procedurave (në përputhje me Nenin 42,
paragrafi 1, shkronja e, 2024/1348) do t’i
nënshtrohen gjithashtu një procedure të
përshpejtuar.

Procedura kufitare, si rregull, duhet të
përmbyllet brenda 12 javësh, plus 12 javë
për një fazë riatdhesimi që mund të pasojë
menjëherë më pas.

Kjo do të thotë që aplikanti, edhe pse është
fizikisht i pranishëm në territorin e Shtetit
Anëtar, konsiderohet ligjërisht si i papranuar
ende në territorin e Bashkimit për qëllimet e
shqyrtimit të kërkesës.

Jo, Shtetet Anëtare mund të adaptojnë masa
që kufizojnë lirinë e lëvizjes së aplikantit
gjatë procedurës, në përputhje me kushtet e
përcaktuara nga e drejta evropiane,
veçanërisht kur aplikanti i nënshtrohet një
procedure kufitare.

Po. Pakti prezanton një shqyrtim paraprak të detyrueshëm, i cili përfshin identifikimin,
kontrollet biometrike, kontrollet
shëndetësore dhe verifikimet e sigurisë.

Shtetet duhet t’i përshtasin procedurat e tyre
administrative dhe gjyqësore me dispozitat e
reja evropiane dhe të garantojnë struktura
dhe burime të përshtatshme për t’iu
përgjigjur kushteve të vendosura nga
Rregulloret e reja dhe Direktiva e re.

Çfarë është JumaMap

JumaMap – Services for Refugees është një hartë e krijuar për të të ndihmuar që të gjesh shpejt shërbimet e dobishme më pranë teje.
Këtu mund të kërkosh vende ku të flesh, të hash, të mësosh italishten, të marrësh ndihmë shëndetësore, juridike ose psikologjike, si edhe shumë shërbime të tjera të dedikuara për persona migrante dhe pa strehë.

Platforma është e disponueshme në 17 gjuhë.
Gjuhën mund ta ndryshosh nga menuja lart duke zgjedhur mes: shqip, amarike, arabe, bengali, kineze, dari, farsisht, frëngjisht, anglisht, pashtu, panxhabisht, rusisht, somalisht, spanjisht, tigrinje, ukrainisht, urdu, wolof.

Mund ta përdorësh JumaMap edhe nga celulari yt: hyr në www.jumamap.it

Welcome Center

Nëse ke nevojë për ndihmë nga afër, mund të vish në Welcome Center:

E hënë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E martë
10:00 – 14:00 – sporteli psikologjik (18–26 vjeç)
14:00 – 17:00 – sporteli i mbështetjes shëndetësore
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social
14:00 – 18:00 – sporteli juridik

E mërkurë
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social

E enjte
10:00 – 14:00 – sporteli juridik (18–26 vjeç)
14:00 – 18:00 – sporteli i orientimit social

E premte
10:00 – 14:00 – sporteli i orientimit social
16:30 – 19:30 – sporteli juridik

Mbështetje digjitale

E martë 9:30 – 14:00
E mërkurë 10:00 – 15:00
E enjte 9:30 – 16:30

Numri falas për kërkues azili dhe refugjatë

Për informacion dhe mbështetje telefonike, telefono Numrin Falas të Arcit për kërkuesit e azilit dhe refugjatët:
800 905 570 (nga Italia)
+39 351 1376335 (WhatsApp, Lycamobile dhe nga jashtë)

Përgjigjet nga e hëna në të premte, 9:30–17:00, me sekretari shumëgjuhëshe gjithmonë aktive dhe me një rrjet ndërmjetësish gjuhësorë që përgjigjen në 35 gjuhë.
Ose na shkruaj një email: numeroverderifugiati@arci.it

Numri falas për migrantë me aftësi të kufizuara

NABILA është një shërbim që ofron dëgjim, mbështetje dhe orientim për persona migrante dhe refugjatë me aftësi të kufizuara ose me të tjera vështirësi.
Mund të telefonosh falas Numrin 800 999 977.

Nëse preferon të flasësh nga afër, mund të marrësh një takim te Zyra e Emigracionit e Arci Nazionale, Via dei Monti di Pietralata 16 – Romë.

Hapësirë dëgjimi për të mitur dhe të rinj migrantë

U-Report On The Move është një hapësirë e sigurt ku mund të marrësh mbështetje juridike, por edhe të flasësh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për emocionet, vështirësitë dhe shqetësimet e tua.
Një profesionist/e të dëgjon dhe të ndihmon të gjesh mbështetjen e duhur.
Shërbimi është aktiv nga e hëna në të premte, 9:00–18:00.

Për ta përdorur, mjafton të dërgosh një mesazh në Facebook Messenger, përmes platformës U-Report On The Move.
Një ekip psikologësh të përgjigjet dhe ofron mbështetje të personalizuar dhe të kujdesshme.