Është një dokument i lëshuar nga autoritetet italiane që i jep të huajit të drejtën e qëndrimit në territorin e shtetit. Mund të jetë me kohëzgjatje të ndryshueshme.
Leja e qëndrimit duhet të kërkohet brenda tetë ditë pune nga hyrja në territorin italian. Vonesa justifikohet vetëm për arsye të një force madhore. Leja e qëndrimit nuk duhet të kërkohet në rastet e hyrjes dhe qëndrimit në Itali për vizita, biznes, turizëm dhe studime që zgjasin jo më shumë se tre muaj për të cilat mjafton deklarata e pranisë.
Nëse shtetasi i huaj hyn në Itali për arsye pune ose bashkimi familjar dhe kërkon lëshimin e parë të lejes së qëndrimit, ai duhet të drejtohet tek Sportello Unico Immigrazione (SUI) i Prefekturës kompetente (këtu harta), përsëri brenda tetë ditëve nga hyrja. Kërkesa për takim mund të bëhet përmes postës elektronike të certifikuar (PEC), duke bashkangjitur një kopje të vizës dhe vulën e hyrjes. Në vijim do vijë thirrja e personit të huaj në SUI për:
- të dorëzuar dokumentacionin origjinal të kërkuar;
- të tërhequr kitin e duhur postar;
- për qytetarët nga 16 deri në 65 vjeç, nënshkruar një marrëveshje integrimi (lexoni Faq (pyetjet) specifike)
Nëse kërkoni lëshimin e llojeve të tjera të lejes së qëndrimit për:
- në pritje të punësimit; në pritje të rimarrjes së shtetësisë; mbrojtje ndërkombëtare; konvertim të lejes së qëndrimit; familje; vetëpunësim; punë vartëse; punë raste të veçanta; punë vartëse-sezonale; mision; arsye fetare; vendbanimi me zgjedhje; status apolidie (rinovim); studim (leje afatgjatë); praktikë e trajnimit profesional; karton blu i BE-së; përditësim i lejes së qëndrimit (për
- arsye adrese, pasaporte, statusi martesor, futja e fëmijëve në leje)
duhet të paraqitet nga personi në fjalë në zyrat postare të autorizuara, duke përdorur kitin postar specifik që është i disponueshëm në të gjitha zyrat postare, Patronate dhe Komunat e abilituara.
Kërkesa për lëshim duhet të paraqitet drejtpërdrejt në Kuesturë në rastet e lejes se qëndrimit për arsye si:
- kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare; mbrojtje plotësuese; lëshim i parë i lejes për mbrojtje ndërkombëtare; kujdes mjekësor; gara sportive; drejtësia; integrim minoreni; ftesë; moshë minore; familjarë (në rastin e një leje të lëshuar për një të huaj të pa dëbueshëm, ex art. 19 T.U); humanitare; statusi i pashtetësisë; pushime-punë, dhe në çdo rast tjetër që nuk përmendet shprehimisht.
Në përgjithësi, është e nevojshme të paraqisni dokumentet e identifikimit (p.sh. pasaportën) dhe dokumentet specifike që kërkohen nga lloji i lejes së qëndrimit të kërkuar. Për më shumë informacion, këshillohet ti drejtoheni një zyre postare të autorizuar, Kuesturës, një patronati ose një Komune të autorizuar.
Kuestura ju mban një kopje të të gjitha dokumenteve. Një kopje tjetër do tu dorëzohet si faturë (ricevutë).
Kujdes: në momentin e paraqitjes së praktikës në postë, i huaji do të marrë një njoftim thirrjeje ku do të shënohet dita në të cilën duhet të paraqitet në Kuesturë i paisur me fotografi dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve fotodaktiloskopike (gjurmë gishtash).
Dokumentet që duhen paraqitur janë:
- pullë takse prej 16 euro (marca da bollo);
- pagesa, me anë të fletëpagesës përkatëse (PSE), kuponi e të cilës duhet t’i bashkëngjitet aplikimit, 30,46 € për lëshimin e lejes së qëndrimit në format elektronik;
- pagesë nëpërmjet fletëpagesës të disponueshme në zyrat postare, një kontribut nga 40 deri në 100 euro në bazë të llojit dhe kohëzgjatjes së lejes së kërkuar.
Kujdes: përjashtohen nga pagesa e kontributit:
- fëmijët nën moshën 18 vjeç;
- fëmijët nën moshë edhe të bashkëshortit ose të lindur jashtë martese;
- ata që kanë leje qëndrimi për trajtim mjekësor;
- shtetasit e huaj që kërkojnë lëshimin ose rinovimin e lejes për kërkesë dhe dhënie të mbrojtjes ndërkombëtare;
- aplikantët për konvertimin e një leje qëndrimi të vlefshme;
- aplikantët për përditësimin e lejes së qëndrimit;
- familjarët e shtetasve të BE-së që banojnë në vend në bazë të Dekretit Legjislativ 30/2007.
Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit të lëshuar është e barabartë me atë të vizës së hyrjes, nëse është e parashikuar, dhe në çdo rast për:
punë vartëse me kontratë të përhershme | maksimumi 2 vjet; |
punë vartëse me kontratë me afat të caktuar | e barabartë me kohëzgjatjen e marrëdhënies ose maksimumi 1 vit; |
vetëpunësim | maksimumi 2 vjet |
punë sezonale | maksimumi 9 muaj (pavarësisht nga sektori i punës); |
në pritje të punësimit | të paktën 1 vit, ose për gjithë kohëzgjatjen e shërbimit të mbështetjes së të ardhurave që mund të marrë punonjësi i huaj, nëse është më i lartë (Ligji 92/2012); |
studim dhe trajnim | 1 vit i rinovueshëm; |
familjarët | si për familjarin me me leje qëndrimi dhe titullar i së drejtës per bashkim, ose për maksimumi 2 vjet; |
kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare | 6 muaj, i rinovueshëm çdo 6 muaj deri në përfundimin e procedurës; |
mbrojtja ndërkombëtare (statusi dhe mbrojtja plotësuese) | 5 vite |
mbrojtje të veçantë | 2 vjet |
raste të veçanta | 6 muaj dhe i rinovueshëm për 1 vit ose më shumë; |
leje për shkak të fatkeqësive natyrore | 6 muaj |
leje për akte me vlerë të veçantë civile | 2 vjet |
Vullnetarizëm | zakonisht 1 vit ose maksimumi 18 muaj |
kërkimin shkencor | e barabartë me atë të programit kërkimor (Dekreti Legjislativ 17/2008) |
lavoro subordinato con contratto a tempo indeterminato | massimo 2 anni; |
lavoro subordinato con contratto a tempo determinato | pari alla durata del rapporto o al massimo 1 anno; |
lavoro autonomo | massimo 2 anni |
lavoro stagionale | massimo 9 mesi (a prescindere dal settore lavorativo); |
attesa occupazione | almeno 1 anno, ovvero per tutto il periodo di durata della prestazione di sostegno al reddito eventualmente percepita dal lavoratore straniero, qualora superiore (L. 92/2012); |
studio e formazione | 1 anno rinnovabile; |
familiari | come per il familiare titolare del diritto al ricongiungimento, o al massimo 2 anni; |
richiesta protezione internazionale | 6 mesi, rinnovabili di 6 mesi in 6 mesi fino al completamento della procedura; |
protezione internazionale (status e sussidiaria) | 5 anni |
protezione speciale | 2 anni |
casi speciali | 6 mesi e rinnovabile per 1 anno o più a lungo; |
permesso per calamità | 6 mesi |
permesso per atti di particolare valore civile | 2 anni |
volontariato | di norma 1 anno o al massimo 18 mesi |
ricerca scientifica | pari a quella del programma di ricerca (D. Lgs. 17/2008) |
Rinovimi i lejes së qëndrimit duhet të kërkohet (nëpërmjet zyrave postare ose Kuesturës, në varësi të arsyeve të rinovimit) të paktën 60 ditë përpara datës së skadencës. Ky afat është thjesht tregues dhe në rast mosrespektimi nuk ka asnjë sanksion të menjëhershëm. Nga ana tjetër, i huaji me leje qëndrimi që ka skaduar për më shumë se 60 ditë pa kërkuar rinovimin e saj konsiderohet i paligjshëm.
Në rast të kërkesës për lëshimin ose rinovimin e lejes së qëndrimit, personi mund të mbështetet në legjitimitetin e plotë të qëndrimit dhe të aktivitetit të punës me kushtin që:
- kërkesa është dorëzuar para skadimit të lejes, ose brenda gjashtëdhjetë ditëve nga skadimi;
- të jetë lëshuar nga zyra kompetente kuponi (ricevuta) që vërteton paraqitjen e kërkesës për lëshimin ose rinovimin e lejes.
Në këtë fazë është e mundur, pra, regjistrimi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, rinovimi i kartës së identitetit të skaduar, ndryshimi i vendbanimit, përfitimi i sigurimeve shoqërore, marrja e lejes së drejtimit etj.
Leja e qëndrimit nuk mund të rinovohet ose zgjatet nëse qëndrimi në Itali është ndërprerë, duke qëndruar jashtë vendit, për një periudhë të vazhdueshme më shumë se 6 muaj ose më shumë se gjysma e periudhës së vlefshmërisë së lejes së qëndrimit, përveç rasteve kur ka arsye serioze (shërbimi ushtarak dhe të ngjashme). Rinovimi i lejes së qëndrimit refuzohet edhe në mungesë të kushteve të përcaktuara me ligj për lëshimin e saj.
studimi, praktike ose trajnimi Para skadimit të saj në një leje qëndrimi për arsye pune brenda kuotave të përcaktuara me dekretin e flukseve. Nëse nuk konvertohet, mund të përdoret ende për të punuar brenda kufijve prej 20 orësh në javë. |
punë sezonale Para skadimit të saj në një leje qëndrimi për arsye pune brenda kuotave të përcaktuara me dekretin e flukseve. |
mosha minore (neni 32, paragrafi 1-bis) |
mbrojtja sociale (tani referuar si raste të veçanta, nenet 18 dhe 22, 12 kuater) |
viktima të dhunës në familje (tani quhen raste të veçanta) (Neni 18-bis) |
Leje qëndrimi BE afatgjata të lëshuara nga një shtet tjetër anëtar i Bashkimit Evropian (neni 9-bis) |
mbrojtje të veçantë (referuar në nenin 32, paragrafi 3, i dekretit legjislativ nr.25, datë 28.01.2008) |
për fatkeqësitë natyrore (referuar në nenin 20-bis) |
me vendbanim të zgjedhur (referuar në nenin 11, pika 1, germa c-quater), të dekretit të Presidentit të Republikës, datë 31 gusht 1999, nr. 394) |
për fitimin e shtetësisë ose statusit të apolidisë (pashtetësisë) |
për aktivitete sportive |
për punë artistike |
për arsye fetare |
për ndihmë ndaj minorenëve |
për trajtim mjekësor |
Kujdes: Lejet e qëndrimit të lëshuara në pritje të njohjes së mbrojtjes ndërkombëtare ju lejojnë të punoni dy muaj pas paraqitjes së kërkesës, por nuk mund të konvertohen në një leje tjetër qëndrimi. |
Mbajtësit e lejes së qëndrimit mund të:
- regjistrohen në Qendrat e Punësimit dhe të kenë kartën profesionale;
- regjistrohen në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar;
- regjistrohen në INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore);
- regjistrohen në INAIL (Instituti Kombëtar për Aksidentet në Punë);
- të kërkojnë regjistrim në komunën e vendbanimit;
- bashkohen dhe/ose promovojnë një shoqatë;
- anëtarësohen në sindikatë;
- kenë qasje në arsim dhe trajnim.
Ata janë të detyruar të tregojnë lejen e qëndrimit së bashku me pasaportën ose dokumentin tjetër të identitetit në rastet e mëposhtme:
- punonjësve të administratës publike, nëse kanë nevojë për licenca, autorizime, regjistrime etj.
- me kërkesë të oficerëve dhe agjentëve të sigurisë publike; Nëse refuzoni të tregoni dokumentet tuaja, mund të dënoheni me burgim deri në 1 vit dhe me gjobë deri në 2000 €. Autoriteti i sigurisë publike, kur ka një arsye të vlefshme, mund të kërkojë edhe informacione dhe prova për të ardhurat (nga puna ose nga burime të tjera të ligjshme), të mjaftueshme për të mbështetur shtetasin e huaj dhe anëtarët e familjes së tij që jetojnë në Itali.
- Ata kanë gjithashtu detyrimin ti komunikojnë Kuestorit kompetent për territorin çdo ndryshim në vendbanimin e tyre të zakonshëm brenda pesëmbëdhjetë ditëve në vijim. Ky komunikim mund të realizohet edhe me anë të deklaratës së pritjes dhe/ose dhënies me qera të objektit në rastet dhe mënyrat e parashikuara në ligj.
Jo: leja e qëndrimit mbetet e vlefshme deri në skadimin e saj dhe në çdo rast, me përjashtim të punonjësit sezonal, për një periudhë totale jo më pak se 1 vit. Nëse nuk gjendet një kontratë e re pune para skadimit të lejes së qëndrimit, mund të aplikohet për leje qëndrimi në pritje të punësimit.
Ju kryeni një krim të dënueshëm me gjobë nga 5,000 deri në 10,000 euro
Marrëveshja e integrimit është një dokument që shtetasi i huaj duhet të nënshkruajë dhe me të cilin ai angazhohet ndaj shtetit italian për arritjen e objektivave specifikë integrues, nëpërmjet përfundimit të një rruge gjuhësore, qytetare dhe sociale, që do të arrihen gjatë periudhës së vlefshmërisë së leje qëndrimi.
Pas nënshkrimit, të huajit i caktohen 16 kredite, të cilat mund të rriten nëpërmjet përvetësimit të njohurive të caktuara (niveli i gjuhës italiane A2, parime themelore të Kushtetutës, jeta civile në Itali) ose kryerjes së veprimtarive. Kreditë ulen në rast të kryerjes së kundërvajtjeve penale, administrative dhe tatimore.
Marrëveshja parashikon që brenda dy viteve i huaji të arrijë kuotën e 30 krediteve për të qëndruar në territorin kombëtar.

Burimi: Portale Integrazione Migranti (Ministria e Punës dhe Politikave Sociale; Ministria e Brendshme; Ministria e Arsimit).
Leggi anche: