Reforma e konkurseve publike 2023: përfshirja e refugjatëve e të huajve në përzgjedhje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on telegram
Reforma e konkurseve publike (dekret ligji nr. 80/2021, i konvertuar në ligjin nr. 113 më 6 gusht 2021), sjell ndryshime të rëndësishme për të përmirësuar aksesin dhe cilësinë e rekrutimit në Administratën Publike. Ja disa nga të rejat më të rëndësishme:


– Përveç shtetasve italianë, për konkurse publike mund të aplikojnë edhe personat me status refugjati dhe shtetas të Bashkimit Evropian që kanë të drejtë qëndrimi ose leje qëndrimi afatgjatë BE;

– Garantohen tutela më të mëdha për prindërit, barazinë gjinore dhe për personat me probleme specifike në të mësuar;

– Për përfundimin e procedurës së konkurimit është vendosur kufiri maksimal prej 6 muajsh;

– Për tu kandiduar në konkurset publike duhet përdorur ekskluzivisht portali i rekrutimit “inPA”, www.InPA.gov.it. Regjistrimi në portal është falas dhe mund të realizohet eksluzivisht duke përdorur sistemet e identifikimit SPID, CIE dhe CNS.

Konsultohuni me faqen SPID: për cfarë shërben, kush  mund ta kërkojë dhe si

Portali synon të përmirësojë cilësinë e rekrutimit në administratën publike përmes një sistemi dixhital inovativ që thjeshton dhe përshpejton takimin midis ofertës dhe kërkesës për punë publike.

Klikoni këtu për më shumë informacion

 5,395 Visite totali,  3 visite odierne