Nëse jeni duke pritur rinovimin dhe/ose lëshimin e lejes suaj të qëndrimit, ju keni gjithsesi të drejtë të qëndroni në Itali dhe të ruani të gjitha të drejtat tuaja.
E thotë direktiva Nr. 11050/M e 5 gushtit 2006, e lëshuar nga Ministria e Brendshme: për sa kohë që praktika e rinovimit të lejes suaj të qëndrimit është në pritje, keni të drejtë të plotë të qëndroni në Itali dhe të vazhdoni të gëzoni të gjitha të drejtat që lidhen me lejen e qëndrimit për të cilën keni aplikuar.
Të gjithë shtetasit e huaj që kanë një leje qëndrimi në Itali kanë marrë të paktën një herë “cedolino” ose “ricevuta” kur kanë aplikuar për rinovim ose konvertim të lejes së tyre. Të dyja kanë të njëjtën vlerë: janë dokumente të përkohshme që shërbejnë për të pritur lëshimin e lejes suaj definitive.
Dallimi është ky:
- “ricevuta” është kuponi që lëshohet nga posta (Sportello Amico).
- “cedolino” është dokumenti që lëshohet direkt nga Kuestura.
Le të shohim më mirë se çfarë janë ato, si merren dhe çfarë ju lejojnë të bëni
“Ricevuta” është dokumenti që merrni kur paraqisni kërkesën për lëshimin, rinovimin ose konvertimin e lejes suaj të qëndrimit në Poste Italiane – Sportello Amico.
Lëshohet sepse koha e pritjes për marrjen e lejes se vertetë është shumë e gjatë, edhe pse ligji parashikon 20 ditë për lëshimin (Dekreti Presidencial 394/1999).
Me “ricevutën”, ju mund të tregoni se keni aplikuar dhe keni të drejtë për të gjitha shërbimet dhe të drejtat e ofruara nga leja e qëndrimit.
“Ricevuta” lëshohet, për shembull, për leje qëndrimi për:
- punë të varur dhe sezonale
- kujdes dhe birësim në familje
- arsye fetare
- studim
- rinovim të azilit politik, mbrojtje plotësuese
- praktikë ose trajnim
- pritje të punësimit ose shtetësisë
- Karta e qëndrimit (tashmë “Leja e qëndrimit të BE-së për rezidentët afatgjatë”)
- Vetëpunësim
- Arsye familjare
- Përditësime (p.sh., regjistrimi i fëmijëve, ndryshimi i emrit)
…dhe shumë raste të tjera.
HAPI 1 – Kit-i Postar
Shkoni në postë dhe merrni zarfin e verdhë “Kit Giallo”: përmban formularët e aplikimit që duhet të plotësoni.
HAPI 2 – Plotësimi
Plotësoni formularët dhe dorëzoni zarfin e hapur në postë tek Sportello Amico. Nëse keni vështirësi drejtohuni një Patronato, CAF (Qendër Asistenze Fiskale) ose një shoqate të specializuar.
HAPI 3 – Thirrja në Kuesturë
Do tu japin një takim në Kuesturë për të lënë shenjat e gishtave.
HAPI 4 – Kontrolli Statusit të Aplikimit Mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj në PortaleImmigrazione.it ose në faqen e internetit të Polizia di Stato.
“Cedolino” lëshohet kur aplikimi bëhet direkt në Kuesturë, në vend që të bëhet në Postë.
Përmban të dhënat personale të aplikantit (emri, data e lindjes, fotografia, vula e Kuesturës).
Ka të njëjtën vlerë si “ricevuta”: lejon të jetoni dhe punoni ligjërisht në Itali ndërsa jeni në pritje të dokumentin përfundimtar.
Zakonisht u jepet atyre që aplikojnë për:
- mbrojtje ndërkombëtare (leje e verdhë 6-mujore)
- leja e parë e qëndrimit për azil politik ● leja e parë e qëndrimit për mbrojtje plotësuese
- leja e parë e qëndrimit për mbrojtje të veçantë (protezione sussidiaria)
- leje qëndrimi për të mitur
- leje qëndrimi për trajtim mjekësor
Mund ta merrni duke shkuar në Kuesturë ose nëpërmjet operatorëve ligjorë nëse ndodheni në një qendër pritjeje. Në disa qytete, Kuestura lejon rezervimet onlinë.
Po, cedolino dhe ricevuta kanë vlerë ligjore (Neni 1 i Dekretit Presidencial Nr. 445 të 28 dhjetorit 2000): janë dokumente të lëshuara nga një administratë publike italiane, me fotografi, dhe të vlefshme si zëvendësues i përkohshëm i lejes së qëndrimit. Vini re: derisa të lëshohet leja e qëndrimit e re, cedolino ose ricevuta vlejnë si leje qëndrimi e vërtetë. Të gjitha të drejtat e dhëna nga leja e qëndrimit mbeten të vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen e procesit të rinovimit. Këto të drejta humbasin vetëm nëse rinovimi refuzohet, revokohet ose anullohet nga Kuestura. |
Me cedolinon ose me ricevutën e aplikimit për leje qëndrimi, mund të kryeni shumë aktivitete sikur të kishit një leje qëndrimi të vlefshme. Për sa kohë që kërkesa juaj është në pritje, ju jeni ligjërisht i pranishëm në Itali.
Megjithatë , disa mundësi varen nga lloji i lejes së qëndrimit.
Prandaj, ju mund të:
- Punoni rregullisht
Vini re: Nëse keni aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, mund të filloni të punoni 60 ditë pas dorëzimit të kërkesës suaj.
- Regjistroheni në shkollë ose universitet
Kujdes: disa universitete nuk u lejojnë azilkërkuesve të regjistrohen plotësisht, por vetëm për kurse individuale.
- Nënshkruani një kontratë qiraje
- Merrni patentë makine
- Hapni një llogari bankare
- Regjistroheni në gjendjen civile të komunës dhe të merrni kartën e identitetit
- Regjistroheni në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (SSN)
- Regjistroheni në Zyrën e Punës
- Merrni pagesën e papunësisë (disocupazione) ose ndihma të tjera të INPS
- Udhëtoni në vendin tuaj të origjinës, pa kaluar nëpër vendet e tjera të Shengenit
Vini re: Personat që kërkojnë azil nuk mund të largohen nga Italia. Nëse merr mbrojtje ndërkombëtare (si refugjat ose mbrojtje plotësuese) dhe vendos të kthehesh në vendin e origjinës, në kthim autoritetet italiane mund të verifikojnë arsyet e udhëtimit. Nëse nuk ka më rrezik në vendin e origjinës, mbrojtja mund të ndërpritet.
● Aplikoni për nulla osta për bashkim familjar
Kujdes: kjo varet nga lloji i lejes së qëndrimit ; për shembull, ata që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare nuk mund të aplikojnë për bashkim familjar.
Referencat: art. 5, comma 9-bis, D.Lgs. 286/1998 (Testo Unico Immigrazione); Circolare Ministero dell’Interno 17 ottobre 2006.
Po.
Ligji (neni 5, paragrafi 9-bis, i Testo Unico Immigrazione) thotë se mund të punoni rregullisht ndërsa prisni që leja juaj të lëshohet ose të rinovohet, nëse keni ricevutën ose cedolinon zyrtare që vërteton se keni aplikuar
për lejen e qëndrimit.
Megjithatë, nëse kërkesa juaj refuzohet, nuk do të mund të punoni që nga ai moment.
A mund të punojë azilkërkuesi ndërsa pret vendimin?
Po, por pas 60 ditësh.
Kushdo që ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare mund të punojë 60 ditë pas dorëzimit të kërkesës së tij, nëse vendimi nuk është marrë ende.
Cedolino dhe formulari C3 i kërkesës për azil është i vlefshëm si leje qëndrimi e përkohshme.
Referenca: art. 4, comma 3, D.Lgs. 142/201
Po.
Regjistrimi në zyrën e gjendjes civile është i nevojshëm për për të patur rezidencën, kartën e identitetit dhe akses në shërbime të tilla si Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.
Mund të regjistroheni në zyrën e gjendjes civile nëse keni:
- pasaportë të vlefshme (për azilkërkuesit ose mbajtësit e mbrojtjes ndërkombëtare nuk kërkohet);
- vizë hyrjeje (për azilkërkuesit ose mbajtësit e mbrojtjes ndërkombëtare nuk kërkohet);
- Ricevuta ose cedolino të aplikimit për leje qëndrimi;
- kopje të autorizimit “nulla osta” (nëse keni hyrë për punë ose bashkim familjar).
Referenca: Circolare Ministero dell’Interno n. 43 del 2 agosto 2007.
Po.
Me ricevutën e/ose cedolinon e aplikimit tuaj për leje qëndrimi (edhe nëse është aplikimi juaj i parë ose një rinovim), mund të regjistroheni në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (SSN).
Kjo të jep të drejtën të keni një mjek familje, kurim dhe kujdes shëndetësor.
Konsultoni në Juma Map FAQ- Il diritto alla salute in Italia
Po.
Ricevuta e/ose cedolino i lejes së qendrimit dhe kodi juaj fiskal janë të mjaftueshme për të hapur një llogari bazë në bankë ose postë. Rezidenca nuk është e nevojshme.
Edhe azilkërkuesit mund ta bëjnë këtë me ricevutën e/ose cedolinon e aplikimit të tyre për mbrojtje ndërkombëtare (me foto dhe informacionet personale).
Referenca: Circolare ABI del 19 aprile 2019.
Po.
INPS ka sqaruar (Mesazhi i 25 korrikut 2022 dhe Mesazhi nr. 1589 i 22 prillit 2024) se ata që kanë kërkuar rinovimin e lejes kanë të drejtë për përfitime ekonomike, të tilla si NASpI, Dis-Coll, bonus asilo nido, assegno unico, etj.
Këto të drejta mbeten të vlefshme deri në marrjen e një vendimi për rinovimin apo konvertimin.
Po.
Me ricevutën e lejes së qëndrimit, ju mund të:
- regjistroheni për provimet teorike dhe praktike;
- rinovoni ose konvertoni patentën tuaj të huaj ;
- merrni leje qarkullimi ose dublikat.
Referenca: Circolare del Ministero delle Infrastrutture e dei Trasporti, 6 novembre 2023.
Rregullat e udhëtimit varen nga lloji i lejes që keni kërkuar (ose të marrë):
● Ata që kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare nuk mund të largohen nga Italia.
- Ata që kanë marrë tashmë statusin e refugjatit ose mbrojtje plotësuese duhet të jenë shumë të kujdesshëm nese kthehen në vendin e tyre të origjinës: kjo mund të rrezikojë mbrojtjen e tyre.
Kush ka lloje të tjera lejesh mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës, por udhëtimi duhet të jetë direkt, pa ndalesa ose tranzit në vendet e tjera të Shengenit.
Për shembull, mund të udhëtoni vetëm për në dhe nga Italia, pa kaluar tranzit nëpër vendet e tjera të Shengenit.
Megjithatë, është e mundur të bëni ndalesa në vende jashtë Bashkimit Evropian, nëse mund të hyni në ato vende me pasaportën tuaj.
Mbani mend: leja e qëndrimit është e vlefshme si vizë vetëm brenda zonës Shengen; ricevuta e cedolino nuk njihen si vizë nga shtetet e tjera të Shengenit.
Gjatë udhëtimit tuaj, duhet të keni me vete: ● pasaportën e vlefshme;
- lejen e qëndrimi të skaduar;
- ricevuten e Postës ose Kuesturës (cedolino), e cila vërteton kërkesën për lëshimin ose rinovimin e lejes së qëndrimit.
Nuk mund të udhëtoni në vende të tjera të zonës Shengen për turizëm, punë ose arsye të tjera derisa të keni lejen e qëndrimit të re, përveç nëse keni autorizime të veçanta.
Në raste nevoje ose urgjence, Kuestura mund të lëshojë një leje qëndrimi të përkohshme në letër, edhe para se të përfundojë procesi i aplikimit, për t’ju lejuar të udhëtoni përkohësisht brenda Zonës Shengen.
Nëse jeni në pritje për lejen tuaj të parë të qëndrimit:
Nëse keni një vizë afatgjatë (lloji D), mund të udhëtoni në vende të tjera të Bashkimit
Arci duke u nisur nga tekstet e Portalit të Integrimit të Migrantëve
![]()


