Categories
Evidenza Faq Violenza di genere

MARTESAT ME DETYRIM

Pensi di essere coinvolta/o in un matrimonio nel quale potresti non sentirti completamente convinta/o o addirittura costretta/o da i tuoi familiari, parenti o comunità? È possibile che tu non ti senta pienamente libera/o di fare la scelta che desideri. Se è così, potresti essere vittima di un matrimonio forzato. Per saperne di più leggi le FAQ qui di seguito: se hai bisogno di aiuto, o se conosci qualcuno/a che possa essere coinvolta/o in una situazione simile, ricorda che puoi contattare il numero 1522: è gratuito, anonimo e sicuro, ed è attivo tutti i giorni, 24 ore su 24.

Categories
Evidenza Lavoro

Është online platforma Welcome-in-one-click

Është online platforma Welcome-in-one-click (Mirësevini me një klikim), e realizuar nga UNHCR, në bashkëpunim me Fondacionin Adecco, për tu mundësuar refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave pa shtetësi të shfrytëzojnë aftësitë e tyre e tu lehtësojnë hyrjen në tregun e punës.

Programi Welcome ka përfshirë tashmë më shumë se 700 kompani dhe ka promovuar mbi 30,000 rrugë punësimi për refugjatët. Platforma e re do të lehtësojë më tej përputhjen e ofertës dhe kërkesës për punë, duke e bërë më të lehtë aksesin në mundësitë e punësimit dhe duke përforcuar nismat e partneritetit ndërmjet kompanive dhe organizatave të shoqërisë civile. 

Zbuloni platformën, klikoni këtu!

 1,453 Visite totali,  35 visite odierne

Categories
aiuti sociali Evidenza

Çeku unik universal (Assegno Unico Universale) edhe për ata që kanë leje qëndrimi në pritje të punësimit

Gjykata e Punës e Trentos më 19 shtator 2023, vendosi që mbajtësit e një leje qëndrimi në pritje të punësimit kanë gjithashtu të drejtën për të përfituar çekun unik universal (AUU). Leja e qëndrimit në pritje të punësimit, në fakt, përfshihet në “lejet unike të punës”, duke qenë ky një dokument që të jep të drejtën për të kryer një veprimtari pune për të paktën një vit, duke filluar nga regjistrimi në listat e punësimit.

Çeku unik e universal është një ndihmë ekonomike për familjet që kanë fëmijë në ngarkim dhe mund ta përfitojnë edhe shtetasit e huaj. Në veçanti, çekun unik mund ta përfitojnë jo vetëm shtetasit italianë por edhe: 

– shtetasit e një shteti anëtar të BE, ose anëtarëve të familjes së tyre, që kanë të drejtën e qëndrimit ose të drejtën e qëndrimit të përhershme 

– shtetasit e një shteti që nuk i përket Bashkimit Evropian që posedojnë një leje qëndrimi BE afatgjatë ose një leje unike pune, të autorizuar për të kryer një aktivitet pune për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj 

– mbajtësit e një leje qëndrimi për qëllime kërkimore të autorizuar për të qëndruar në Itali për një periudhë më shumë se gjashtë muaj 

– mbajtësit e lejes së qëndrimit në pritje të punësimit

Cilat janë shumat?

Çeku unik varion nga një minimum prej 50 € në muaj deri në maksimum 175 € në muaj për çdo fëmijë minoren në ngarkim. 

Për fëmijët në ngarkim nga mosha 18 deri 21 vjeç, shumat variojnë nga një minimum prej 25 € në muaj deri në maksimum 85 € në muaj.

Janë parashikuar rritje në rastet e fëmijëve në ngarkim me aftësi të kufizuara, për nënat nën moshën 21 vjeç, familjet e mëdha, të dy prindërit të punësuar, familjet me ISEE nën 25 mijë euro. 

Si të merrni çekun unik universal për fëmijët tuaj në ngarkim

– Për të gjithë foshnjat e sapolindura dhe për ata që nuk kanë përfituar çekun unik në vitin 2022, aplikimi mund të bëhet në faqen e INPS ose nëpërmjet zyrave të patronatit 

(Apliko në faqen e INPS

– Duke filluar nga marsi 2023, ata që tashmë kanë përfituar çekun unik universal  nuk kanë nevojë të rinovojnë aplikimin. Rinovimi i aplikimit në fakt do të jetë automatik, nëse aplikimi i paraqitur nuk është refuzuar, revokuar ose ka skaduar. 

– Çeku paguhet me kreditim në Iban ose me transfertë direkte bankare, me përjashtim të rasteve të përfituesve të “reddito di cittadinanza” për të cilët, për sa kohë masa mbetet në fuqi, paguhet në të njëjtën kartë të dedikuar.

– Fëmijët mbi 18 vjeç dhe nën 21 vjeç duhet të plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme për të përfituar çekun:

  1. të ndjekë një shkollë ose një kurs trajnimi profesional, ose një kurs diplomimi;
  2. të kryejë një praktikë ose një punë dhe të ketë të ardhura totale më pak se 8,000 € në vit;
  3. të jetë i regjistruar si i papunë dhe në kërkim të një pune në shërbimet publike të punësimit;
  4. të kryejë shërbimin civil universal. 

 

 4,143 Visite totali,  35 visite odierne

Categories
Evidenza Lavoro

Reforma e konkurseve publike 2023: përfshirja e refugjatëve e të huajve në përzgjedhje

Reforma e konkurseve publike (dekret ligji nr. 80/2021, i konvertuar në ligjin nr. 113 më 6 gusht 2021), sjell ndryshime të rëndësishme për të përmirësuar aksesin dhe cilësinë e rekrutimit në Administratën Publike. Ja disa nga të rejat më të rëndësishme:


– Përveç shtetasve italianë, për konkurse publike mund të aplikojnë edhe personat me status refugjati dhe shtetas të Bashkimit Evropian që kanë të drejtë qëndrimi ose leje qëndrimi afatgjatë BE;

– Garantohen tutela më të mëdha për prindërit, barazinë gjinore dhe për personat me probleme specifike në të mësuar;

– Për përfundimin e procedurës së konkurimit është vendosur kufiri maksimal prej 6 muajsh;

– Për tu kandiduar në konkurset publike duhet përdorur ekskluzivisht portali i rekrutimit “inPA”, www.InPA.gov.it. Regjistrimi në portal është falas dhe mund të realizohet eksluzivisht duke përdorur sistemet e identifikimit SPID, CIE dhe CNS.

Konsultohuni me faqen SPID: për cfarë shërben, kush  mund ta kërkojë dhe si

Portali synon të përmirësojë cilësinë e rekrutimit në administratën publike përmes një sistemi dixhital inovativ që thjeshton dhe përshpejton takimin midis ofertës dhe kërkesës për punë publike.

Klikoni këtu për më shumë informacion

 5,434 Visite totali,  3 visite odierne

Categories
Asilo e immigrazione Asilo e immigrazione Evidenza Evidenza

Dekreti i ri i imigracionit 2023: thjeshtësime në flukset e hyrjes, kontrast i emigracionit “të parregullt” dhe kufizime të mbrojtjes speciale

Ka hyrë në fuqi dekreti i ri i imigracionit (Decreto Legge 20/2023). Në vijim do gjeni ndryshimet kryesore:

DËNIME MË TË ASHPRA PËR KRIMET QË LIDHEN ME IMIGRIMIN E “PARREGULLT”:

Shtohet një krim i ri i “vdekjes ose plagosjes si pasojë e krimeve në lidhje me imigracionin e paligjshëm”, i cili parashikon dënime të rënda:

  • nga 10 deri në 20 vjet për lëndime të rënda ose shumë të rënda të një ose më shumë personave;
  • nga 15 deri në 24 vjet për vdekjen e një personi;
  • 20 deri në 30 vjet për vdekjen e më shumë personave.

DËBIMET:

Nuk do jetë më i nevojshëm aprovimi i gjykatësit të paqes  për zbatimin e dekreteve të dëbimit të urdhëruara pas një dënimi.

DEKRETI I FLUKSEVE:

  • Mënyra të reja të planifikimit të flukseve të hyrjes legale të punëtorëve të huaj

Kuotat e të huajve që do të pranohen në Itali për punë vartëse do të përcaktohen, jo më vetëm për një vit, por për një periudhë trevjeçare (2023-2025).

Do të privilegjohen punëtorët e punëtoret nga vendet që promovojnë fushata mediatike mbi rreziqet e trafikut të parregullt të migracionit.

  • Ndryshime në rregullat për lejet e hyrjes dhe qëndrimit për punë vartëse të të huajve

Thjeshtohet fillimi i marrëdhënieve të punës i të huajve me kompanitë italiane dhe përshpejtohet procedura për lëshimin e nulla osta për punë vartëse e për punët sezonale.

Programet e trajnimit

Të huajt që kanë kaluar, në vendin e tyre të origjinës, kurse trajnimi të njohura nga Italia dhe të promovuara nga Ministria e Punës, do të mund të kërkojnë hyrjen në Itali jashtë kuotave të Dekretit të Flukseve.

KOHËZGJATJA E LEJES SË QËNDRIMIT TË RINOVUAR:

Rinovimi i lejes së qëndrimit të lëshuar për punë me kontratë të përhershme, për vetëpunësim ose për bashkim familjar do të ketë një kohëzgjatje maksimale për tre vjet dhe një kohëzgjatje minimale për dy vjet.

MASAT E REJA KUFIZUESE PËR MBROJTJEN SPECIALE

Për njohjen e mbrojtjes speciale është eliminuar referimi për mbrojtjen e jetës private dhe familjare të personit që e kërkon atë.

Kujdes: ndryshimi vlen vetëm për aplikimet që do të dorëzohen pas datës 10.03.2023, me përjashtim të atyre që tashmë kanë një takim në Kuesturë.

Për ata që nuk kanë ende një takim në Kuesturë, por kanë aplikuar para datës 10.03.2023, ju sugjerojmë të printoni (dhe ruani) e-mailin me të cilin është paraqitur aplikimi në Kuesturë.

Vini re: Mbrojtja speciale do të vazhdojë të jepet në rastet kur vlerësohet se rikthimi i të huajit mund të çojë në “persekutim për arsye race, seksi, gjuhe, shtetësie, feje, opinionesh politike, kushteve personale ose sociale” (ART 19, paragrafi 1 i TUI)

Lejet e qëndrimit për mbrojtje speciale të lëshuara para datës 10.03.2023, të njohura për mbrojtjen dhe “respektimin e jetës private dhe familjare”, mund të rinovohen edhe për një vit, dhe mund të konvertohen në leje qëndrimi për punë.

Aplikimet pas datës 03/10/2023 për mbrojtje të veçantë

Këshilla jonë është të kontaktoni një organ mbrojtës siç është numri pa pagesë për azilkërkuesit dhe refugjatët e Arci (800905570 ose +39 3511376335, ose duke shkruar në numeroverderifugiati@arci.it) ose duke kontaktuar një avokat të besuar për të paraqitur në çdo rast kërkesën për mbrojtje speciale, duke i bashkangjitur kërkesës dokumente ose një raport të detajuar, i cili thekson aspektet e jetës private (përfshirjen në punë dhe jetën sociale dhe/ose jetën familjare) duke marrë parasysh nenin 5 paragrafi 6 TU mbi imigracionin dhe artin. 8 i CEDU, i cili do respektohet gjithmonë sepse parashikohet nga neni 117 i Kushtetutës.

Categories
Asilo e immigrazione Asilo e immigrazione Before you go Before you go Evidenza Evidenza Lavoro Lavoro

Është publikuar dekreti i ri i flukseve për hyrjen e punëtorëve/eve të huaj

Më 26 janar 2023 u publikua DPCM i 29 dhjetorit 2022 (Dekreti i flukseve), i cili përcakton kuotat për punëtorët/et e huaj që mund të hyjnë për punë në Itali.

Numri maksimal i pranimeve është 82,705 persona, nga të cilët: 

– 44,000 për punë sezonale;

 

– 38,705 për punë josezonale, nga të cilat:

 

  • 30 105 të rezervuara hyrjeve për punë vartëse josezonale në sektorët e autotransportit, ndërtimit dhe turizmit-hotelierisë, mekanikës, telekomunikacionit, ushqimorë dhe ndërtimit të anijeve; punë autonome (vetëpunësim).
  • 1000 për punëtorët/et të trajnuar jashtë vendit si pjesë e programeve të miratuara nga Ministria, përfshirë projektin Before you go, i cili po tërheq aplikime. 

 

Konvertimi i lejeve të qëndrimit

Mund të aplikojnë për konvertimin e lejes së qëndrimit personat që kanë: 

  1. Leje qëndrimi për punë sezonale
  2. Leje qëndrimi për studim
  3. Kartë qëndrimi pa limit në vendet e tjera të BE-së

SI MUND TË APLIKONI

Ndryshe nga vitet e fundit, para dërgimit të kërkesës për nulla osta për punëtorin/en që do të punësojë, punëdhënësi duhet të kontrollojë pranë Qendrës së Punësimit kompetente nëse ka punëtorë/re të tjerë të pranishëm në territorin kombëtar, në dispozicion për të plotësuar vendin e punës. 

Për të kryer këtë verifikim, punëdhënësi duhet të dërgojë një kërkesë për personel në Qendrën e Punësimit, duke plotësuar këtë formular. Lexoni këtu udhëzuesin për punëdhënësit/et këtu

Kërkesa për nulla osta mund të bëhet VETËM nëse: 

  1. Qendra e Punësimit nuk i përgjigjet kërkesës së paraqitur, brenda pesëmbëdhjetë ditë pune nga data e kërkesës;
  2. punëtori i raportuar nga Qendra e Punësimit nuk është i përshtatshëm për punën e ofruar nga punëdhënësi;
  3. punëtori i dërguar nga Qendra e Punësimit nuk paraqitet (përveç rastit kur ka arsye të justifikuar) për intervistën e përzgjedhjes, pas të paktën 20 ditësh pune nga data e kërkesës.

Nëse verifikohet një nga këto raste, punëdhënësi duhet ta deklarojë atë në një vetëçertifikim të cilin duhet t’ia bashkëngjisë kërkesës për nulla osta për punë. 

VINI RE: verifikimi i mosdisponueshmërisë së punëtorëve/eve të pranishëm në territorin kombëtar nuk është i nevojshëm për punëtorët/et sezonalë dhe për punëtorët/et e trajnuar jashtë vendit

Pas 30 ditëve nga paraqitja e aplikimeve,nëse nuk ka pengesa, nulla osta lëshohet automatikisht dhe dërgohet – online – në Përfaqësitë diplomatike italiane të vendeve të origjinës (Ambasadat), të cilat do të duhet të lëshojnë vizën e hyrjes brenda 20 ditëve nga aplikimi përkatës.

CLICK DAY 

Të gjitha aplikimet mund të dërgohen duke filluar nga data 27 mars 2023, deri në përfundimin e kuotave përkatëse dhe në çdo rast jo më vonë se data 31 dhjetor 2023.

VINI RE: të gjitha aplikimet e dërguara do të përpunohen sipas rendit kronologjik të dërgimit. Për këtë arsye është e rëndësishme të përgatitni dokumentet në kohë, përndryshe rrezikoni që aplikimi juaj të jetë “jashtë kuotës” dhe për rrjedhojë të mos pranohet. 

Së shpejti do të publikohet një qarkore ndërministrore me të gjitha detajet e risive të paraqitura dhe procedurat e paraqitjes së aplikimeve. 

Për më shumë informacion dhe detaje mbi kuotat, pyetjet dhe procedurat, konsultohuni me portalin: 

decreto flussi
Categories
aiuti sociali Evidenza

Bonus transporti 60 €: kush mund ta marrë dhe si ta kërkojë

Cfarë ështe ai?

Bonusi i Transportit është një lehtësim, deri në 60 euro, për të blerë një abone vjetore ose mujore të transportit publik.

Mund të kërkohet online deri më 31 dhjetor 2022.

Për të parë nëse operatori juaj është tashmë aktiv, shihni listën e Operatorëve të Transportit Publik Lokal aktiv dhe joaktiv për bonusin e transportit.

 

Kush mund ta kërkojë?

Kontributi mund të kërkohet nga persona fizik me të ardhura deri në 35 mijë euro.

 

Si të aplikoni?

Për ta kërkuar, duhet të identifikoheni me SPID (Sistemi Publik i Identitetit Dixhital) ose Kartën Elektronike të Identitetit (CIE) dhe të fusni kodin tuaj fiskal.

 

Si aplikoni për bonusin për fëmijët?

Prindërit mund të kërkojnë bonusin për fëmijët e tyre në ngarkim (nëse janë të mitur), duke hyrë në platformë përmes SPID ose CIE dhe duke futur kodin fiskal të fëmijës.

Fëmijët në moshë madhore, edhe nëse janë të varur nga ana fiskale, duhet të kenë akses në mënyrë të pavarur për të kërkuar kuponin.

 

Për të kërkuar bonusin, shkoni në faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale dhe ndiqni udhëzimet në këtë faqe.

Vini re: nëse keni lindur jashtë vendit dhe nuk e gjeni komunën tuaj në listën e fushës “Komuna e lindjes”, mund të vendosni manualisht emrin e qytetit tuaj të lindjes.

Nëse nuk keni SPID, konsultohuni me FAQ

Categories
Evidenza Minori Ucraina

MIRË SE VINI NË SHKOLLËN ITALIANE

MIRË SE VINI NË SHKOLLËN ITALIANE

Ju urojmë mirseardhjen në shkollën italiane!

Në Itali është i detyrueshëm regjistrimi në shkollë për të gjithë fëmijët e moshës 6 deri në 16 vjeç. Të gjithë nxënësit, edhe ata me aftësi të kufizuara, duhet të regjistrohen në shkollë.

Ju këshillojmë të gjeni informacione për vendndodhjen e shkollës më afër vendbanimit tuaj, në varësi të llojit ë shkollës që fëmija juaj duhet të ndjekë, sipas sistemit shkollor italian, siç specifikohet në tabelën e mëposhtme.

Informacione të hollësishme mund të gjenden gjithashtu në:

https://cercalatuascuola.istruzione.it/cercalatuascuola/ 

Aplikacioni Scuola in Chiaro ju lejon të:

  • kërkoni një shkollë ose një qendër rajonale të formimit profesional në territorin kombëtar;
  • njihni të gjithë informacionin e disponueshëm për shkollat ​​e të gjitha llojeve dhe niveleve dhe për qendrat e formimit profesional të kërkuar;
  • krahasoni ofertën formuese të shkollave dhe qendrave të formimit të përzgjedhura;
  • qasje e drejtpërdrejtë në disa shërbime që lidhen me kërkimin e shkollave, si p.sh., “Regjistrimi on-line”.

Baza e informacionit që ushqen aplikacionin përbëhet nga të dhëna tashmë të pranishme në sistemin e informativ të MI (të përditësuara vazhdimisht) dhe informacioni i hedhur nga çdo shkollë përmes funksioneve të disponueshme në portalin SIDI.

Scuola in Chiaro mund të aksesohet direkt nga homepage e faqes së internetit të MI https://www.miur.gov.it/

Ikona e parë LENTE ZMADHUESE
Ju lejon të kërkoni shkollën sipas emrit të institucionit ose sipas nivelit dhe qytetit

Ikona e dytë LOKALIZIMI

Në këtë kërkim është e nevojshme të vendosni një adresë, pastaj të zgjidhni distancën (RREZE) 1KM, 2KM etj, dhe llojin e edukimit: Kopsht, Shkollë Fillore etj. Më pas mund të zgjidhni nëse dëshironi vetëm shkollat ​​shtetërore, paritare ose të dyja, dhe në fund klikoni në “shiko hartën” nëse dëshironi të shihni se ku ndodhet shkolla ose shikoni listën

Ikona e tretë është KËRKIMI I

AVANCUAR dhe ju lejon të kërkoni listën e shkollave sipas rajonit, provincës, bashkisë, llojit të shkollës etj.

SHKOLLA NË ITALI

  • Çerdhe, deri në 3 vjeç
  • Kopsht fëmijësh, 3 deri në 6 vjeç
  • Shkolla fillore, 6 deri në 11 vjeç
  • Shkolla e mesme e ciklit të ulët, 11 deri në 14 vjeç
  • Shkolla e mesme e ciklit të lartë, mbi 14 vjeç

DOKUMENTET PËR REGJISTRIMIN

Për regjistrimin e fëmijëve në shkollë, prindi duhet të plotësojë formularin e dhënë nga sekretaria e shkollës.

Nëse prindi ka dokumentet e mëposhtme, ai mund t’i dorëzojë ato në sekretari:

✔ çertifikata e lindjes

✔ çertifikata e vaksinimit

✔ deklarata e shkollës së ndjekur në vendin e origjinës

Në mungesë të këtij dokumentacioni, prindi vetëdeklaron datën e lindjes së nxënësit, klasën që ndjek fëmija në vendin e origjinës dhe të gjitha informacionet e tjera të kërkuara.

Në momentin e regjistrimit plotësohen formularët për:

✔ zgjedhjen e llojit të shkollës

✔ zgjedhjen nëse preferojnë ose jo mësimin e fesë katolike

Ju mund t’i regjistroni fëmijët tuaj në shkollë në çdo kohë të vitit edhe nëse aktivitetet shkollore kanë filluar tashmë. Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të ndjekin shkollën në Itali edhe nëse nuk respektojnë rregullat e qëndrimit dhe vaksinimit.

Për çerdhen dhe kopshtin, meqenëse nuk është shkollë e detyrueshme, janë të nevojshme vaksinimet profilaktike.

SHKOLLA ITALIANE – ORARET – FREKUENCA

Shkolla zgjat rreth 9 muaj. Fillon rreth mesit të shtatorit dhe përfundon rreth mesit të qershorit. Çerdhet dhe kopshtet janë të hapura deri në fund të qershorit.

Ka dy periudha pushimi për të gjitha shkollat: rreth dy javë për Krishtlindje e rreth një javë për Pashkë (këtë vit nga 14 deri më 19 prill).

Ditët e tjera të pushimeve janë të shpërndara gjatë gjithë vitit shkollor dhe varen nga vendimet e vetë shkollave. Shkolla do t’ju informojë për kalendarin e saj shkollor.

Aktivitetet e shkollës zakonisht zhvillohen paradite, por në disa raste ato vazhdojnë edhe pasdite. Kohët e hyrjes dhe daljes ndryshojnë në varësi të llojit të shkollës, modelit të zgjedhur nga prindi dhe organizimit të brendshëm të  shkollës.

Pyetni shkollën për orarin e parashikuar për frekuentimin e fëmijës suaj. Mungesa e nxënësve duhet të justifikohet gjithmonë nga prindërit ose nga kushdo që zë vendin e tyre.

MËSIMDHËNIA E FESË KATOLIKE APO ZGJEDHJE ALTERNATIVE

Mësimi i fesë katolike parashikohet një ose dy orë në javë, në varësi të nivelit të shkollës.

Në momentin e regjistrimit, prindërit duhet të deklarojnë nëse duan ta

✔ Zgjedhin

✔ Mos e zgjedhin këtë mësim

MENSA DHE TRANSPORTI

Kur aktivitetet mësimore vazhdojnë dhe pasdite, dreka sigurohet brenda shkollave. Prindërit paguajnë tarifa të ndryshme, sipas të ardhurave të familjes, që fëmija i tyre të hajë drekë në mensë.

Është e mundur të kërkohet një dietë e veçantë për arsye shëndetësore ose për arsye fetare.

Për t’u regjistruar për mensën e shkollës (refezione scolastica), në të shumtën e rasteve duhet bërë një kërkesë nëpërmjet shkollës në Komunën ku keni vendbanimin.

* Për çdo pyetje apo problem tjetër kontaktoni sekretarinë e shkollës.

FËMIJA NUK DI ITALISHT

Nëse fëmija juaj nuk e njeh gjuhën italiane, shkolla do të organizojë veprimtari mësimore të gjuhës italiane me gojë dhe me shkrim; projektet do të kryhen individualisht ose në një grup të vogël. Për të arritur këtë qëllim, shkollat ​​do të përdorin mësuesit e tyre dhe të gjitha burimet e territorit në dispozicion.

TAKIMET MIDIS PRINDËRVE DHE MËSUESVE

Mësuesit takohen periodikisht me prindërit për të biseduar me ta për programin e klasës, fëmijët e tyre, vështirësitë dhe përparimin e tyre.

Këto momente takimi janë shumë të rëndësishme sepse shkolla dhe familja mund të bashkëpunojnë edhe për një përfshirje e integrim të mirë në kontekstin e ri.

Secili mësues u tregon prindërve ditën dhe orën që mund t’i takojnë. Prindërit gjithashtu mund të kërkojnë një takim me mësuesit.

VLERËSIMI

Çdo vit shkollor ndahet në semestre tre ose katër mujore. Në fund të tremujorit ose katëremujorit mësuesit kryejnë një vlerësim të rezultateve shkollore të nxënësve dhe përgatisin një “dokument vlerësimi” i cili i dorëzohet familjes.

Vlerësimet shprehen me një gjykim përshkrues në shkollën fillore dhe me nota nga 1 deri në 10 në shkollat ​​e mesme të ciklit të ulët dhe të lartë.

ÇERDHJA DHE KOPSHTI

Në Itali, frekuentimi i fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk është i detyrueshëm. Megjithatë, rekomandohet regjistrimi dhe frekuentimi. Në disa raste këshillohet një frekuentim gradual, me orë të reduktuara në periudhën e parë. Duke qenë se nuk është shkollë e detyrueshme, nuk ka kufizime të veçanta kohore. Është e mundur të filloni me një frekuencë në mëngjes dhe gradualisht të arrini 40 orë në javë. Duke qenë se ky aspekt ndikohet shumë nga karakteristikat e fëmijës, këshillohet që të ndahen me mësuesit modalitetet e përfshirjes në shkollë.

SHKOLLA FILLORE

Në shumë shkolla, prindërit mund të zgjedhin midis orareve të ndryshme dhe organizimit të shkollës:

✔ klasa me “kohë të plotë”: 40 orë në javë (zakonisht nga e hëna në të premte (për shembull nga 8 në 16 – orar në varësi të secilës shkollë), me mundësinë e shërbimit të mensës

✔ klasa me “kohë normale”: 24, 27 ose 30 orë javore. Në këtë rast me një numër të ndryshëm pasditesh në varësi të organizimit të secilës shkollë.

Lëndët e parashikuara janë: Gjuhë Italiane, Matematikë, Shkenca, Histori, Gjeografi, Teknologji dhe informatikë, Anglisht, Art dhe imazh, Shkenca motorike, Edukim muzikor, Feja katolike (ose lëndë alternative)

* Kërkoni nga mësuesit listën e materialeve të nevojshme shkollore.

SHKOLLA E MESME E CIKLIT TË ULËT

Shkolla e mesme e ciklit të ulët ofron 30 orë në javë.Në disa shkolla është e mundur një kohë e zgjatur që mund të përfshijë deri në 36/40 orë në javë me mësim pasdite.

Në shkollën e mesme të  ciklit të ulët , lëndët e parashikuara janë: Italisht, histori, gjeografi; Matematika dhe shkenca; Teknologji; Anglisht; Gjuhë e dytë UE; Arti dhe imazhi; Edukim fizik dhe sport; Muzika, Feja katolike (ose lëndë alternative).

Për studentët e huaj të sapoardhur është e mundur përdorimi i 2 orëve të gjuhës së dytë komunitare për të përforcuar mësimin e gjuhës italiane.

Pas shkollës së mesme të ciklit të ulët, fëmijët duhet të ndjekin të paktën 2 vjet të shkollës së mesme të ciklit të lartë ose kurse profesionale.

* Kërkoni nga mësuesit listën e materialeve të nevojshme shkollore.

SHKOLLA E MESME E CIKLIT TË LARTË

Shkollat ​​e mesme të ciklit të lartë ndahen në institute profesionale, institute teknike dhe shkolla të mesme (Liceo). Brenda këtyre llojeve mund të zgjidhen degë specifike, pra kurse që thellojnë disiplina të caktuara, të lidhura me fushën me interes më të madh për studentin.

Institutet profesionale karakterizohen nga kontakti i ngushtë me botën e punës dhe nga shtigjet që përmirësojnë edhe lëndët e studimit praktik, ndërsa ato teknike dhe liceu janë më të orientuara drejt njohurive teorike, dhe pse teknikët ofrojnë mësim me një qasje specifike laboratorike.

* Kërkoni nga mësuesit listën e materialeve të nevojshme shkollore.

Përveç festave kombëtare, të njëjta për të gjithë, rajonet (le regioni) me vendimet e tyre vendosin çdo vit fillimin dhe përfundimin e aktiviteteve arsimore si dhe ditët e pushimit e festa të tjera.

Kalendarët rajonalë të publikuar :

Categories
aiuti sociali Asilo e immigrazione corsi Evidenza Lavoro Ucraina

ASSOLAVORO: SHËRBIME MBI PUNËN DHE MBËSHTETJE PËR REFUGJATË/E

AssoLavoro, Shoqata Kombëtare e Agjencive të Punësimit, promovon, në bashkëpunim me UNHCR, projektin “Accoglienza&Lavoro” i cili ofron shërbime për punësim dhe mbështetje konkrete për përfituesit e mbrojtjes ndërkombëtare, mbrojtjes së përkohshme dhe mbrojtjes speciale.

Shërbimet e ofruara

Ndër shërbimet për përfshirjen sociale dhe aksesin në punë të garantuar – falas nga Agjencitë e Punësimit për ata që mbërrijnë në Itali, janë:

  • Orientimi dhe trajnimi fillestar. Pa pagesë, takimi i parë informues që synon ndërgjegjësimin për tregun italian të punës dhe punën nëpërmjet  Agjencisë. Gjatë takimit ofrohet një hartë e shërbimeve të ofruara nga Agjencitë për ata që mbërrijnë në Itali.
  • Bilanci i kompetencave. Bilanci i Kompetencave (BdC) është një mjet themelor që lejon të hartohen aftësitë dhe të analizohen karakteristikat personale të atij që merr shërbimin, në mënyrë që të mund të drejtohet në rrugën më të përshtatshme të trajnimit për të (Kurs bazë i gjuhës dhe kulturës italiane ose kurs formimi profesional).
  • Kurse bazë të italishtes. Gjatë kursit, kursantët mund të kërkojnë rimbursim për shpenzimet e ushqimit dhe akomodimit, dhe kanë të drejtë për një pagesë për orë prej 3,50 €/h. Në fund të kursit të trajnimit, paguhet një kompensim una tantum (një herë) prej 1000 €.
  • Kurse formimi profesional. Gjatë kursit, kursantët mund të kërkojnë rimbursim për shpenzimet e ushqimit dhe akomodimit, dhe kanë të drejtë për një pagesë për orë prej 3,50 €/h. Në fund të kursit të trajnimit, paguhet një kompensim una tantum (një herë) prej 1000 € (nëse nuk është marrë tashmë në përfundim të kursit bazë të gjuhës dhe kulturës italiane)

Të drejtat për ata që ndjekin një kurs

Përfituesit e mbrojtjes ndërkombëtare, mbrojtjes së përkohshme dhe mbrojtjes speciale që marrin pjesë në një kurs formimi bazë ose profesional, ose që janë të punësuar në një Agjenci Punësimi, kanë të drejtë për disa kontribute të rëndësishme. Në detaj:

  • Kontribut për çerdhe. Kontribut mujor për çerdhe, maksimumi 150€ deri në moshën trevjeçare të fëmijës dhe deri në përfundimin e frekuentimit të çerdhes në periudhën e referencës.
  • Mbështetje për arsimimin. Këtu janë disa kontribute për të mbështetur shpenzimet e bëra për arsimimin:

 

  1. Kontribut për blerjen e materialit edukativ dhe librave për fëmijët (200€)
  2. Kontribut për blerjen e librave ose materialeve të tjera mësimore për studentët që ndjekin kurset e mbrëmjes (200€)
  3. Kontribut për shpenzimet e bëra për pagesën e taksës së universitetit (200€)
  4. Kontribut për blerjen e librave ose materialeve të tjera didaktike për studentët e nivelit të parë dhe të tretë të praktikës (200€)
  • Rimbursim për blerjen e sendeve elementare për foshnjat. Kontribut për shpenzimet e bëra për blerjen e sendeve të nevojshme për kujdesin e fëmijës suaj deri në moshën trevjeçare, maksimumi 800 €. Kërkesa mund të bëhet për çdo fëmijë.
  • Rimbursim i ndihmës psikologjike. Kontribut për shpenzimet psikologjike të bëra për veten ose për anëtarët e familjes deri në maksimum 200 € për klient.

Për informacione më të detajuara: Projekti “Accoglienza&Lavoro



Categories
Asilo e immigrazione Before you go

FAQ – Të qëndrosh në Itali

Është një dokument i lëshuar nga autoritetet italiane që i jep të huajit të drejtën e qëndrimit në territorin e shtetit. Mund të jetë me kohëzgjatje të ndryshueshme.

 

 

Leja e qëndrimit duhet të kërkohet brenda tetë ditë pune nga hyrja në territorin italian. Vonesa justifikohet vetëm për arsye të një force madhore. Leja e qëndrimit nuk duhet të kërkohet në rastet e hyrjes dhe qëndrimit në Itali për vizita, biznes, turizëm dhe studime që zgjasin jo më shumë se tre muaj për të cilat mjafton deklarata e pranisë.




Nëse shtetasi i huaj hyn në Itali për arsye pune ose bashkimi familjar dhe kërkon lëshimin e parë të lejes së qëndrimit, ai duhet të drejtohet tek Sportello Unico Immigrazione (SUI) i Prefekturës kompetente (këtu harta), përsëri brenda tetë ditëve nga hyrja. Kërkesa për takim mund të bëhet përmes postës elektronike të certifikuar (PEC), duke bashkangjitur një kopje të vizës dhe vulën e hyrjes. Në vijim do vijë thirrja e personit të huaj në SUI për:

  • të dorëzuar dokumentacionin origjinal të kërkuar;
  • të tërhequr kitin e duhur postar;
  • për qytetarët nga 16 deri në 65 vjeç, nënshkruar një marrëveshje integrimi (lexoni Faq (pyetjet) specifike)

Nëse kërkoni lëshimin e llojeve të tjera të lejes së qëndrimit për:

  • në pritje të punësimit; në pritje të rimarrjes së shtetësisë; mbrojtje ndërkombëtare; konvertim të lejes së qëndrimit; familje; vetëpunësim; punë vartëse; punë raste të veçanta; punë vartëse-sezonale; mision; arsye fetare; vendbanimi me zgjedhje; status apolidie (rinovim); studim (leje afatgjatë); praktikë e trajnimit profesional; karton blu i BE-së; përditësim i lejes së qëndrimit (për
    • arsye adrese, pasaporte, statusi martesor, futja e fëmijëve në leje)

    duhet të paraqitet nga personi në fjalë në zyrat postare të autorizuara, duke përdorur kitin postar specifik që është i disponueshëm në të gjitha zyrat postare, Patronate dhe Komunat e abilituara.

    Kërkesa për lëshim duhet të paraqitet drejtpërdrejt në Kuesturë në rastet e lejes se qëndrimit për arsye si:

    • kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare; mbrojtje plotësuese; lëshim i parë i lejes për mbrojtje ndërkombëtare; kujdes mjekësor; gara sportive; drejtësia; integrim minoreni; ftesë; moshë minore; familjarë (në rastin e një leje të lëshuar për një të huaj të pa dëbueshëm, ex art. 19 T.U); humanitare; statusi i pashtetësisë; pushime-punë, dhe në çdo rast tjetër që nuk përmendet shprehimisht.


Në përgjithësi, është e nevojshme të paraqisni dokumentet e identifikimit (p.sh. pasaportën) dhe dokumentet specifike që kërkohen nga lloji i lejes së qëndrimit të kërkuar. Për më shumë informacion, këshillohet ti drejtoheni një zyre postare të autorizuar, Kuesturës, një patronati ose një Komune të autorizuar.

Kuestura ju mban një kopje të të gjitha dokumenteve. Një kopje tjetër do tu dorëzohet si faturë (ricevutë).

Kujdes: në momentin e paraqitjes së praktikës në postë, i huaji do të marrë një njoftim thirrjeje ku do të shënohet dita në të cilën duhet të paraqitet në Kuesturë i paisur me fotografi dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve fotodaktiloskopike (gjurmë gishtash). 




Dokumentet që duhen paraqitur janë:

  • pullë takse prej 16 euro (marca da bollo);
  • pagesa, me anë të fletëpagesës përkatëse (PSE), kuponi e të cilës duhet t’i bashkëngjitet aplikimit, 30,46 € për lëshimin e lejes së qëndrimit në format elektronik;
  • pagesë nëpërmjet fletëpagesës të disponueshme në zyrat postare, një kontribut nga 40 deri në 100 euro në bazë të llojit dhe kohëzgjatjes së lejes së kërkuar.

Kujdes: përjashtohen nga pagesa e kontributit:

  • fëmijët nën moshën 18 vjeç;
  • fëmijët nën moshë edhe të bashkëshortit ose të lindur jashtë martese;
  • ata që kanë leje qëndrimi për trajtim mjekësor;
  • shtetasit e huaj që kërkojnë lëshimin ose rinovimin e lejes për kërkesë dhe dhënie të mbrojtjes ndërkombëtare;
  • aplikantët për konvertimin e një leje qëndrimi të vlefshme;
  • aplikantët për përditësimin e lejes së qëndrimit;
  • familjarët e shtetasve të BE-së që banojnë në vend në bazë të Dekretit Legjislativ 30/2007.

Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit të lëshuar është e barabartë me atë të vizës së hyrjes, nëse është e parashikuar, dhe në çdo rast për:

 

punë vartëse me kontratë të përhershme

maksimumi 2 vjet;

punë vartëse me kontratë me afat të caktuar

e barabartë me kohëzgjatjen e marrëdhënies ose maksimumi 1 vit;

vetëpunësim

maksimumi 2 vjet

punë sezonale

maksimumi 9 muaj (pavarësisht nga sektori i punës);

në pritje të punësimit

të paktën 1 vit, ose për gjithë kohëzgjatjen e shërbimit të mbështetjes së të ardhurave që mund të marrë punonjësi i huaj, nëse është më i lartë (Ligji 92/2012);

studim dhe trajnim

1 vit i rinovueshëm;

familjarët

si për familjarin me me leje qëndrimi dhe titullar i së drejtës per bashkim, ose për maksimumi 2 vjet;

kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare

6 muaj, i rinovueshëm çdo 6 muaj deri në përfundimin e procedurës;

mbrojtja ndërkombëtare (statusi dhe mbrojtja plotësuese)

5 vite

mbrojtje të veçantë

2 vjet

raste të veçanta

6 muaj dhe i rinovueshëm për 1 vit ose më shumë;

leje për shkak të fatkeqësive natyrore

6 muaj

leje për akte me vlerë të veçantë civile

2 vjet

Vullnetarizëm

zakonisht 1 vit ose maksimumi 18 muaj

kërkimin shkencor

e barabartë me atë të programit kërkimor (Dekreti Legjislativ 17/2008)



lavoro subordinato con contratto a tempo indeterminato

massimo 2 anni;

lavoro subordinato con contratto a tempo determinato

pari alla durata del rapporto o al massimo 1 anno;

lavoro autonomo

massimo 2 anni

lavoro stagionale

massimo 9 mesi (a prescindere dal settore lavorativo);

attesa occupazione

almeno 1 anno, ovvero per tutto il periodo di durata della prestazione di sostegno al reddito eventualmente percepita dal lavoratore straniero, qualora superiore (L. 92/2012);

studio e formazione

1 anno rinnovabile;

familiari

come per il familiare titolare del diritto al ricongiungimento, o al massimo 2 anni;

richiesta protezione internazionale

6 mesi, rinnovabili di 6 mesi in 6 mesi fino al completamento della procedura;

protezione internazionale (status e sussidiaria)

5 anni

protezione speciale

2 anni

casi speciali

6 mesi e rinnovabile per 1 anno o più a lungo;

permesso per calamità

6 mesi

permesso per atti di particolare valore civile

2 anni

volontariato

di norma 1 anno o al massimo 18 mesi

ricerca scientifica

pari a quella del programma di ricerca (D. Lgs. 17/2008)

Rinovimi i lejes së qëndrimit duhet të kërkohet (nëpërmjet zyrave postare ose Kuesturës, në varësi të arsyeve të rinovimit) të paktën 60 ditë përpara datës së skadencës. Ky afat është thjesht tregues dhe në rast mosrespektimi nuk ka asnjë sanksion të menjëhershëm. Nga ana tjetër, i huaji me leje qëndrimi që ka skaduar për më shumë se 60 ditë pa kërkuar rinovimin e saj konsiderohet i paligjshëm.




Në rast të kërkesës për lëshimin ose rinovimin e lejes së qëndrimit, personi mund të mbështetet në legjitimitetin e plotë të qëndrimit dhe të aktivitetit të punës me kushtin që:

  • kërkesa është dorëzuar para skadimit të lejes, ose brenda gjashtëdhjetë ditëve nga skadimi;
  • të jetë lëshuar nga zyra kompetente kuponi (ricevuta) që vërteton paraqitjen e kërkesës për lëshimin ose rinovimin e lejes.

Në këtë fazë është e mundur, pra, regjistrimi në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, rinovimi i kartës së identitetit të skaduar, ndryshimi i vendbanimit, përfitimi i sigurimeve shoqërore, marrja e lejes së drejtimit etj.




Leja e qëndrimit nuk mund të rinovohet ose zgjatet nëse qëndrimi në Itali është ndërprerë, duke qëndruar jashtë vendit, për një periudhë të vazhdueshme më shumë se 6 muaj ose më shumë se gjysma e periudhës së vlefshmërisë së lejes së qëndrimit, përveç rasteve kur ka arsye serioze (shërbimi ushtarak dhe të ngjashme). Rinovimi i lejes së qëndrimit refuzohet edhe në mungesë të kushteve të përcaktuara me ligj për lëshimin e saj.

 




studimi, praktike ose trajnimi

Para skadimit të saj në një leje qëndrimi për arsye pune brenda kuotave të përcaktuara me dekretin e flukseve. Nëse nuk konvertohet, mund të përdoret ende për të punuar brenda kufijve prej 20 orësh në javë.

punë sezonale

Para skadimit të saj në një leje qëndrimi për arsye pune brenda kuotave të përcaktuara me dekretin e flukseve.

mosha minore (neni 32, paragrafi 1-bis)

mbrojtja sociale (tani referuar si raste të veçanta, nenet 18 dhe 22, 12 kuater)

viktima të dhunës në familje (tani quhen raste të veçanta) (Neni 18-bis)

Leje qëndrimi BE afatgjata të lëshuara nga një shtet tjetër anëtar i Bashkimit Evropian (neni 9-bis)

mbrojtje të veçantë (referuar në nenin 32, paragrafi 3, i dekretit legjislativ nr.25, datë 28.01.2008)

për fatkeqësitë natyrore (referuar në nenin 20-bis)

me vendbanim të zgjedhur (referuar në nenin 11, pika 1, germa c-quater), të dekretit të Presidentit të Republikës, datë 31 gusht 1999, nr. 394)

për fitimin e shtetësisë ose statusit të apolidisë (pashtetësisë)

për aktivitete sportive

për punë artistike

për arsye fetare

për ndihmë ndaj minorenëve

për trajtim mjekësor

Kujdes: Lejet e qëndrimit të lëshuara në pritje të njohjes së mbrojtjes ndërkombëtare ju lejojnë të punoni dy muaj pas paraqitjes së kërkesës, por nuk mund të konvertohen në një leje tjetër qëndrimi.

Mbajtësit e lejes së qëndrimit mund të:

  • regjistrohen në Qendrat e Punësimit dhe të kenë kartën profesionale;
  • regjistrohen në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar;
  • regjistrohen në INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore);
  • regjistrohen në INAIL (Instituti Kombëtar për Aksidentet në Punë);
  • të kërkojnë regjistrim në komunën e vendbanimit;
  • bashkohen dhe/ose promovojnë një shoqatë;
  • anëtarësohen në sindikatë;
  • kenë qasje në arsim dhe trajnim.




Ata janë të detyruar të tregojnë lejen e qëndrimit së bashku me pasaportën ose dokumentin tjetër të identitetit në rastet e mëposhtme:

  • punonjësve të administratës publike, nëse kanë nevojë për licenca, autorizime, regjistrime etj.
  • me kërkesë të oficerëve dhe agjentëve të sigurisë publike; Nëse refuzoni të tregoni dokumentet tuaja, mund të dënoheni me burgim deri në 1 vit dhe me gjobë deri në 2000 €. Autoriteti i sigurisë publike, kur ka një arsye të vlefshme, mund të kërkojë edhe informacione dhe prova për të ardhurat (nga puna ose nga burime të tjera të ligjshme), të mjaftueshme për të mbështetur shtetasin e huaj dhe anëtarët e familjes së tij që jetojnë në Itali.
  • Ata kanë gjithashtu detyrimin ti komunikojnë Kuestorit kompetent për territorin çdo ndryshim në vendbanimin e tyre të zakonshëm brenda pesëmbëdhjetë ditëve në vijim. Ky komunikim mund të realizohet edhe me anë të deklaratës së pritjes dhe/ose dhënies me qera të objektit në rastet dhe mënyrat e parashikuara në ligj.

Jo: leja e qëndrimit mbetet e vlefshme deri në skadimin e saj dhe në çdo rast, me përjashtim të punonjësit sezonal, për një periudhë totale jo më pak se 1 vit. Nëse nuk gjendet një kontratë e re pune para skadimit të lejes së qëndrimit, mund të aplikohet për leje qëndrimi në pritje të punësimit.

 

 

Ju kryeni një krim të dënueshëm me gjobë nga 5,000 deri në 10,000 euro




Marrëveshja e integrimit është një dokument që shtetasi i huaj duhet të nënshkruajë dhe me të cilin ai angazhohet ndaj shtetit italian për arritjen e objektivave specifikë integrues, nëpërmjet përfundimit të një rruge gjuhësore, qytetare dhe sociale, që do të arrihen gjatë periudhës së vlefshmërisë së leje qëndrimi.

Pas nënshkrimit, të huajit i caktohen 16 kredite, të cilat mund të rriten nëpërmjet përvetësimit të njohurive të caktuara (niveli i gjuhës italiane A2, parime themelore të Kushtetutës, jeta civile në Itali) ose kryerjes së veprimtarive. Kreditë ulen në rast të kryerjes së kundërvajtjeve penale, administrative dhe tatimore.

Marrëveshja parashikon që brenda dy viteve i huaji të arrijë kuotën e 30 krediteve për të qëndruar në territorin kombëtar.




Burimi: Portale Integrazione Migranti  (Ministria e Punës dhe Politikave Sociale; Ministria e Brendshme; Ministria e Arsimit).




Leggi anche: