Të rejat mbi lejet e qëndrimit të konvertueshme në leje pune

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on telegram

Më 20 dhjetor 2020, ka hyrë në fuqi ligji nr. 173 i cili ka sjellë të reja të  rëndësishme në fushën e IMIGRACIONIT.

TË REJAT

LISTA E LEJEVE TË QËNDRIMIT, TË CILAT MUND TË KONVERTOHEN NË LEJE QËNDRIMI PËR ARSYE PUNE 

Paragrafi 1 bis i art. 6 i T.U. immigrazione: rriten llojet e lejeve të qëndrimit, të cilat mund të konvertohen në leje për arsye pune, nëse plotësohen kushtet e vendosura.

Përveç lejes së qëndrimit për motiv studimi, gjithashtu mund të konvertohen në leje pune edhe:

lejet e qëndrimit për mbrojtje të veçantë (përveç se në rastin kur aplikantit i mohohet mbrojtja ndërkombëtare, nëse ka kryer krime të rënda të përmendura në nenin 10 paragrafi 2 të dekretit legjislativ nr. 251/2007, ose përbën rrezik për sigurinë kombëtare në përputhje me nenin 12 të dekretit legjislativ 251/2007 e rastet në nenin 16 të dekretit legjislativ 251/2007),

  • lejet e qëndrimit për katastrofa;
  • lejet e qëndrimit për  zgjedhje vendbanimi;
  • lejet e qëndrimit për marrje të  shtetësisë ose  marrje të  statusit të apolidisë (joshtetësisë);
  • lejet e qëndrimit për veprimtari sportive;
  • lejet e qëndrimit për veprimtari artistike;
  • lejet e qëndrimit për arsye fetare;
  • lejet e qëndrimit për asistencë për të mitur;
  • lejet e qëndrimit për trajtim mjekësor.
  •  
PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com